Dorëheqja e tre pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës në veri rreth 1 muaj pas fillimit të punës, ka nxitur reagime nga autoritetet në vend dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar. Shefi i misionit të Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, tha se EULEX po ndjek nga afër zhvillimet shqetësuese, ndërsa theksoi se “përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe e mbrojnë”. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkroi se dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia. “Kjo është…
Author: tirana
Me motive nga kënga “Barbaro Vasiliko”, Kida, Lyrical Son dhe Mc Kresha bashkuan forcat e tyre artistike për këngën me titull “Fluturu”. Teksti është shkruar nga vet artistët në bashkëpunim me reperin Elinel, gjersa për muzikën dhe producimin u kujdes Bigdeal Records.
Një aksion i policisë për plazh të lirë, ka vënë në pranga dy administratorë biznesesh që kishin vendosur shezlongë dhe çadra jashtë lejes nga autoritetet në Ksmail. Po ashtu gjatë aksionit u sekuestruan 432 shezlongë dhe 216 çadra që ishin vënë pa autorizim tek “Pema e Thatë” dhe “Laguna”. Administatorët e stacioneve të plazhit ndër të tjera nuk deklaronin të ardhurat që gjeneronin nga ky aktivitet dhe siç bën të ditur policia, ata do të hetohen për dy vepra penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Dy persona janë vënë nën hetim nga policia, pasi kishin zënë hapësirën…
Autori i dyshuar i pesë vjedhje të ndodhura në Tiranë, 3 prej të cilave të kryera me dhunë, është arrestuar nga policia. Në pranga ka rënë 40-vjeçari me inicialet A.Sh., por edhe një person që akuzohet si përvetësuesi i sendeve të vjedhura. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “The runner”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve: – A. Sh. alias J. N., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja me dhunë”; – R. P., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përvetësimi…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një analize të gjatë, thotë se ky ka qenë një gusht ndryshe për politikën shqiptare që sipas saj përgjithësisht përgjumet e qetësohet gjatë këtij muaji. Tabaku ka analizuar situatën me taksat në vend, ku thotë se në çdo taksë socialiste fshihet hija e zezë e një takse për arsye korruptive, ajo jep edhe zgjidhje. “Nga premisa e angazhimit për të kthyer luftën kundër korrupsionit në një prioritet kombëtar. Gjithçka sot është e manipuluar nga dora e zezë e korrupsionit, në çdo taksë socialiste fshihet hija e zezë e një takse për arsye korruptive.…
Këngëtarja nga Kosova, Rita Ora është prej disa vitesh pjesë e jurisë së “The Vocie Australia 2023”, për të përzgjedhur talentet e rinj në këtë vend. Sihana Haxhnikaj befasoi jurinë dhe Ritën, me të cilën foli edhe shqip. 16-vjeçarja me origjinë nga Kosova, ka dhënë një intervistë për “Klan Kosova”, ku ka treguar për emocionet që përjetoi atë mbrëmje dhe dëshirën e madhe që ka për të punuar me Ritën. “Kur u bëra ekipi i Ritës dhe kur ajo e ka kthyer karrigen jam bërë shumë e lumtur dhe e entuziazmuar, gjithmonë e kam dashur Ritën që kur kam qenë…
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në Twitter qëndrimin e tij për arrestimet e fundit nga SPAK, në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Përmes një shkrimi të gjatë, Rama thekson se disa flasin sot sikur SPAK-u është dallga e Zotit dhe qeveria porti i Djallit. “Kjo drejtësi sot ka lindur e po rritet përditë, sepse Partia Socialiste e Shqipërisë mbajti zotimin e saj më solemn e më të vështirë për të realizuar, përballë 100 viteve përqeshjeje me drejtësinë në historinë e shtetit shqiptar, kur nuk u prek kurrë dot nga drejtësia asnjë individ i pushtetshëm apo i lidhur me pushtetin, ku…
Orgen Munushtiri, 23-vjeç është bërë viral në media sociale, është vënë në pranga nga policia, pasi gjatë ditës së djeshme vodhi njëra pas tjetrës një market dhe dy biznese, në Korçë. Kjo me një thikë dhe i pa maskuar. Pasi grabiti një market në Korçë, nga ku mori një shumë të konsiderueshme parash duke kërcënuar me thikë shitësen, 23-vjeçari u fut për të vjedhur edhe në dy biznese të tjera. I riu u fut fillimisht në një market në lagjen nr. 4, Korçë, ku ka kërcënuar me një thikë shitësen e dyqanit, e më pas ka marrë lekët në arkë.…
Autori i plagosjes së policit Redin Çaushaj del sot para gjykatës së Vlorës për marrjen e masës së sigurisë. 60-vjeçari Thodhori Mërkuri plagosi policin më 15 gusht. 25-vjeçari me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, ishte jashtë orarit të shërbimit, por duke ecur pa dy persona që po konfliktoheshin dhe ndërhyri menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, por u godit me thikë në qafë. Autori Thodhori Mërkuri u arrestua pas disa orësh ndjekje nga policia. Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar aktin e efektivit. “Respekt për Redin Çaushajn, të riun e Policisë së Shtetit që u plagos duke ndërhyrë…
Shqipëria turistike si kurrë më parë këtë verë ka pushtuar jo vetëm mediat europiane, por ka edhe fluksin më të madh të turistëve që zgjedhin plazhet e vendit tonë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tabelë nga “Eurocontrol Network”, ku thekson se Shqipëria turistike është e para në Europë për rritjen e fluksit të fluturimeve. Një raport i Eurocontrol Flights tregon se Shqipëria zë vendin e parë në Europën Juglindore për rritjen e fluksit të fluturimeve. Raporti i referohet fluturimeve për javën 9-15 gusht. Krahasuar me vitin 2019, Shqipëria ka njohur një rritje prej 80% të fluksit të fluturimeve për…
Këtë të premte në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca ku të arrestuarit nga SPAK-u për koncesionin e sterilizimit do të njihen me masën e sigurisë. Klodjan Rjepaj- ‘arrest me burg’ i akuzuar për ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’ Ilir Rrapaj- ‘arrest me burg’ i akuzuar për ‘Mashtrim’ Saimir Kadiu- ‘arrest shtëpie’ i akuzuar për ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’ Marsela Serjana- arrest shtëpie, e akuzuar ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’ Arben Gjata- detyrim paraqitje, i akuzuar ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’ Naile Ajazi- detyrim paraqitje, i akuzuar ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe…
Policia e Shtetit ka arritur që të identifikojë autorin e plagosjes me thikë të një 41-vjeçari mbrëmjen e kaluar në Kuçovë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Llukan Prifti”, pas një konflikti të çastit, ku 41-vjeçari E.B ka qëlluar me thikë 24-vjeçarin B.A, pas një konflikti të çastit. Pas plagosjes, autori u largua nga vendi i ngjarjes, por është arritur të identifikohet dhe është shpallur në kërkim nga policia. 24-vjeçari vijon të jetë i shtruar në spital, por është jashtë rrezikut për jetën.