Author: tirana

Dashi Kjo është një ditë që do t’ju bëjë të mendoni për paratë. Jo gjithçka që dëshironi mund të arrihet sepse është shumë e shtrenjtë. Ju duhet të rregulloni financat tuaja dhe ekziston gjithashtu një dëshirë për t’iu përgjigjur në natyrë ndonjë provokimi. Demi Dita nuk është më e mira e javës dhe këshilla është pikërisht të qëndroni larg komplikimeve. Jupiteri qëndron në shenjë dhe ju lejon të kapërceni shumë bezdi. Të enjten dhe të premten dikush mund t’ju bëjë nervoz. Binjakët Të premten bukur ky qiell për ndjenjat ndaj lëre veten të dashurohesh. Kjo është një periudhë lajmesh të…

Read More

Arrestohet në Tiranë polaku Dominik Orlowski, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Polonisë. Bëhet e ditur se kapja e tij u bë në rrugën “Muhedin Llagami”, pranë një bar kafe. Lokalizimi dhe arrestimi i këtij shtetasi u bë i mundur nga policia shqiptare në bashkëpunim me atë Polonisë.

Read More

Një ish-shef i spiunazhit rus ka akuzuar Vladimir Putin për dështime të madhe në luftën e Ukrainës. Vladimir Kvachkov, 75 vjeç, tha se as presidenti, as ministri i tij i Mbrojtjes, Sergey Shoigu, por as shefi i shtabit të përgjithshëm, Valery Gerasimov nuk ishin “të aftë të bënin luftë”. Ai këtë e tha pasi një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor për “diskreditim të forcave të armatosura”, raporton. “Ata thonë se po diskreditoj forcat e armatosura. Sipas mendimit tim, qytetarët e mëposhtëm po diskreditojnë forcat e armatosura – Putin, Shoigu dhe Gerasimov”, deklaroi ai.

Read More

Këngëtarja Jonida Maliqi ka bërë një rrëfim në lidhje me jetën e saj personale dhe karrierën ndër vite. Për “Pushime On Top”, Maliqi tha se për momentin ndihet e plotësuar dhe e qetë me veten. Sa i përket dashurisë, artistja tregoi se ka vendosur të jetë më diskrete. Çfarë ka ndryshuar tek ty, a je e lumtur? Mendoj që askush nga ne nuk mund të jetë i lumtur për një kohë të gjatë. Po kam pasur momente të lumtura por edhe të trishta, e rëndësishme është t’i nisësh gjërat me pozitivitet. Duhet të kesh forcën për ti përballuar gjërat kur…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë-Durrës, ku një person ka humbur jetën. Drejtuesi i një mjeti tip “VW Golf IV” ka përplasur një person që po kalonte rrugën në autostradën Tiranë-Durrës, i cili, si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë kalimtari. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë emrat e drejtuesit të mjetit dhe viktimës nuk janë bërë të ditur.

Read More

Nga Mero Baze: Foltorja e Sali Berishës po përballet me një sër krizash të heshtura brenda saj, që kanë të bëjnë me zhgënjimin që mbështetësit e Berishës kanë me zhvillimet pas 14 Majit dhe raportet afatgjata me Ilir Metën. Ndër to më kryesori ka qenë mënyra se si Berisha reagoi pas rezultatit dërrmues kundër tij, ku humbi thuajse në gjithë Shqipërinë, dhe më tej nga ftohtësia me të cilën Ilir Meta dhe partia e tij kanë ndjekur akuzat për korrupsion politik të Berishës me Ramën lidhur me kullën në qendër të Tiranës dhe të ardhmen e atij bashkëpunimi. Debati i…

Read More

Me vendim të Gjykatës së Lartë në Vranjë, në Serbi është ndaluar shfaqja e filmit “I pabesi” i autorit shqiptar Gani Veseli. Siç thuhet në përgjigjen që kjo gjykatë i ka dërguar Radios Evropa e Lirë (REL), trupi gjykues ka vlerësuar të bazuar propozimin e Prokurorisë Publike se kjo vepër “avokon dhe nxitë diskriminim dhe urrejtje”. Me të njëjtin vendim është lejuar shfaqja e një filmi tjetër të Veselit, me titull “Heshtja vret”, por me kusht që, ndër të tjera, të hiqet logoja e Republikës së Kosovës, si sponsorizuese e filmit. Producenti i filmit, Gani Veseli, thotë se është i…

Read More

Policia italiane ka arrestuar një 27-vjeçar me origjinë shqiptare. I riu u kap nga karabinierët të martën në zonën e Arezzo, ku pasi u ndal nga një kontroll normal nga efektivët, ai ka shfaqur shenja nervozizmi. Menjëherë, policia ka zbrazur xhepat 27-vjeçarit, ku kanë gjetur 16 gramë kokainë të ndara në 16 doza dhe gati për shitje. Gjithashtu, atij iu gjetën edhe rreth një mijë euro para cash, të cilat dyshohet se kanë ardhur si fitim nga shitja e kokainës.

Read More

Deputeti demokrat, Dashnor Sula shprehet se ministrat e qeverisë shqiptare kanë rrogën më të lartë në Ballkan. Sipas tij kjo është qeveria e të pasurve, ndërsa shtresën në nevojë e lë të vuajë për të mbijetuar. “Ministrat e qeverisë me rrogën më të lartë në Ballkan, ndërsa ndihma ekonomike 3 herë më e ulët sesa e thotë Banka Botërore. Në këtë kohë krize të çmimeve, qeveria ndonëse Socialiste ka treguar se vetëm me politika sociale nuk ecën. Në këto kohë tregoi edhe një herë që është qeveria e të pasurve ndërsa shtresën në nevojë e lë që të vuaj për…

Read More

Sulmuesi 20-vjeçar spanjoll, Ansu Fati, ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Barcelona. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, përgatitjet parasezonale dhe ndeshja e parë e kampionatit bënë që sportisti të konfirmojë këtë vullnet. Krahas kësaj, skuadra katalanase po kërkon lojtarë për të përforcuar sulmin e saj, gjë që do të nënkuptonte më shumë konkurrencë për lojtarin. Prandaj, Ansu Fati tashmë ua ka bërë të qartë menaxherëve që të kërkojnë një klub të ri.

Read More

Disa turistë italianë janë larguar pa paguar mbrëmjen e djeshme në një prej restoranteve te lagjet e vjetra të qytetit të Beratit. Në videon e publikuar në rrjetet sociale nga të zotët e restorantit, turistët shihen teksa dalin nga dera dhe vrapojnë me vrap për t’u larguar sa më shpejt nga restoranti. “Stafi ynë i uron këtyre “zotërinjve” italianë pushime të mbara dhe me lekët e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!” shkruhet në faqen e restorantit në rrjetet sociale. 

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora i ka kushtuar një dedikim bashkëshortit të saj Taika Waititi për ditëlindje. “Gëzuar ditëlindjen për njeriun më argëtues dhe më të zgjuar që kam takuar ndonjëherë në jetën time. Ti më bën t’ia dal në momente që nuk mendoj se mundem. Faleminderit që më tregove se çfarë është në të vërtetë dashuria. Këtu janë edhe shumë momente të tjera kur unë vjedh batutat e tua dhe i them ato 10 herë me zë më të lartë, që njerëzit të mendojnë se unë kam më tepër humor. TE DUA”, shkruan ajo. Këngëtarja dhe regjisori…

Read More