Author: tirana

“Dancing with the stars” do të rikthehet në sezonin e ri televiziv dhe deri tani janë zbuluar disa emra që do t’i shohim në spektaklin e kërcimit. Përveç Sara Hoxhës që pritet ta shohim në juri, Sara Karajn si konkurrente, edhe një tjetër Sara do i bashkohet kastit. Kryefjala raporton se do shohim edhe Sarah Berishën, ish-banoren e Big Brother VIP 1.

Read More

Një 37-vjeçar në lagjen “11 janari” në Kuçovë prej gati dy orësh ka mbajtur peng nënën dhe motrën e tij në banesë, duke i kërcënuar me thikë se do t’i vriste. Kanë qenë komshinjtë ata që kanë njoftuar policinë, e cila ka bërë të mundur arrestimin e Gjeri Sallës. 37-vjeçari theksohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, dhe se prej dy javësh refuzonte të konsumonte ilaçet, duke u kthyer në agresiv.

Read More

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni me ftesë të Edi Rama ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri, duke shijuar pushimet në jug të vendit tonë bashkë me familjen e saj. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një foto me homologen italiane. “Motra nga Shqipëria 🇦🇱❤️🇮🇹 Vëllai nga Italia FALEMINDERIT GJEORGJI🙏 ISHTE NJË NDER”,shkruan Rama bashkangjitur fotos së publikuar në Facebook.

Read More

Forcat pushtuese turke kanë nisur punimet ndërtimore në fshatin Pyla të Qipros pa lejen e OKB-së, duke shkelur statusin neutral të zonës. Në Pyla jetojnë qipriotë grekë dhe turq qipriotë dhe kontrollohet nga OKB-ja. Në një deklaratë sot, Forca Paqeruajtëse e OKB-së në Qipro (UNFICYP) thotë se është e shqetësuar për planet për punë të paautorizuara pranë Pylës dhe thekson rëndësinë e respektimit të mandatit të misionit. Ndër të tjera theksohet se Forca është duke punuar me të dyja palët dhe se është bërë përparim për të promovuar një rrugë të pranueshme reciprokisht përpara në rajon. Në të njëjtën kohë,…

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka komentuar protestat e zhvilluara në Himarë për lirimin e Fredi Belerit, si dhe kërcënimet e Athinës zyrtare se kjo çështje do të ndikojë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Braçe shkruan në rrjete sociale se kjo duhet ndalur, pasi thekson se pala greke bën fushatë për Himarën sikur të ishte Greqi. Statusi i plotë i Braçes. NE #HIMARE???????? E ME TE, KA FUSHATE TE GJATE ELEKTORALE, PER ZGJEDHJET GREKE! Kjo duhet ndalur; Bejne fushate me Himaren e ne Himare sikur te jete Greqi; NE FAKT ESHTE #SHQIPERI???????? Nuk ka asgje EVROPIANE ne kete-kercenimet…

Read More

Vincenzo Capuano është shef kuzhine dhe picajol i njohur dhe i ndjekur në rrjetet sociale. Recetat e tij mirëpriten nga ndjekësit por këtë herë ka ndodhur ndryshe. Për festën e njohur si Ferragosto, Capuano ka përgatitur një recetë të re, e cila është bërë virale në Tik Tok: një picë me shalqi, pana dhe fruta të tjera. Pica, sidomos nga napoletanët konsiderohet e shenjtë dhe preferohet të jetë tradicionale ndaj shefi ka rënë pre e kritikave të ‘pamëshirshme’. “Mjaft. Vërtet mjaft. Do t’iu përngjash amerikanëve”. “Më parë pica ishte lumturi, prisje të shtunën për të ngrënë një ‘margarita’ shoqëruar me…

Read More

Një grup qytetarësh kanë dalë në protestë tek Ministria e Drejtësisë ditën e sotme (17 gusht), kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Dirtan Goxhajn, ish anëtar i UÇK-së, i arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale. Gjatë protestës qytetarët janë shprehur se Goxhaj është i pafajshëm, ndërsa kanë kundërshtuar ekstradimin e tij. “Me Goxhajn krenohet Labëria, Çamëria, Dardania, ju burgosi Shqipëria”, është ky slogani i kësaj protestë që shoqëron qytetarët. Avokati apeloi në Apel masën ‘arrest me burg’ për Goxhajn, që u vendos ditë më parë nga gjykata,…

Read More

Ish- zv.minsitri i Shëndetësisë Klodian Rrepaj është arrestuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve së bashku dhe me biznesmenin Ilir Rrapaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit të 8 vjetëve më parë. Burimet bëjnë me dije se Klodian Rjepaj ka qenë në krye të komisionit të prokurorimit publik në shkurt të 2013 kur u hap gara për koncesionin prej 100 milionë eurosh. Lidhur me këtë dosje është marrë në pyetje dy herë Klodian Rjepaj, në cilësinë e ish zv.ministrit, si dhe janë pyetur nëtarët e koncesionit. Rjepaj ka qenë zyrtari i parë që në 2016 u mor…

Read More

Një 39-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Gjergji Lazaj është arrestuar nga policia italiane, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, 16 vite më parë. Sipas mediave italiane, mësohet se Gjergj Lazaj kishte një urdhër-arresti në pritje që nga viti 2007 për trafik droge, në Francë. Gjergji Lazaj u gjet nga policia në një hotel në Lido di Camaiore, dhe tashmë ndodhet në burg në Lucca, në pritje të ekstradimit në Francë. Policia arriti ta gjurmonte pasi ai u regjistrua në listën e personave të akomoduar në hotelin ku po qëndronte, listë e cila më pas raportohet në komisariatin…

Read More

Nikos Gelia është një aktor me origjinë shqiptare që jeton dhe punon në Greqi prej mëse 25 vitesh. Gelia është i njohur në kinematografinë greke dhe për të arritur karrierën që ka sot i është dashur mund e punë. Së fundmi, në një intervistë të dhënë për një revistë greke, Nikos Gelia ka treguar edhe një episod me policët grekë disa vite më parë. “Para disa vitesh më ndaloi policia pranë shtëpisë time dhe kërkoi të verifikonte patentën. Kur mësuan se isha nga Shqipëria më kërkuan të hapja bagazhin, ku kisha dhe kostumet e shfaqjeve. Më pyetën se çfarë punoj…

Read More

Gazetarja Klodiana Lala në rubrikën “Opinion” në News24 foli për aplikacionin SKY dhe zbardhjen e bisedave apo përgjimeve që janë bërë nga ky aplikacion. Gjatë bisedës në studio gazetarja u shpreh se ky është vetëm fillimi dhe se me vijimin e hetimeve mund të ketë të tjera ngjarje të mëdha. “Operacioni Metamorfoza na tregoi se si krimi i organizuar ishte bërë një me Policinë e Shtetit, me zyrtarë të drejtësisë, por edhe investitorë strategjikë ishin përfshirë në krime të rënda. Aplikacioni SKY është një telefon i posaçëm dhe jo të gjithë mund ta përdorin dhe ka një linjë të dedikuar…

Read More