Author: tirana

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci publikoi disa pamje nga puna për pastrimin e katër pikave të ndotura në fshatin Golem, nga ku janë hequr mbi 15 ton mbetje. Beci shkruan se brenda një muaji në territorin e disa fshatrave të njësisë Rrethina, në Bardhaj, Grudë e Re, Hot i Ri, Shtoj i Ri dhe Golem janë hequr mbi 80 ton mbetje urbane dhe inerte, të depozituara pa të drejtë nga banorë e biznese, në pika të palejuara. Postimi i plotë: Sot është ndërhyrë për pastrimin e katër pikave të ndotura në fshatin Golem, nga ku janë hequr mbi 15 ton…

Read More

Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale. Në një intervistë për gazetarin Igli Çelmeta, Koloneli Dilaver Goxhaj foli për arrestimin e djalit të tij Dritan Goxhaj. Ai u shpreh se Shqipëria po sillet si  protektorat i Gjykatës Speciale. Ndërsa nuk pranon faktin që të ketë një gjyq pa prezencën e avokatit. “Kur po dilte nga zyra e avokatit erdhi postieri dhe i solli njoftimin që u konfirmua kërkesa për rinovim. Por sot kanë dashur të bëjnë gjyqin për revokimin e masës së sigurisë,-i thamë. Në sallën e gjyqit konstatova se ishin administruesit e administratës…

Read More

Karbohidratet dhe yndyra në patatina rrisin tendencën tuaj për të ngrënë më shumë edhe nëse nuk jeni të uritur. Ekziston edhe një term biologjik për të: hiperfagjia hedonike. Të gjithë e kemi përjetuar, por një studim i botuar në Frontiers in Psychology e ka vërtetuar këtë tek brejtësit. Kur minjtë u njohën me katër lloje të ndryshme ushqimesh: yndyrna, karbohidrate, një përzierje yndyrash dhe karbohidratesh dhe patatinat, shumë shkuan për ushqimin me yndyrë dhe karbohidrate, por shumica ecën drejt patatinave. Kjo do të thoshte se përveç yndyrës dhe karbohidrateve kishte diçka tjetër në patatina që i shtynte ata ta dëshironin…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur gazetarit Mero Baze, lidhur me deklaratën e këtij të fundit se biznesmeni Agim Zeqo i ka paguar shpenzimet e kurimit në Vjenë. Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se nuk ka asnjë lidhje me Agim Zeqon, i cili është një prej dy biznesmenëve që do të ngrenë “Kullën Mali i Tiranës”, dhe as nuk ka pasur kur ka qenë në qeverisje. Pas kësaj deklarate, reagoi gazetari Mero Baze, duke thënë se Agim Zeqo është mburrur për nderin që i ka bërë Bershës, duke treguar Zeqo vetë se i ka paguar shpenzimet e…

Read More

Këtë fundjavë do të kemi mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike, falë masave ajrore relativisht të thata. Moti do të jetë i kthjellët deri në mesdite, më pas zhvillim dhe alternime të vranësirave mesatare deri të dendura ndërsa gjatë natës sërish kthjellime. Ditën e diel reshje të dobta shiu do të jenë prezente në male në pjesën juglindore të vendit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi deri 13m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Read More

Ambasada e Italisë në Shqipëri thotë se ka paguar sot faturën e darkës që konsumuan katër turistë italianë në Berat, dhe u larguan pa e paguar. Në një njoftim në rrjetet sociale, Ambasada Italiane thotë se ka shlyer faturën, sipas porosisë së kryeministres Giorgia Meloni, duke shtuar se uron që raste të tilla të mos përsëriten. Incidenti u bë viral, pas denoncimit të restorantit në rrjetet sociale, për mospagesën e faturës pre 80 euro nga turistët italianë dhe shumë shpejt u pasqyrua në mediat vendase, tashmë edhe ato ndërkombëtare.

Read More

Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për letërnjoftime dhe pasaporta do të jenë të hapura edhe dy të shtunat e ardhshme, me datë 19 dhe 26 gusht. Kjo për të lehtësuar shërbimin për qytetarët që kanë ardhur për të pushuar në Shqipëri, e njëkohësisht të ripajisen me dokumente identifikimi dhe udhëtimi. Procedura për aplikim për letërnjoftim apo pasaportë do të realizohen në zyrën e “IdentiTek”, që ndodhet në zonën ku banoni.

Read More

Fenomeni i ‘Ultras’, me bandat e mirë organizuara mbështetësish që arrinin dhunë ekstreme, nisi në Itali në fund të viteve 1960, por filloi të përhapet në Evropën Juglindore në vitet 1980. Sot ky fenomen ka marrë përmasa gjigante dhe shqetësuese. Vrasja e 19-vjeçarit Alkis Kampanos në Selanik (viti 2022), e cila pasoi atë të tifozit 28-vjeçar bullgar të Arisit, Tosko Bozajiski (viti 2020), nga një tifoz i PAOK-ut nxiti reagime dhe u duk sikur për pak incidentet e përgjakshme po ndaloheshin. Por sulmet huligane dhe rrahjet edhe mes të miturve për veshjen e bluzave të skuadrave rivale vazhdojnë me një…

Read More

Nga Skënder Minxhozi/ Ndoshta përgjigja e kësaj pyetjeje duhet kërkuar jo mes lajmeve të këtij gushti plot turistë e rrëmujë plazhesh, por diçka më herët. Tre javë më parë socialistët thirrën Asamblenë e tyre dhe brenda një ore shkarkuan të gjithë sekretariatin, më saktë sekretarin e përgjithshëm Gjiknuri dhe tetë sekretarët e tjerë në rresht. Partia ka mbetur prej atij momenti pa sekretariat, ndërkohë që në vend të Gjiknurit është vendosur një person-dezhurn që ngjan më shumë me një gomë rezervë për raste emergjencash. Ajo që ndodhi në Asamblenë socialiste është diçka që kaloi pa u vënë re nga mediat,…

Read More

Ambasada e SHBA-së në Tiranë në ‘Facebook’ njofton se ka mirëpritur sot të ngarkuarin e ri me Punë, David Wisner dhe familjen e tij. Në fjalën e tij përshëndetëse, Wisner tha se është një nder për të që të shërbejë në Shqipëri dhe të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën e saj. Ekipi i Ambasadës së SHBA në Tiranë priti sot në Shqipëri të Ngarkuarin e ri me Punë, David Wisner dhe familjen e tij. Wisner tha se është një nder të shërbejë në Shqipëri dhe ai pret me kënaqësi të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën e…

Read More

Detaje të reja janë zbuluar nga dosja e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion ku tregohen njohjet mes ish-zv.ministrit të Shëndetësisë, Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili zotëronte shumicën e aksioneve në kompaninë Sani Service që iu dha koncesioni 100 mijë euro i sterilizimit. Njohja e tij është nxjerrë zbuluar nga regjistrat e fakultetit të Mjekësisë në 1991-1994, ku kanë përfunduar studimet bashkë me shtetasin A.LL., i cili është drejtor në kompaninë koncesionare Sani Service. Po kështu njohjen mes Rrapajt dhe Rjepajt e konfirmoi bashkëstudentja D.N., sipas dosjes së SPAK të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala. “Po e njoh Ilir…

Read More