Author: tirana

Banka e Irlandës ka kërkuar falje pasi rregulloi një problem teknik, që i lejonte klientët e saj të tërhiqnin ose të transferonin më shumë para sesa kishin në llogarinë e tyre. Problemi teknik shkaktoi radhë jashtë bankomateve gjatë gjithë ditës dhe gjatë natës së djeshme, pasi u përhapën thashethemet se ATM-të e Bankës së Irlandës po jepnin para falas dhe u kërkua ndërhyrja e policisë. Mediat irlandeze raportojnë sot se klientët pa para në llogarinë e tyre, mund të tërhiqnin deri në 1000 euro. A malfunction at a Bank of #Ireland ATM 🇮🇪 led to a large queue as customers…

Read More

Leonardo Bonucci po kalon një moment mjaft të vështirë pasi është përjashtuar nga skuadra e parë e Juventusit. Prej disa ditësh mbrojtësi italian po stërvitet individualisht ndërsa klubi italian i ka kërkuar të largohet edhe pse ai ka edhe një vit kontratë. Për këtë cështje ka reaguar edhe sindikata e futbollistëve në Itali. Presidenti i Sindikatës, Umberto Kalkanjo ka akuzuar Juventusin se po i shkakton dëme të mëdha Bonuccit. “Për Bonuccin është dëm i rëndë, po humbet shumë mundësi të mëdha madje edhe bluzën. Situata që po përjeton Bonucci është paradoksale, ai është jashtë skuadrës, vuan sjellje të paligjshme dhe…

Read More

Gjykatat në Britaninë e Madhe kanë ngritur akuza për spiunazh në favor të Moskës, ndaj 3 shtetasve bullgarë. Orlin Rusev, Bizer Xhambazov dhe Katrin Ivanova janë arrestuar që në Shkurt dhe prej atëherë janë mbajtur në paraburgim. Edhe pse nuk jepen detaje specifike për raste spiunazhi, për të cilat ata akuzohen, 3 bullgarët të moshave nga 31 në 45 vjeç akuzohen për përdorim të dokumenteve të falsifikuara për qëllime të jashtëligjshme. Siç shkruajnë mediat britanike, gjatë kontrolleve në shtëpitë e tyre u gjetën dokumente identifikimi të shteteve të ndryshme, përveçse britanike e bullgare, edhe franceze, italiane, spanjolle, kroate, sllovene, greke…

Read More

Një 36-vjeçar në Denver të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vrarë nga policia gjatë një incidenti. Sipas policisë, viktima i identifikuar si Brandon Cole mbante në dorë një stilolaps dhe tentoi të sulmonte oficeren e policisë. Por agjentët kanë deklaruar se fillimisht ata besonin se viktima po mbante në dorë një thikë. Më pas u zbulua se ishte vetëm një stilolaps. Shefi i Policisë së Denverit deklaroi zyrtarisht se oficerja gabimisht besoi se 36-vjeçari ishte i armatosur me thikë. Graphic ‼️ Denver officer fatally shoots man, Brandon Cole, feared to have knife as young child stands right behind him.…

Read More

Banka e Shtetit Shqiptar u autorizua të hiqte gradualisht nga qarkullimi monedhat dhe kartëmonedhat e viteve 1947, 1949 dhe 1957, dhe të vinte në qarkullim monedhën e re Lek, në kartëmonedhat me prerje prej 100, 50, 25, 10, 5, 3 dhe 1 lek dhe monedhat metalike prej 1 lek, 50, 20, 10 dhe 5 qindarka të vitit 1964. Kartëmonedhat me të njëjtat pamje u rishtypën edhe në vitin 1976, duke ndryshuar vetëm vitin e emetimit. Nga 16 gushti 1965, çmimet e mallrave dhe të shërbimeve, pagat e punës, pensionet, bursat, tatimet e taksat dhe çdo veprim tjetër financiar midis ndërmarrjeve,…

Read More

Mbrëmjen e djeshme ishulli spanjoll Tenerife u përfshi nga një zjarr masiv, duke bërë që autoritet spanjolle të urdhëronin evakuimin e 5 fshatrave. Fshatrat Arrate, Chivisaya, Media Montaña, Ajafoña dhe Las Lagunetas janë evakuuar dhe autoritetet lokale thanë se do të merren masa të mëtejshme gjatë ditës. Zjarri pushtoi një zonë të pyllëzuar në kanione të pjerrëta në veri-lindje të Tenerife, duke vështirësuar punën e zjarrfikësve, raporton Reuters. “Zjarri është i fuqishëm dhe është në një zonë të komplikuar. Përpjekjet janë të përqendruara në parandalimin e përhapjes së zjarrit, kryesisht në zonat e banuara afër bregdetit”, tha presidenti rajonal i…

Read More

Në minutën e 75-të Silvio Berlusconi del në fushë. Luhet ndeshja mes Virtus Castelfranco dhe Conticella-n. Nuk është shaka, por realiteti i pabesueshëm që vjen direkt nga Modena. Në mes të ndeshjes mes skuadrave trajneri vendos të hedhë në fushë një lojtar të ri për të përforcuar mesfushën, një 17 vjeçar me emrin Silvio Berlusconi. Ndodhi në Bolonjë, pak ditë më parë, kur emri 17-vjeçarit që debutoi në Virtus Castelfranco, një skuadër nga provinca e Modenës habiti gjithë tifozët në stadium. Lajmi se Silvio Berlusconi u shfaq në një ndeshje futbolli ka bërë tashmë xhiron e Italisë. Më fakt i…

Read More

Një automjet është përfshirë nga flakët tek Unaza e Re në Astir mesditën e sotme. Mësohet se si pasojë e incidentit është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve duke krijuar trafik, ndërkohë që re të zeza tymi kanë mbuluar zonën. Ende nuk dihen shkaqet e që kanë çuar në shpërthimin e flakëve.

Read More

Ekspozimi afatgjatë ndaj dyoksidit të azotit (NO2) mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së disa lloje kancerësh tek njerëzit. Sipas ekspertëve, rrezik nuk është veç zhvillimi i kancerit të mushkërive por edhe një sërë kancere të tjera si kanceri i zorrës së trashë dhe prostatës. Ndërsa ndotja e ajrit është njohur si një faktor kryesor rreziku për kancerin e mushkërive dhe ka treguar një lidhje me rrezikun e kancerit të gjirit, marrëdhënia e tij me forma të tjera si kanceri i prostatës, zorrës së trashë dhe endometrial nuk është studiuar në mënyrë adekuate . “Gjetjet tona zbulojnë besueshmërinë biologjike të…

Read More

Euro po fiton terren në kursin e këmbimit me Lekun gjatë kësaj jave dhe është kthyer sipër nivelit të 105 lekëve për herë të parë që nga fundi i muajit korrik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të mërkurën me 105.09 lekë, në rritje me 1.26 lekë që nga fundi i javës së kaluar. Forcimi i Euros ka shtyrë në rritje edhe kursin e valutave të tjera. Dollari Amerikan u këmbye sot me 96.2 lekë, në rritje me 1.65 lekë që nga fundi i javës së kaluar. Paundi Britanik u këmbye me 122.72…

Read More