Author: tirana

Eksplorimi i origjinës së jetës në Tokë është një nga kërkimet më të mëdha të shkencës dhe është një udhëtim eksperimental që të çon në dy “shtigje”. “Si kemi ardhur në Tokë?”, është pyetja që na intrigon të gjithëve. Opsioni i parë analitik i studiuesve merret me Tokën prebiotike, pra atë të 4.28 miliardë deri në 3.77 miliardë viteve më parë dhe përpiqet të kuptojë se si u formua jeta nga lëndët e para. Ndërsa opsioni numër 2 ka të bëjë me studimin e kafshëve të sotme në përpjekje për të gjurmuar biologjinë e tyre evolucionare. Megjithëse të dyja “shtigjet”…

Read More

Arbnor Muja zgjodhi të përfaqësojë ngjyrat kuqezi dhe së fundmi u pajis me pasaportën e vendit tonë. 24-vjeçari i lindur në Mitrovicë do të jetë afrimi më i ri i trajnerit Sylvinho, për dy sfidat kualifikuese, më 7 shtator kundër Republikës Çeke dhe më 10 shtator përballë Polonisë. Ai është një prej lojtarëve më në formë të momentit nga trojet shqiptare. Në vitin 2022 ai u transferua te Antwerp në elitën e futbollit belg dhe në harkun e një sezoni fitoi gjithçka. Pas titullit kampion në Belgjikë, ekipi i tij fitoi edhe Kupën dhe Superkupën. Muja në 27 ndeshje të…

Read More

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar arrestoi sot nën akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikim dhe mashtrim ish zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit të 8 vjetëve më parë. Biznesmeni Rrapaj u arrestua dje në mbrëmje ndërsa SPAK ka lëshuar 8 urdhër arreste; krahas dy arrestimeve, dy zyrtarë të tjerë Saimir Kadiu drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj janë në arrest shtëpie, ndërsa 4 të tjerë detyrim paraqitje, Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë, Pertef Mersini, Genc Burazeri, Naile Ajazi. Ish ministri i Financave Shkëlqim Cani u thirr sot…

Read More

Nga selia blu, Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat ku iu kthye çështjes McGonigal, duke theksuar se ai ka bashkëpunuar me Ramën për një puç ndaj opozitës. Ai tha se dy ditë më parë, Charles McGonigal pranoi fajësinë e tij se ka shkelur betimin, është korruptuar dhe ka tradhtuar FBI-në. Sipas Berishës, mediat lajmërojnë se avokati i McGonigal po punon me prokurorin e Uashingtonit për pranimin e fajësisë edhe për dosjen shqiptare. “Veprimtarinë e tij korruptive kriminale, përveç Nju Jorkut, McGonigal e ka zhvillur në Shqipëri në bashkëpunim me Edi Ramën, këshilltarin e tij privat, Dorian Duçka, Agron…

Read More

SPAK-u ka dhënë njoftimin zyrtar për firmosjen e 8 masave të sigurisë lidhur me hetimet për koncensionin e sterilizimit. Sipas njoftimit të SPAK-ut, hetimet kanë nisur që në janar të 2020 ndërsa vendimi është dhënë 2 muaj më herët. GJKKO i kërkon SPAK-ut të nisë hetimet edhe për zyrtarë të tjerë, përfshirë dhe ish-ministrin Ilir Beqja. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, u paraqit në SPAK disa javë më parë, pasi koncesioni u dha gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë. Gjithashtu më herët në SPAK dha dëshminë e saj ish-ministrja e Financave, Anila Denaj dhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj,…

Read More

Edhe media britanike “The Times”, ka renditur Shqipërinë mes 20 destinacioneve më të mira për të kaluar pushimet këtë verë. Në analizën e saj, gazeta prestigjioze e ka vendosur vendin tonë mes emrave të njohur për turizmin si Turqia, Portugalia, Sri Lanka, Bali, Belize, Xhamajka, Franca, India, etj. “The Times” shkruan se Shqipëria ofron çmimet më të favorshme të Europës Lindore. Kafja 1 £, darka 7 £, birrë 1,50 £. Një çift mund të provojë të treja pjatat e ushqimeve tradicionale duke sugjeruar tavën e kosit, por edhe pulën apo mishin e qengjit të pjekur. Por jo vetëm ushqime pasi…

Read More

Në Itali kishat janë gjithnjë e më shumë bosh. Në vitin 2022, u arrit minimumi historik i frekuentimit vetëm 18,8% e popullsisë merr pjesë në një rit fetar të paktën një herë në javë, ndërsa 31%, janë ata që në të 12 muajt e vitit nuk kanë hyrë kurrë në një vend kulti, përveç një ngjarjeje të veçantë, si dasma apo funerali. Gjatë 20 viteve, praktika fetare në Itali ka pësuar një rënie të vazhdueshme, deri në përgjysmim. Sipas të dhënave të ISTAT, ajo ka shkuar në 18.8% në 2022, nga 36.4% që ishte në vitin 2001. Sipas të dhënave…

Read More

Në WElbasan Arena”, sonte në mbrëmje Partizani do të luajë një ndeshje vendimtare për historinë e klubit, pasi të kuqtë presin Valmerian në ndeshjen e kthimit, teksa një javë më parë fituan 1-2 në transfertë. Për këtë përballje trajneri Zoran Zekic ka të padisponueshëm sulmuesin Christian Mba, ndërsa braziliani da Silva është i pezulluar për shkak të sjelljes. Kualifikimi nuk vlen vetëm për prestigjin, por edhe për arkat e klubit, pasi nëse Partizani ia del përfitimet nga Europa në turin e katërt shkojnë në 1.9 milionë euro. “Në ndeshjen e parë Valmeria tregoi se ishte një skuadër shumë e mirë,…

Read More

Arrestimet e sotme nga SPAK që lidhen me koncesionin e Sterilizimit, për deputeten e PD-së, Jorida Tabaku janë realisht një tjetër dhe për të SPAK duhet të vazhdojë ndëshkimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të korrupsionit të niveleve të larta të çdo epoke. “Detyra tjetër bie mbi politikën që duhet të qeverisë me shembullin e mirë. Kjo mazhorancë nuk ka më shembull të mirë. Sot shqiptarët po e kuptojnë që duhet të kenë frikë nga ligji; se sado pushtet të kesh; sado arrogant të jesh në sjellje; sado të akumulosh pasuri ligji është i barabartë per te gjithë”,-shkruan Tabaku. Postimi i…

Read More

Vendimi i masave të sigurisë nga GJKKO për 8 ish-zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë është firmosur nga gjyqtari Erjon Bani më datë 23 qershor të këtij viti dhe është kërkuar të ekzekutohen ditën e djeshme. Masa “arrest me burg” është caktuar për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj. SPAK e nisi hetimin për këtë koncesion në vitin 2019, pas një kallëzimi të depozituar nga ana e nismës “Thurje”. Hetimet kishin në fokus marrëveshjen mes ministrisë me kompaninë që fitoi koncesionin me vlerë 100 mln euro. Raportet e bëra ndër vite nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit të cilat kanë…

Read More

Viku Kadëna, pronari i restorantit në Berat ku ndodhi edhe ngjarja aspak normale me turistët italianë në Berat, të cilët ikën me vrap pa paguar, shprehet se ka disa vite që punon me të huaj por kurrsesi nuk ka ndodhur një fenomen i tillë. Lokalin e punon së bashku me bashkëshorten e cila mbulon arkën dhe shërbimet. “Ky grup ishte duke u argëtuar, na falenderuan për ushqimin ishin shumë të kënaqur. Ndërsa kishim shumë turistë të tjerë po u shërbenim menduam se do paguanin tek arka e cila ndodhet larg në dalje të lokalit. Për momentit nuk ka patur njeri…

Read More

Sali Berisha ka dhënë qëndrimine tiju në lidhje me arrestimet e kryera me urdhër të SPAK për çështjen e sterilizimit. Në një reagim në Facebook, ish-kryeministri Berisha i cilëson këto veprime si drejtësi me regji. Po ashtu Berisha nënvizon se Edi Rama dhe Ilir Beqja jo vetëm ia falën me koncesion muratorit militant të PS impiantin, por lidhën kontratë qindra milion euro për sterilizimin e veglave dhe mjeteve sanitare dhe e bënë Ilirin duke ndarë para me të, multimilioner. Postimi i plotë Kjo është drejtësia me regji! Miq, këtu në foto me Edi Ramën është miku i tij Ilir Rrapo…

Read More