Author: tirana

Eksportet kanë vijuar rënien për të pestin muaj radhazi edhe në korrik, ndonëse ritmet e rënies janë ngadalësuar ndjeshëm në krahasim me muajt e mëparshëm, si rrjedhojë e rritjes së fortë të grupit “minerale, lëndë djegëse, energji”. Tekstilet e këpucët si dhe materialet e ndërtimit e metalet kanë ndikuar në këtë rënie në korrik, ndërsa me nivele më të ulëta janë tkurrur makineritë e pajisjet. Grupi i ushqimeve, pijeve e duhanit vijon të ketë rritje të qëndrueshme. Sipas INSTAT, Në Korrik 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 38 mld lekë, duke u ulur me -4,0 %, në krahasim me të…

Read More

Muzeu Britanik në Lodër e ka larguar nga puna një pjesëtar të stafit dhe policia është duke kryer hetime pas raportimeve se disa artefakte janë “zhdukur, vjedhur apo dëmtuar”. Aty përfshihen bizhuteri, gjësende të arit dhe gurë të madhësive e formave të ndryshme. Muzeu ka thënë se shumica e këtyre artefakteve janë ruajtur në një depo. Drejtori i Muzeut Britanik, Hartwig Fischer, ka thënë se muzeu do të bëjë përpjekje për rregullim dhe gjetjeve të artefakteve. “Ky është një incident tejet i pazakonshëm. E di që flas për të gjithë kolegët kur them se ne e trajtojmë me shume seriozitet…

Read More

Këngëtari shqiptar Skerdi Ago ka publikuar ditën e sotme një foto nga spitali. Ai ka ndarë edhe një mesazh për ndjekësit e tij, që të mos ankohen nëse nuk kanë diçka të momentit që e dëshirojnë, sepse ka gjëra më të rëndësishme për të cilat duhet shqetësuar. “Mos u ankoni nëse nuk keni diçka që spo e shijoni për momentin ose spo ju plotësohet se jeta ka gjëra më me rëndësi për t’u shqetësuar… Mos ikni mbas kërkesave luksoze të kësaj jete sepse Zoti të sprovon në një mënyrë që s’të duhet më asgjë po thjesht shëndeti i mirë”, ka…

Read More

Ish-agjenti i kundërzbulimit në Byronë Federale të Hetimeve (FBI) Charles McGonigal, është deklaruar fajtor në akuzat e lidhura me punën e tij oligarkun rus Oleg Deripaska. Ai e ka ndryshuar deklaratën pas pajtueshmërisë së arritur me prokurorët federalë që ta pranojë fajësinë, në këmbim të zvogëlimit të akuzave ndaj McGonigal për shkelje të sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë, kur ka punuar për miliarderin rus. Ky rast e ka shokuar FBI-në, ku McGonigal i ka hetuar operacionet ruse për shumë vjet. McGonigal, 55-vjeçar, fillimisht është akuzuar nga një juri e madhe për pastrim parash dhe shkelje të sanksioneve amerikane. Prokurorët kanë…

Read More

Luigi Soreca kthehet si ambassador i Bashkimit Evropian në Tiranë. Soreca rikthehet  pas largimit të gjermanes Christine Hohman, cila doli nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar, për t’u bërë ambasadore në Irak, raporton ABC. Kujtojmë që Soreca ka qenë në këtë detyrë edhe gjatë viteve 2018-2022, ndërsa prej datës 1 shtator ai do të ridrejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë.

Read More

Çështja e kryebashkiakut të zgjedhur në bashkinë Himarë, Fredi Beleri është kthyer sërish në kryefjalën e diskutimeve jo vetëm në vendin tonë por edhe në Greqi. Prania e shtetit fqinj në vendin tonë në protesta e thirrje për krisje të marrëdhënieve diplomatike nëse nuk lirohet Fredi Beleri ka hapur një diskurus të madh të reagimeve në tryezat e diskutimeve. Në këtë vazhdë ishte edhe diskutimi i avokatit të njohur, Idajet Beqiri së bashku me demokratin Saimir Korreshi të ftuar me gazetarin e Report Tv Emiliano Islami. Sipas Beqirit, zgjedhja e më pas mbrojtja e dyshes Berisha-Meta të Fredi Belerit është…

Read More

Një banesë në lagjen “30 Vjetori” në Berat është përfshirë nga flakët. Zjarrfikësit janë njoftuar nga banorë të pallatit, menjëherë pas ndërhyrjes është bërë e mundur edhe fikja e zjarrit. Si pasojë e flakëve ka pasur dëme vetëm në kuzhinën e banesës. Mësohet se një prej familjareve kishte harruar një tenxhere më qumësht në zjarr dhe ishte larguar.

Read More

Mediat e huaja e kanë renditur Shqipërinë si një nga vendet që duhet vizituar këtë verë. Që nga “Daily Mail” te “CNN”, nuk ndalet në mediat e huaja jehona e Shqipërisë turistike dhe suksesit të jashtëzakonshëm. Së fundmi ka qenë media britanike “Financial Times” e cila ka publikuar një plazh të Shqipërisë që e quan “Një Itali e vogël”, duke shkruar: Një nga vendet më të varfra të Evropës, Shqipëria ka luftuar për dekada për të hequr reputacionin e korrupsionit dhe krimit të organizuar që ka shtyrë qindra mijëra shqiptarë të emigrojnë. Por tani po gëzon një ringjallje ekonomike pjesërisht…

Read More

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në askin rrugor Lushnjë – Berat. Një mjet tip Fuoristradë ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar 5 persona. Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Read More

Pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, Olta Gixhari po shijon pushimet verore në vende të ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë. Tashmë, aktorja po kalon kohë në rivierën e bukur shqiptare dhe s’kanë munguar as pozat në rrjetin social Instagram. Fotoja e saj e fundit është shkrepur mbi shkëmbinj, teksa ajo ka pozuar me bikini dhe krahas postimit shkruan: “S’ka fjalë për të shpjeguar bukurinë e vendit tonë”

Read More

Tingëllon mjaft joshëse: Në moshën e rinisë të guxosh një aventurë në Gjermani: Duke u strehuar në një familje të mirë dhe duke u kujdesur për fëmiijët në shtëpi. Gjatë qendrimit në familje krahas gjuhës gjermane për të rinjtë e punësuar krijohet dhe mundësia të njihen me kulturën e vendit dhe hap pas hapi të sigurojnë një jetë të pavarur në këtë vend. Madje në të shumtën e rasteve ky angazhim është si trampolina për të qëndruar në Gjermani, që kthehet në atdheun e dytë dhe ku të rinjtë ndjekin studimet apo kurset e kualifikimit dhe gjejnë një vend pune.…

Read More