Author: tirana

Shumica e stuhive diellore janë mjaft të padëmshme, por herë pas here, dielli mund të dërgojë stuhi jashtëzakonisht të fuqishme. Këto janë mjaft të forta sa mund të shkaktojnë ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike dhe të rrëzojnë satelitët. Dielli është gjithmonë i gazuar dhe i fryrë dhe kjo vazhdimisht dërgon energji diellore drejt Tokës. Por ndonjëherë është më serioze. Në një ditë mesatare, energjia e tij e madhe diellore shmanget pa shkaktuar shumë dëme. Por herë pas here, dielli dërgon një stuhi aq të fuqishme sa mund të çajë fushat magnetike të Tokës. “Nëse një stuhi e tillë do…

Read More

Këtë të enjte, qindra makina presin në radhë kilometrike para rrethrrotullimit në aksin Bradashesh-Elbasan, teksa nuk dihet arsyeja e bllokimit. Makinat janë totalisht të ndalura dhe qytetarët janë të detyruar të presin në temperatura të larta, ndërkohë që nuk kanë asnjë informacion. “Kemi një kohë të gjatë që presim të lëvizim dhe jemi në vend numëro”, kanë deklaruar shoferat.

Read More

Pagesat vjetore të taksës së ndërtesës për parkimet e mbyllura dhe bodrumet do të rriten nga 2 deri në 78% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Me taksimin e ri për ndërtesat në vitin 2018 qeveria përfshiu edhe garazhet dhe bodrumet e mbyllura. Taksa për garazhet dhe bodrumet është 0,2% e vlerës. Vlera e tyre llogaritet sa 70% e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve. Sipas llogaritjeve të Monitor, pronari i garazhi apo bodrumi me sipërfaqe 50 m2 në zonën kadastrale 1/2 ( përfshin zonat nga Poligrafiku, Shkoza, Autotraktorët, fshati Shkozë, Lana Bregas, Linzë, Sauk) më përpara…

Read More

La Stampa Duhej të ishte një shëtitje pak orëshe brenda ditës, përkundrazi u kthye në një festë katër-ditore shqiptare, në plazhet smerald të bregdetit të Adriatikut, midis Vlorës dhe Dhërmiut. Qëndrimi i kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Tokën e Shqiponjave duhet të përfundojë sot, për të dhe familjen e saj, vajzën e saj Ginevra dhe bashkëshortin e saj Andrea Giambruno, kunatin e saj dhe ministrin e Bujqësisë, Francesco Lollobrigida dhe motrën e saj Arianna, plus disa bashkëpunëtorë të ngushtë. Një vizitë shumë private, të cilën vetëm pak turistë kanë mundur ta kapin. Dhe kjo kërkonte një aparat sigurie mbresëlënës, nga…

Read More

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi informon se në dy javët e para të muajit gusht janë shuar 95 vatra zjarri. “95 vatra zjarri të raportuara gjatë dy javëve të para të muajit gusht janë shuar në kohë, falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të emergjencës, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe bashkëpunimit të frytshëm me komunitetin”, thekson Peleshi. Postimi i plotë 95 vatra zjarri të raportuara gjatë dy javëve të para të muajit gusht janë shuar në kohë, falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të emergjencës, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe bashkëpunimit të frytshëm me…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, thotë se çdo ankesë dhe çdo denoncim i çdo qytetari ka vëmendjen maksimale dhe do të marrë zgjidhje. Balla nënvizon përmes një postimi në Facebook, se veshi i shurdhër dhe syri qorr i një polici dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre dhe kundër shtetit. “Veshi i shurdhër dhe syri qorr i një polici, heshtja bashkëfajtore me të fortët e lagjes dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre, kundër shtetit. Prandaj çdo ankesë e juaja, çdo denoncim…

Read More

Dritan Gremi Edhe pse pjesëmarrja e kryebashkiakut të Selanikut në protestën e mbajtur në Himarë dy ditë më parë, nuk ishte asgjë e re apo e çuditshme në stilin e sjelljeve të Greqisë, mënyra se si grekët përpiqen të interferojnë në çështjet e brendshme të vendit tonë është ulëritëse. E të mendosh se janë pikërisht ata, të njëjtët grekë që reaguan fort ndaj presidentit kroat, ndërsa ky i fundit u shpreh se në Greqi tifozët e Dinamos së Zagrebit, po trajtohen si robër lufte.Institucionet greke kanë ngritur zërin duke kërkuar që politika të heshtë kur flet drejtësia, ndërsa vetë nuk…

Read More

Moti i keq ka mbërthyer Gjermaninë. Mediat kanë publikuar foto dhe video që dëshmojnë situatën e vështirë me reshjet e dendura, stuhitë dhe rrufetë. Një prej tyre, tregon aeroportin e Frankfurtit të “kapluar” nga uji, arsye kjo që ka çuar në anulimin e fluturimeve dhe vonesat e gjata në pistë duke i lënë qindra udhëtarë të bllokuar. Rreth 70 fluturime u anuluan gjithsej në aeroportin e Frankfurtit për shkak të shirave të dendur dhe disa goditjeve të vetëtimave në Gjermaninë qendrore të mërkurën. Shërbimi gjerman i motit (DWD) kishte paralajmëruar më herët për situatën.

Read More

SPAK çon për gjykim të pandehurit Ergys Ivziku, Arvit Bushati, Petrit Dyli dhe Mhill Volaj, të gjithë banorë të Shkodrës. Ata akuzohen se kanë tentuar të dhurojnë të mira materiale në këmbim të votës për një kandidat të caktuar politik, që garonte në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023. Njoftim i SPAK Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 125 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 16.08.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve:…

Read More

Pas arrestimeve me urdhër të SPAK sa i takon koncensionit të sterilizimit, ka reaguar edhe kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha i cili i bën thirrje SPAK-ut që ti shkojë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive. Më tej, kreu i demokratëve shton se për vite me radhë paratë e shqiptarëve nuk janë vendosur në shërbim të pacientëve, por të politikanëve të korruptuar dhe klientëve të tyre. “Koncesionet në shëndetësi janë vepra korruptive të qeverisë Rama, të cilat janë denoncuar publikisht dhe janë kallëzuar penalisht në SPAK nga Partia Demokratike. Për vite me radhë paratë e shqiptarëve nuk janë vendosur…

Read More

Kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale është një prej 4 projekteve të Partneritetit Publik-Privat me mbështetje buxhetore në sektorin e shëndetësisë, me zanafillë te programi i qeverisjes së kryeministrit Edi Rama pas ngjitjes së tij në në pushtet në vitin 2013. Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService, aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”. Paketën më të madhe me 40 për qind të aksioneve e zotëron Investital LLC, një kompani e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë…

Read More

SPAK thërret edhe ish-ministrin e Financave Shkëlqim Canin, si dëshmitar për koncesionin e sterilizimit. ish-ministri do të pyetet në lidhje me këtë koncension që ka çuar disa persona në pranga. Kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale është një prej 4 projekteve të Partneritetit Publik-Privat me mbështetje buxhetore në sektorin e shëndetësisë, me zanafillë te programi i qeverisjes së kryeministrit Edi Rama pas ngjitjes së tij në në pushtet në vitin 2013. Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed”…

Read More