Një infermiere britanike është gjetur fajtore për vrasjen e shtatë fëmijëve të porsalindur dhe për tentim-vrasjen e gjashtë të tjerëve në një spital të neonatologjisë ku ajo punonte. Lucy Letby, 33-vjeçare, u përball me gjykim që nga tetori i vitit të kaluar. Ajo u akuzua se kishte injektuar viktimat – foshnje të cilat ose ishin të sëmura ose kishin lindur para kohe – me ajër, i ka mbiushqyer me qumësht dhe i ka helmuar me insulinë. Një juri në Gjykatën Mbretërore të Mançesterit e gjeti atë fajtore pasi për 22 ditë shqyrtoi lëndën e saj. Letby ishte arrestuar pas vdekjeve…
Author: tirana
Automjetet e OKB-së janë sulmuar nga fadroma të turqve në Qipro. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, incidentet ndodhën mëngjesin e së premtes në zonën neutrale, pranë Pyla-s, mes turqve qipriotë dhe përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara, të cilat u dënuan nga Nikosia, Athina, BE dhe UNFICYP. Përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara u drejtuan në zonë për të bllokuar punimet e rrugës, të cilat përbëjnë shkelje të status quo-së. Aty u rrit tensioni, me grupe turqish qipriotë që sulmuan fizikisht disa burra të UNFICYP dhe dëmtuan automjetet e paqeruajtësve. Në një deklaratë, UNFICYP dënoi sulmet…
Kryeministri Edi Rama do të jetë në Slloveni në 28 dhe 29 gusht, i ftuar në Forumin Strategjik Bled. Forumi Strategjik Bled është një “platformë globale për gjenerimin e ideve dhe shkëmbimin e pikëpamjeve mbi shoqërinë bashkëkohore dhe të ardhmen e saj. Forumi është e përkushtuar për të krijuar një botë të qëndrueshme duke ofruar pikëpamje dhe zgjidhje strategjike për çështjet më urgjente të së sotmes dhe të së nesërmes. Kjo nuk është hera e parë që Rama bëhet pjesë e forumit si folës, ai ka qenë i pranishëm në këtë organizim edhe në vitin 2021 si dhe në shkurt…
Këto shenja japin gjithçka për punën e tyre. Ata duan të kenë sukses, të arrijnë lart dhe të shkëlqejnë. Dhe jo vetëm kaq. Ata duan që përmes punës dhe karrierës së tyre të kenë një jetë të rehatshme dhe luksoze si për veten ashtu edhe për familjen e tyre. Kjo është arsyeja pse ata janë gjithmonë të gatshëm të mbështesin, bashkëpunojnë, si dhe të marrin përsipër punë ose detyra shtesë, pa u ankuar, edhe nëse u caktohen në momentin e fundit. BRICJAPI Ai është i pari në listën përkatëse, pasi është ndoshta më punëtori nga pjesa tjetër e zodiakut. Ai…
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Paulesh, ku nga përplasja e fortë, një nga mjetet ka përfunduar jashtë rrugës dhe është përmbysur. Nga ky aksident fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme të shumta materiale, por vetem drejtuesit mjeteve kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i Malit të Zi Jakov Milatoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, presidenti i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Borjana do të jenë në Athinë për të marrë pjesë në darkën joformale për zgjerimin që do të mbahet në Athinë. Shqipëria është e ftuar në nivel presidenti, por nuk do të përfaqësohet në këtë takim. Menjëherë pas publikimit të lajmit Presidenti Begaj është detyruar të japë dhe shpjegimin e këtij refuzimi. Ai thotë se arsyeja ka të bëjë me agjendën e tij të paracaktuar më herët.
Numërimi mbrapsht ka nisur, ndërsa brenda kësaj jave kombëtarja e Italisë do të njohë trajnerin pas dorëheqjes surprizë të Roberto Mançinit. Vendimi i tij, i kapi të gjithë në befasi, ndërsa që nga ajo ditë emërimi i pasardhësit është kthyer në një çështje kombëtare të rrethuar me shumë polemika. Kjo lidhet me emrin e Luçiano Spaletit, të përzgjedhurin e Federatës Italiane të Futbollit. Por firma me ish-trajnerin e Napolit, kampion të Serisë A në sezonin e fundit është e vështirë. Ai është ende nën kontratë me klubin napolitan, që kërkon rreth 3 milion euro për të aktivizuar klauzolën e lirimit.…
Dy të rinj janë arrestuar 20 minuta pasi kishin vjedhur një makinë në një pikë lavazhi, pranë Plazhit të Vjetër në Vlorë. Të arrestuarit kishin arritur të merrnin mjetin me pretendimin se i ka dërguar pronari i tij. Një makinë tip “golf” e parkuar pranë një lavazhi nga pronari i mjetit, nuk është gjetur më nga ky i fundit pasi u kthye për ta marrë, pasi dy persona me pretendimin se i kishte dërguar pronari i makinës, kanë arritur ta vjedhin mjetin, me të cilin janë larguar më pas. Pronari ka lajmëruar menjëherë policinë për ngjarjen dhe rreth 20 minuta…
Dega e Partisë Demokratike të Kukësit (grupim në mbështetje të Lulzim Bashës) ka bërë sërish thirrje që demokratët të dalin me një kandidaturë të vetme në zgjedhjet e reja që do të mbahen më 24 Shtator për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të qytetit verilindor. Ky reagim vjen, pasi kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët e mohoi kategorikisht bashkëpunimin me grupimin e Lulzim Bashës për zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës. Në reagimin e tyre, PD e Kukësit bën sërish apel “për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse për të gjithë demokratët, bashkimin e tyre në një përfaqësim…
“Vitet 1990 ishin një dekadë kyçe për politikën e jashtme dhe të sigurisë së Gjermanisë – gjatë kësaj periudhe, roli i saj ndërkombëtar u ripërcaktua. Gjermania e bashkuar ka rifituar pozicionin e saj të vjetër gjeopolitik si një fuqi qendrore në zemër të Evropës, por e ka ripërcaktuar atë në një ndarje të vetëdijshme nga e kaluara,” shkruan Michael Staack në hyrje të recensionit të tij për librin “Bundeswehri në Ballkan. Mes luftës dhe ruajtjes së paqes” të Agilolf Kesselring, botuar në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ). Në një pjesë të shkurtër të librit, për periudhën pas Luftës së Dytë…
Jetojmë në kohën e rrjeteve sociale dhe ditët e sotme çdo informacion, çdo të re e marrim vesh nëpërmjet tyre. Madje edhe dashurinë e jetës shumë persona e kanë gjetur në rrjete sociale. Këtë na e vërtetojnë historitë e veçanta të dashurisë së 7 çifteve të njohur shqiptar të cilët sot janë të martuar dhe shumë të lumtur bashkë. 1.Marina dhe Getoari janë njohur në Instagram. Ka qenë Geti ai që i ka shkruar i pari Marinës duke i kërkuar ta takonte. “Pse duhet të takohem me ty?”, ia ka kthyer Marina “Çfarë mund të bëjmë ne të dy bashkë?…
Ndërsa vijon provimi online për maturantët që kanë zgjedhur degën e mjekësisë së përgjithshme, edhe fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës do të zhvillojë konkursin më datë 23 gusht, në pallatin e Kongreseve. Për disa nxënës ka përplasje datash dhe oraresh e rrjedhimisht, qendra e shërbimeve arsimore ka njoftuar se do të kenë mundësinë që të përcaktojnë një orar apo ditë tjetër. Nga e hëna e 14 gushtit, çdo ditë ka vijuar testimi i informatizuar për degën e mjekësisë ku kanë aplikuar 1813 maturantë e do të përzgjidhen vetëm 400 prej tyre.