Author: tirana

Ish-kryeministri Sali Berisha përjashton çdo mundësi bashkëpunimi me Lulzim Bashën për zgjedhjet lokalë në Kukës. Gjithashtu përjashton dhe mundësinë për të dalë me një kandidat të vetëm. “Me Lulzim Bravën ka aleancë aq sa mund të ketë me Taulant Ballën. Demokratët duhet të bashkohen por Lul Brava e Ali Basha janë pengje mjerane të keqpërdorura nga Edi Rama”,-tha Berisha.

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka përshëndetur aksionin e Policisë së Shtetit për lirimin e hapsirave bregdetare publike të zaptuara nga të ashtëquajturit pronarë të plazheve. Balla shprehet se Policia e Shtetit po bën detyrën ndaj vendit e pushuesve dhe do të garantojë “plazhe të lira” në të gjithë vijën bregdetare duke theksuar se kjo pasuri kombëtare i takon popullit dhe jo abuzuesve të çdo kategorie. “Pushtimi i plazheve apo hapsirave bregdetare publike nga individë që shkojnë e vendosin çadrat dhe ulëset e tyre, pa asnjë lloj lejeje dhe kontrate me shtetin, është një fenomen në zhdukje, por ajo që…

Read More

Në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët, Sali Berisha deklaroi se koncesionet në shëndetësi janë në të gjitha aspektet vjedhja e dytë më e madhe e shekullit. “Fatura e tyre minimale, e përcaktuar si faturë dysheme në kontrata, për 10 vite, shkon në 450 milionë euro. Por, sipas zbatimit dhe vjedhjeve që bëhen gjatë zbatimit të këtyre praktikave, kjo faturë ka të gjitha potencialet të shkojë në 900 milionë deri në 1 miliard euro mbi shpatullat e shqiptarëve. Sot, natyrisht çështje dite është sterilizimi dhe koncesioni i sterilizimit që ishte parashikuar t’u kushtonte në 10 vite me kursin e…

Read More

Vera është një luftë e përjetshme kundër mushkonjave. Si ta shmangim këtë? Metoda më e mirë është përdorimi i insekticideve, por jo gjithmonë është mjaftueshëm. Edhe një nga manjatët e mëdhenj të teknologjisë, miliarderi Bill Gates, po përpiqet të gjejë zgjidhjen përfundimtare. “E vërteta, fatkeqësisht, është se ne të gjithë kemi aromë si ushqim i shijshëm për mushkonjat”,-shpjegon ai përmes një postimi të ri në blogun e tij. Ilaçi përfundimtar mund të vijë nga Zvicra, falë kompanisë dsm-firmenich, një kompani aromatike që punon në një formulë që përmban aroma që i largojnë mushkonjat. Puna nuk do të ndalet me kaq…

Read More

Rrjeti i mirënjohur informativ gjerman “Derwesten” vlerëson se Shqipëria po bëhet një alternativë reale për pushime ndaj Greqisë dhe Spanjës me diell, plazhe dhe det duke shpenzuar pak para. Ato kanë krahasuar tendencat e turistëve që po zgjedhin mes vendit tonë me ato të Spanjës e Greqisë. Sipas kësaj medie për vite me radhë një javë pushime në Spanjë apo Greqi ka qenë një vendimmarrje klasike për shumë turistë gjermanë por dëshira e tyre për shumëllojshmëri destinacionesh po rritet pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit. Tashmë pushimet në Spanjë apo Greqi kanë ndeshur në një konkurrencë të re nga Shqipëria…

Read More

Detaje të reja publikohen nga vendimi i GJKKO-së për skandalin në Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me koncesionin e sterilizimit Në vendimin e gjykatës shkruhet se ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj qëndrojnë më shumë jashtë Shqipërisë se sa brenda vendit sipas sistemit TIMS dhe mundësia e largimit të tyre është shumë e madhe. “Gjykata vlerëson se kemi të bëjmë me frikë, mendim dhe dyshim të arsyeshëm se të dyshuarit po të lihen pa masë mund të largohen për të pamundësuar apo penguar qëllimisht zhvillimin normal të procedimit penal, duke pasur parasysh pasojat e veprës dhe…

Read More

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, u arrestuan dje me urdhër të SPAK për koncesionin e sterilizimit. Ata do të njihen sot me masën e sigurisë, ndërkohë që të dy shfaqen të buzëqeshur dhe të “çliruar” para togave të zeza. Rjepaj akuzohet për shpërdorim detyre, sa i takon procedurave të koncesionit, që u dha më dhjetor të vitit 2015, ndërkohë Rrapaj për mashtrim.

Read More

Me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut” Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, ka ftuar në një darkë informale të hënën (21 gusht) liderët e Ballkanit Perëndimor. “Shqipëria ishte e ftuar, por nuk do të përfaqësohet”, shkruan Protothema. Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së të rajonit do të do të mirëpriten mbrëmjen e së hënës së 21 gushtit, në orën 20.15 nga Kyriakos Mitsotakis në Megaro Maximos ku dop të flitet për zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit. Kjo shënon rolin udhëheqës që luan Greqia si një shtyllë e stabilitetit, paqes dhe sigurisë së…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se të ishte në dorën e kryeministrit Edi Rama, asnjë nga miqtë e tij nuk do të ishte sot në burg. Pas arrestimeve të SPAK-ut për koncesionin sterilizimit, Bardhi thotë edhe se Edi Rama s’ka asgjë në dorë për të ndaluar drejtësinë, e shton se ndërhyrjet e SHBA-së bënë që Rama të mbaj larg duart nga drejtimi i SPAK. Postimi i plotë Të ishte për Edi Ramën dhe PS, sot në drejtimin e SPAK do ishte një ushtar i tij, që siç provoi GJKKO kërkoi burg për ish-zëvendësministrin por jo për…

Read More

“Stuhi” tërmetesh të njëpasnjëshme janë regjistruar në Napoli të Italisë. Një sekuencë sizmike tronditi Campi Flegrei, në gjirin e Pozzuolit. Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv) regjistroi shtatë lëkundje të ndryshme, më intensivja prej të cilave ishte me magnitudë 3.3, të regjistruara në orën 6:18 të mëngjesit në një thellësi prej dy kilometrash. Frikë midis popullatës së Pozzuolit dhe komunave të tjera në zonën e Phlegraean, shumë u zgjuan në mes të natës dhe ka edhe nga ata që dolën në rrugë. Goditja e parë është regjistruar në orën 1:58 me një magnitudë 2.0. Në orën 2:01 e dyta,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “La Stampa”, ku ka zbardhur diskutimet me homologen e tij italiane, Giorgia Melonin që e ftoi të kalonte disa ditë pushime në Vlorë. Fokusi i diskutimeve ka qenë për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe investimeve, ku vëmendje ka marrë edhe projekti i ujësjellësit që është diskutuar në mediat italiane nga Shqipëria në Puglia. Intervista e plotë Ajo u nis dje në orën 23:00 me tragetin Prince për në Brindisi: një kat i tërë i anijes ishte rezervuar për të, familjen dhe stafin e saj. Sigurim, kamerierë, motobarkë, vizitë shumë private.…

Read More

Kryeministri Edi Rama që ka zbuluar se kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni i ka kërkuar ambasadorit italian në Tiranë, që të paguajë faturën e katër të rinjve që u larguan nga një restorant në Berat pa paguar. Në intervistën e dhënë për “La Stampa”, Rama ka treguar se Meloni i ka thënë ambasadorit Italian që duhet të paguajë faturën pasi Italia nuk mund ta humabsë respektin kështu. “Në mediat shqiptare dhe në TikTok nuk u fol veçse për një grup italianësh që u arratisën nga një restorant në Berat pa paguar. Pronari e hodhi poshtë. Kur i thashë Giorgias, të…

Read More