Filmi i regjisores Greta Gerwig, Barbie, e ka tejkaluar filmin The Dark Knight, të shpërndarë nga Warner Bros, si filmi më fitimprurës ndonjëherë për kompaninë në Shtetet e Bashkuara. Ky lajm vjen pasi filmi Barbie, me aktoren Margot Robbie në rol kryesor, ka arkëtuar më shumë se 537 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara, më pak se një muaj pasi ka nisur shfaqjen në kinema, më 21 korrik. Filmi The Dark Knight, fitues i Çmimit Oscar, i lëshuar në fundjavën e njëjtë në korrik të vitit 2008, pati fituar 536 milionë dollarë nga kinematë në SHBA. Por, ky nuk është…
Author: tirana
Rektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata është një ndër të 8 emrat e urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK për koncensionin e sterilizimit. Ndaj tij është caktuar masa “detyrim paraqitje”.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një fluturimi. Piloti i një fluturimi të linjës “Latam Airlines”, që u nis nga Miami me destinacion Santiagon në Kili, u sëmur teksa avioni ishte në ajër dhe vdiq menjëherë pas kësaj. Avioni u ngrit të hënën në mbrëmje nga Miami me 271 pasagjerë në bord, por piloti që ushtronte profesionin prej 25 vitesh, pësoi atak kardiak në fluturim. Bashkëpiloti, i cili duhej të bënte një ulje emergjente në qytetin e Panamasë, ka arritur ta ulë mrekullisht avionin në Panama. Kolegu deklaroi se gjatë fluturimit u miratuan të gjitha protokollet e sigurisë për…
Zbardhen detaje në lidhje me arrestimet e kryera me urdhër të SPAK, sa i takon koncesionit të sterilizimit. SPAK ka lëshuar 8 urdhra, me masa të ndryshme, dy me masën “arrest me burg” për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapajn. Ndërkohë për dy zyrtarë të tjerë u caktua masa “arrest shtëpie” si dhe për 4 të tjerë u caktua masa “detyrim paraqitje”. Rrapaj kishte fituar një koncesion 10-vjeçar, në kohën kur ministria e Shëndetësisë drejtohej nga miku i tij, Ilir Beqja. Po ashtu ish-zëvendëskryeministri Rjepaj ka qenë kryetar i këtij komisioni të dhënies së koncesionit, që dyshohet…
Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur targat e 11 automjeteve në zonën e Yzberishtit, Misto Mames dhe të Kombinatit, me qëllim dërgimin e tyre jashtë Shqipërisë për tu përdorur për veprimtari kriminale. Njoftimi i plotë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kapjen e shtetasve që kryejnë vjedhje dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Plate…
Arrestohet me urdhër të SPAK-ut Klodian Rjepaj, ish-zv/ministër i Shëndetësisë. Rjepaj u arrestua për llogari të hetimit për koncensionin e sterilizimit. Arrestimi i Rjepajt vjen në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” të dhënë në mungesë ndaj tij. Në pranga ka rënë dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, administratori i shoqërisë që fitoi koncensionin. Me vendim gjykate janë dhënë 8 urdhër-arreste edhe për zyrtarë të tjerë të ministrisë së Shëndetësisë. Konkretisht 2 për ‘arrest me burg’, 2 ‘arrest shtëpie’ dhe 4 detyrim paraqitje. Rektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata është një ndër të…
Vrasja e tmerrshme e një gruaje të re ka tronditur Bosnjën. Kjo ka nxitur qindra njerëz të dalin në rrugë në protestë pas vrasjes brutale të gruas nga partneri i saj, të cilën ai e transmetoi drejtpërdrejt në Instagram. Pankarta me mesazhe si “Stop abuzuesve!” ndoqën thirrjet që iu bënë autoriteteve për të rritur reagimin e tyre ndaj dhunës dhe abuzimit nga partneri. Protestat pasuan gjithashtu funeralin e Nizama Hećimović, i cili u zhvillua të hënën në Gradačac, vendlindja e saj, ku ajo u vra të premten e kaluar nga partneri i saj, i cili e gjeti atë pasi ajo…
Parku Kombëtar “Shebenik” është një nga atraksionet turistike, i cili të ofron mundësi dhe alternativa pa fund destinacionesh me rrugë për automjete dhe këmbësore siç janë dhe shtigjet. Specialistët e Adiminstarës së Zonave të Mbrojtura, Elbasan në bashkëpunim me punonjësit e PONT-it realizuan markimin, shenjimin dhe pastrimin nga gurët dhe degët në një nga shtigjet, i cili të çon në një nga destinacionet më të bukura të parkut, siç është edhe maja e Librazhdit, nga ku mund të shijosh pamjen e një natyre të mrekullueshme e mahnitëse si edhe ajrin e pastër e të freskët. Shkalla e vështirësisë së shtegut…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2”, Efi Dhedhes, ditë më parë u bë lajm në mediat rozë, për shkak të një postimi që bëri në rrjete sociale. Kjo pasi u aludua se një postim i saj ishte thumb për banoren tjetër të këtij formati, Kiara Titon. Ajo në një intervistë për “Pushime On Top” ka mohuar këtë dhe ka sqaruar postimin, duke thënë se për të është mbyllur kapitulli i BBVA.“Në fakt unë vape e kisha çështje pune pavarësisht se ma morën për tjetër gjë. Ideja është këtu, në periudhën që unë isha brenda, mesa di kam pas periudhën…
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video nga Shkodra, ku ndër të tjera shkruan edhe se po i ndrit nuri nga turistët e shumtë këtë sezon, të cilët i gjen nga gjithë Europa. “MIRËMËNGJES dhe me zojën Shkodër që po i ndrit nuri nga turistët e shumtë këtë sezon, të cilët i gjen nga gjithë Europa duke shijuar plazhet e Velipojës dhe sitet kulturore, ushqimin fantastik dhe natyrën e pashoqe, ju uroj ditë të mbarë”,-shkruan Rama. Një turiste nga Kalifornia u shpreh se Shkodra është qytet shumë i pëlqyeshëm. “Si ndihemi në Shkodër? E duam…
Sulmuesi kosovar Milot Rashica i është bashkuar skuadrës së madhe turke, Beshiktash nga Norwich City për 5.5 milionë euro. Ai është pritur me entuziazëm të madh nga tifozët e skuadrës, derisa sot është prezantuar dhe ka zgjedhur numrin 11 në fanellë. Në intervistën e parë, ai ka folur edhe për Shqipërinë. “Shqiponja është simboli ynë kombëtar, simbol për popullin e Shqipërisë dhe Kosovës. Kur bëjmë shenjën e shqiponjës, ata që na shohin e dinë se kush jemi. Kjo vlen edhe për ata që shohin flamurin tonë. I festova golat e mi duke bërë shenjë shqiponje. Ka një kuptim shumë të…
Këtë të enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore të vendit. Këto vranësira në këto relieve do të shoqërohen me reshje shiu sporadike dhe të dobta. Era do të fryjë me drejtim nga verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era intensive dhe shpejtësi 10-15m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.