Author: tirana

Turqia ka paralajmëruar Moskën që të shmangë përshkallëzimin e mëtejmë, pasi një anije furnizimesh, në pronësi turke, u sulmua fundjavën e kaluar nga marina ruse, tha zyra e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. “Pas ndërhyrjes [ruse], bashkëbiseduesit tanë në Federatën Ruse u paralajmëruan në mënyrë që të shmangen përpjekje të tilla, të cilat përshkallëzojnë tensionet në Detin e Zi”, tha Presidenca turke, duke thyer heshtjen disaditore për këtë incident. Anija Sukru Okan po lundronte nën flamurin e Palauit dhe të dielën e kaluar një luftanije ruse shtiu drejt saj. Më pas personeli ushtarak rus kreu inspektime brenda anijes dhe…

Read More

Policia e Sarandës ka arrestuar mbrëmjen e sotme një person, pasi kundërshtoi me dhunë një efektiv gjatë tentativës për ta ndaluar. 22-vjeçari me inicialet K.M. ka qenë duke lëvizur me makinë në fshatin Vrinë, kur i është kërkuar nga policia të ndalojë, por ai nuk i është bindur urdhërit të uniformave blu. Përkundrazi, drejtuesi i mjetit ka shtuar shpejtësinë duke goditur një agjent të policisë kriminale, i cili mbeti i plagosur. Pas një ndjekje që zgjati disa minuta, 22-vjeçari u ndalua dhe gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike e llojit kokainë si dhe dhjetëra fishekë automatiku. Gjithashtu, rezultoi…

Read More

Gjatë një konflikti të çastit mbrëmjen e sotme në Kuçovë është plagosur me thikë E.B., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen dhe po kqyren kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Read More

Prej disa ditësh qarkulloi lajmi se Kiara mund të ishte shtatzënë, pas një fotoje ku ajo dukej me barkun e rrumbullakosur. Teksa ka zhvilluar një live sot në Instagram, Luizi ka folur për këtë thashethem, të cilin e ka mohuar. “Këtu nuk kemi test shtatzanie, por nuk ka shfaqur shenja, kështu të vjella e gjëra. Kiara nuk është shtatzënë”, tha Luizi.

Read More

Mediat në Itali kanë kritikuar sjelljen e katër turistëve italianë që u larguan nga restoranti në Berat pa paguar faturën e darkës që konsumuan. Il Messaggero i ka kushtuar një artikull këtij rasti, duke e cilësuar si një “arratisje të neveritshme”. Fatura që italianët duhet të paguanin ishte 80 euro, ose e thënë ndryshe 20 euro për person. Ka qenë stafi i restorantit që publikoi në rrjetet sociale momentin kur ata largohen nga restoranti. Grupi i turistëve italianë ia mbathin me vrap nga restoranti, edhe pse nuk ka asnjë që i ndjek ata nga pas.

Read More

Forcat e sigurisë së Iranit kanë arrestuar nëntë aktiviste të të drejtave të grave në disa qytete në provincën veriore të Gilanit. Ky zhvillim vjen në kohën kur autoritetet po vazhdojnë shtypjen në prag të përvjetorit të parë të vdekjes së Mahsa Aminit, e cila vdiq sa ishte në paraburgim nën dyshimet se kishte shkelur rregullat për veshjen e hixhabit, apo shamisë së kokës. Në mesin e të arrestuarave më 16 gusht janë: Mateen Yazdani, Forough Sami’nia, Yasmin Hashdari, Jelve Javaheri, Zahra Dadras, Negin Rezaei, Shiva ShahSiah, dhe Vahehdeh KhoshSirat, njoftuan aktivistët përmes rrjeteve sociale. Arsyet e arrestimit të tyre…

Read More

Një 16-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga trampolina në liqenin e Ohrit në Pogradec. I mituri ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 1, Pogradec, një 16-vjeçar duke luajtur, është rrëzuar aksidentalisht nga trampolina, në liqenin e Ohrit, Pogradec. Ky shtetas u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia .

Read More

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka njoftuar se Britania e Madhe ka hartuar një listë të re me emrat e personave në Shqipëri të shpallur non-grata. Sipas tij, britanikët po bëjnë një gabim me politikën e tyre për të mbajtur sekretë emrat që ndodhen në këtë listë. “Britanikët kanë një politikë shumë të gabuar që mbajnë sekret emrat “non grata”. Lista e re që ka ardhur, duhet të bëhet transparente për publikun, ndryshe nuk ka asnjë vlerë…”, shkroi ai në Facebook.

Read More

Prej disa ditësh, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po kalojnë disa ditë pushimi në Turqi. Ditën e sotme, këngëtari ka dalë live në Instagram, ku i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve. Një pyetje ka qenë nëse nëna apo nusja është e para. “Pyetja duhet bërë kështu ‘Kur je keq thua o Kiara vdiqa, apo o nënë vdiqa’. Sigurisht është nëna. Tani unë nuk kam kaluar me Kiarën aq gjëra, aq sakrifica sa kam parë me nënën. Secila ka vendin e vet. Edhe Kiarën e dua, jap jetën për të”, u përgjigj Luizi.

Read More

Dhjetë persona raportohet të kenë humbur jetë pas një aksidenti tragjik ajror në Maljazi. Një avion tip “Beechraft 390” u rrëzua në autostradë në Kualalumpur. Aeroplani me tetë persona në bord ra mbi një makinë dhe motoçikletë. Të gjithë persona në ekuipazhi ne avioni ndërruan jetë, duke përfshirë dhe dy persona që po udhëtonin me mjetet e tyre. Shefi i Policisë së qytetit tha për Reuters se avioni humbi kontaktin me kullën e kontrollit të trafikut ajror dy minuta para se të binte pranë aeroportit Sultan Abdul Aziz Shah të qyteti.

Read More

Një shqiptar është dëbuar nga Irlanda, për t’u ekstraduar drejt vendit tonë me një avion ushtarak. Ai u nis drejt Tiranës, i shoqëruar nga efektivë të armatosur të Byrosë së Emigracionit. Arsyeja pse u zgjodh kjo formë deportimi ka të bëjë me një kërcënim që shqiptari i bëri stafit të një avioni. Autoritetet irlandeze vendosën të mos rrezikonin një përshkallëzim të situatës. Deportimi i tij u urdhërua në muajin prill, pasi dështoi të fitonte azil. Ky është një prej rasteve të rralla kur avioni ushtarak përdoret për deportime.

Read More