Author: tirana

Dmitry Medvedev reagoi ashpër për deklaratat e një zyrtari të NATO-s, Styan Jensen, se dhënia me koncesion e territoreve të Ukrainës Rusisë do të ishte një “zgjidhje e mundshme” për përfundimin e luftës dhe anëtarësimin në NATO. Medvedev tha se nëse Ukraina pranon të heqë dorë nga territori i saj për t’u bashkuar me NATO-n, atëherë do të duhet të heqë dorë dhe nga Kievi. “Epo, atëherë ata duhet ta zhvendosin kryeqytetin në Lviv. Nëse, sigurisht, polakët janë dakord”, shtoi ai. Kujtojmë se Lviv është qyteti më i madh në Ukrainën perëndimore dhe është disa kilometra larg Polonisë fqinje. Ukraina…

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit: 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale; 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijës së tyre të mitur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre.…

Read More

Giorgia Meloni i bashkohet radhës së “500 mijë italianëve”, të cilët sipas kryeministrit shqiptar Edi Rama, këtë vit kanë zgjedhur të kalojnë Adriatikun dhe të kalojnë disa ditë në brigjet mes Vlorës, Durrësit dhe Sarandës. Në fakt, kryeministrja u largua nga ferma Ceglie Messapica (Brindisi) me vajzën e saj Ginevra dhe partnerin Andrea Giambruno ku ndodhej prej disa ditësh dhe në orët e para të pasdites u nis me një traget linje për në Shqipëri. “Një vizitë private”, shpjegon Palazzo Chigi, gjatë së cilës Meloni do të jetë megjithatë mysafire e vetë Ramës në rezidencën e tij verore. Prandaj, është…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon që të akuzojë Erion Veliajn, duke thënë se pronari kryesor i djegësit të Tiranës është pikërisht kryebashkiaku. Për të Veliaj qëllimisht e kaloi me firmën e tij miratimin e kontratës për djegësin e Tiranës për shkak se nuk kishte ⅗ e votave të nevojshme në Këshillin Bashkiak. “Veliaj nuk është myshteri i djegësit të Tiranës, por është pronari dhe hajduti kryesor në këtë vjedhje. Veliaj tha që përgjegjësi të mbajë ai që ka bërë gabimet. Aktet dhe firmat, nuk janë gabime por krime të rënda penale dhe mbajnë firmën e Veliajt. Rezulton se kontrata e djegësit…

Read More

Këtë të mërkurë ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka inspektuar punën e Policisë kufitarë në pikën e kalimit kufitarë të Qafë-Botës. Balla gjatë inspektimit është ndalur të bisedojë edhe me turistë nga Ukraina dhe Çekia, të cilët po vinin drejt Shqipërisë të për të kaluar pushimet e tyre. Ministri gjatë inspektimit nuk bashkëbisedoj vetëm me punonjës të policisë shqiptare, por dhe shkëmbeu disa fjalë edhe me punonjës të policisë kufitare të Greqisë, ku i bëri thirrje që kalimi në kufi të bëhet me ritëm të shpejtë për të mënjanuar rradhët e gjata.

Read More

“Në ditët në vijim avokatët e tij do të dorëzojnë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion Shqiptar (SPAK) një kërkesë të re për lirimin e kryebashkiakut të mërguar të Himarës Fredi Beleri, duke kërkuar që ai të lirohet me kushte shtrënguese Deri kohët e fundit, autoritetet shqiptare refuzonin kërkesat e lidhura me të me pretendimin se ‘hetimi është në vazhdim’ dhe nëse Beleri kthehej në Himarë ‘elementë të rëndësishëm të çështjes mund të ndryshoheshin””. Media greke “Protothema” në një artikull për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri i cili ndodhet pas hekurave dhe është kthyer në çështje mes Athinës e…

Read More

Qarku i Fierit si një nyjë lidhëse e autostradave dhe akseve kryesore nacionale që të çojnë në bregdetin e jugut të vendit, këto ditë gushti po përballet me një fluks të shtuar të mjeteve, si në rrugët e qytetit ashtu edhe ato jashtë tij. Për të disiplinuar këtë fluks sektori i policisë së qarkullimit rrugor në Fier po punon edhe me orare te zgjatura, veçanërisht në akset që kanë më shumë fluks automjetesh. Por vetëm angazhimi dhe prezenca e policisë nuk mjafton në shmangien e aksidenteve, të cilat nuk kanë munguar dhe ku duhet një kujdes i shtuar edhe nga…

Read More

Pajtim Bekteshi përfundoi në prangat e Policisë së Elbasanit, pasi ka tentuar që t’i vjedhë me dhunë varsen nga qafa një të reje e cila po vizitonte kishën në lagjen ‘Kala’. 26-vjeçari ka ndjekur për disa minuta vajzën dhe më pas ka tentuar t’i marrë me dhunë varësen e floririt që ajo mbante në qafë, për pasojë i ka shkaktuar dëmtime fizike. Varësja e floririt u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Pajtim Bekteshi banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të…

Read More

Një defekt në sistemin elektronik i Bankës së Irlandës, ka shkaktuar mbrëmjen e djeshme incidente pranë një ATM-ve në mbarë vendin, pasi mijëra klientë u vendosën në radhë nëpër ATM, duke u përpjekur të përfitonin. Klientët zbuluan se mund të tërhiqnin para nga ATM-të edhe nëse llogaritë e tyre ishin bosh. Në disa raste, defekti me aplikacionin online i lejoi njerëzit që nuk kishin para në llogarinë e tyre të transferonin deri në 1000 € në llogaritë e tyre në Revolut. Më pas ata mund t’i tërhiqnin paratë përmes çdo ATM-je. Histeria u bë kolektive dhe qindra vetë arritën të…

Read More

Në fund, Giorgia Meloni vendosi ta kalonte mesin e gushtit me familjen e saj në Shqipëri. Nisja surprizë, me të afërmit më të ngushtë, në një traget të kompanisë greke A-Ships. Gjashtë orë e gjysmë lundrim nga Brindizi në Vlorë, së bashku me një mijë pasagjerë të tjerë. Duke lënë pas, të paktën për disa ditë, qetësinë e Valle d’Itria dhe synimin për izolim “pas tre vjetësh në të cilët nuk e hoqa kurrë prizën”. Kryeministrja që dëshiron privatësi i nënshtrohet një rrugëtimi të mbushur me njerëz nëpër Adriatik, për t’iu përgjigjur ftesës së kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili…

Read More

Rreth 10 mijë civilë janë konfirmuar të vrarë në Ukrainë që prej nisjes së luftës së Rusisë, në shkurt të 2022-shit. Kështu pretendon organizata e kombeve të bashkuara në një raport të ri për luftën. Siç bëri të ditur komisioneri i lartë për drejtat e njeriut, Volker Turk janë regjistruar 9444 raste të vdekjes së civilëve në Ukrainë. E megjithatë shifra reale besohet të jetë shumë më e lartë sepse ka shumë rajone për të cilat mungojnë të dhënat. Kjo vlen sidomos për qytetet si Mariupol, Lisishank e Severodonjtsks, të cilat pas bombardimeve të vazhdueshme dhe luftimeve të ashpra janë…

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku kërkon që partia e saj të dalë me një kandidatë në zgjedhjet e parakohshme në Kukës, dhe jo që çdo grup në PD të dalë me një kandidat. Për të oferta e një kandidati të përbashkët, është më e mirë sesa disa oferta nga një opozitë me copa. “Gabimet e së shkuarës duhet të na bëjnë të mësojmë! Degradimi i qeverisjes lokale sidomos asaj në Kukës është një mundësi reale për një kandidat që përfaqëson më së miri vlerat e së djathtës”,-shkruan Tabaku. Postimi i plotë Partia Demokratike Dega Kukës është treguar largëpamëse edhe përbashkuese…

Read More