Author: tirana

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot në një intervistë për News 24 se kryeministri Rama ishte ai që u mburr me koncesionin e sterilizimit, ndonëse u hodh poshtë një investim i bërë që në vitin 2011. I pyetur për faktin që ish zv.ministri i Shëndetësisë i arrestuar sot, Klodian Rrjepaj ka qenë një funksionar i LSI-së, Meta tha e prej shumë kohësh ai nuk ishte aktiv në këtë forcë politike.  SPAK arrestoi sot disa persona për koncesionin e sterlizimit. Rrjepaj ka qenë i LSI apo jo? Meta: Dihet kush është mburrur me koncesionin e sterlizimit, është kryeministri aktual.Të…

Read More

Divorcet në Elbasan kanë ardhur në rritje. Vetëm për 6 mujorin e parë të këtij viti janë paraqitur 320 kërkesa për ndarje mes çifteve. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shifrat janë rritur me 2.8 përqind. Avokatët që ndjekin procese të tilla gjyqësore thonë se faktorë kryesorë mbeten kushtet e këqija ekonomike. Divorcet më të shumta ndodhin tek çiftet e grupmoshës 30 deri ne 40 vjeç. Kërkesat më të larta për ndarje vijnë nga gratë. Gjatë vitit 2022 në Gjykatë u depozituan 687 kërkesë padi për zgjidhje martese, 533 prej të cilave janë shqyrtuar dhe kanë…

Read More

Disa nga VIP-at shqiptar edhe pse nuk i shohim të shoqëruar me njëri-tjetrin, ata njihen që në moshë të vogël e madje kanë studiuar në të njëjtat shkolla. Shumica prej tyre janë në të njëjtën moshë dhe kanë ndarë ambientet e të njëjtës klasë. Rrugët e tyre morën, drejtime të ndryshme, ama sot do ti bëjmë përsëri së bashku duke ju sjellë në kujtesë edhe një herë se si dukeshin dhe ku kanë studiuar së bashku disa nga figurat publike shqiptare.

Read More

Nga Ardit Bido Raporti i shtetit tonë me Greqinë kapsulohet më së miri nga një diplomat grek që ka 40 vite në Shqipëri dhe që edhe pse iu dha, pa e kërkuar, shtetësia shqiptare, vijon të veprojë me pasaportën diplomatike greke. Keqpërdoruesi i fronit të Nolit, Xhuvanit dhe Kisit, nuk mund të rrinte pa ndërhyrë edhe këtë herë në çështje politike, duke takuar në burg bashkëluftëtarin e tij në betejën e greqizimit të Himarës. Sepse, atë që Bollano e Beleri nuk e kanë bërë dot, mbajtësi i pasaportës diplomatike greke ka 40 vjet që e bën çdo ditë dhe nuk…

Read More

Një i ri shqiptar nga Kosova ka deklaruar publikisht se nuk i pëlqejnë femrat shqiptare. Sipas tij, femrat shqiptare nuk i dëshiron pasi janë gjatë gjithë kohës nervoze, hundë-përpjetë, dhe iu duket vetja si Kylie Jenner. Djali shprehet se nuk ka pasur në lidhje kurrë një femër shqiptare dhe as nuk ka tentuar apo do të tentojë për shkak se ato rrinë nervoze. Në fund djali pohon se më shumë ka qejf të krijojë një romancë me një gjermane se sa një shqiptare.

Read More

Kryepeshkopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos ka vizituar në burg Fredi Belerin nga ku ka kërkuar lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur nga zgjedhjet e 14 Majit. Mediet greke shkruajnë se vizita e Janullatos në burg, për të takuar Belerin përfshin këto elemente: 1- Se kur një anëtar i Kishës përndiqet padrejtësisht, i bëhet padrejtësi e gjithë Kishës. 2- Dhe së fundi, rivendosja e drejtësisë dhe rendit juridik kontribuon në zgjidhjen shoqërore dhe zhvillimin e mirëkuptimit dhe marrëdhënieve paqësore. Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit ku doli edhe fitues për Bashkinë…

Read More

Policia e Durrësit ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi akuzohet për përdhunim. Në pranga është vënë shtetasi me iniciale F. O., banues në Kuçovë, pasi u kallëzua nga një 19-vjeçare. Kjo e fundit ka deklaruar në polici se 32 vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të, në ambientet e një banese të marrë me qira prej tij. Gjatë kontrollit në banesë policia ka gjetur dhe një dozë kanabisi. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin F. O., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka kallëzuar një 19-vjeçare se ky shtetas ka kryer…

Read More

SPAK-u e kërkoi dhe ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Shkëlqim Cani dhq dëshminë e tij për koncesionin e sterilizimit, që sot pati dhe një aksion me arrestime. Në një dalje për mediat, ai tha se duhet të ruaj sekretin hetimor, por nënvizoi se ka zbatuar ligjin. Po ashtu Cani u shpreh edhe se ka dhënë miratimin për koncesionin, pasi ishte plotësuar dokumentacioni. “Jam njeriu që duhet të ruaj sekretin hetimor. Nuk mund të flas me detaje se çfarë ndodhi. SPAK-u duhet falënderuar bashkë me ju, pasi po punojnë për zbulimin e të vërtetës. Jam gati të përballem me drejtësinë. Kam…

Read More

Këtë të enjte, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” për 6 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Flakë deti”. Ata u ndaluan gjatë operacionit të përbashkët të Guardia di Finanza, SPAK e Frontex në detin Adriatik, ku shqiptarët ishin duke shkëmbyer drogë me dy ukrainas, të cilët dogjën velierën që do të përdornin për të transportuar drogën drejt Italisë. Gjatë operacionit u sekuestruan armë, 23 kg kanabis dhe para në lek e valutë të huaj. Mes të arrestuarve është edhe ish-shefi i policisë, Arlind Ismailuka, të cilit iu gjetën…

Read More

Në ambientet e brendshme të një supermaketi në Korçë, një i ri ka vjedhur nën kërcënimin e një thike. I pamaskuar, ai hyn brenda dhe i drejtohet kasës, aty ku gjendeshin dhe lekët e xhiros ditore deri në ato momente. Punonjëset e supermarketit kanë deklaruar për oficerët e policisë se i riu i ka kërcënuar me thikë dhe në rrethana të tilla kanë qenë të detyruara të dorëzojnë shumën prej afro 100,000 lekë të reja. Policia ka sekuestruar pamjet e biznesit ku është realizuar vjedhja si dhe pamjet të bizneseve të tjera përgjatë këtij bulevardi për të bërë të mundur…

Read More

Një qëndrim për aksionin e SPAK-ut për koncesionin e sterilizimit e ka dhënë edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Në një postim në rrjetin social Facebook, Bardhi shkruan se sot është bërë hapi parë por hetimet duhet të vijojnë ndërsa përshëndet punën e SPAK dhe GJKKO. “Edi Rama, Ilir Beqaj dhe Ogerta Manastirliu duhet të hetohen e ndëshkohen për miliona euro abuzime e vjedhje në kurriz të shëndetit dhe jetës së qytetarëve”,-shkruan Bardhi. Reagimi i plotë i Gazment Bardhit: Korrupsioni, abuzimi me detyrën dhe shpërdorimi i fondeve publike, për klientë të parazgjedhur të Qeverisë së Edi Ramës…

Read More

Këtë të enjte Gjykata penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “burg pa afat” për 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku u sekuestruan 11300 doza ekstazi. Arrest në burg u caktua për dy shtetasit nga Kosova, Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, si dhe për tre të tjerët Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia. Besnik Mujeci ishte aktivist i Vetvendosjes, por u përjashtua nga radhët e saj pas lajmit të arrestimit. Gjyqtari Gert Hoxha pranoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani që 5 të arrestuarit të vijojnë të hetohen në qeli.

Read More