Author: tirana

Trajneri Luixhi di Biaxho jeton prej tre javësh në Tiranë pasi mori drejtimin e ekipit të Dinamos. Ai ka dhënë një deklaratë për “La Repubblica” ku shpjegon se si e bindi projekti në Shqipëri dhe se si Siti Group beson shumë te klubi. Madje ai ka zbuluar se është ndihmuar shumë edhe nga ish-drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare. “Na ndihmon Igli Tare, ish-drejtori i Lacios. Këtu në Shqipëri takoj shumë italianë me pushime, ikin nga vendi ynë për shkak të çmimeve. Dallimi mes tyre dhe meje është se plazhet e bukura në jug të Vlorës i shoh vetëm në…

Read More

Struga e drejtur nga trajneri Shpëtim Duro për herë të parë në histori siguroi fazën ‘play-of’ të një kompeticioni europian dhe më konkretisht në Conference League. Megjithatë ndeshjen pritëse kundër islandezëve të Breidablik nuk do ta luajë në stadiumin e saj në Strumicë, pasi nuk i plotëson kriteret. Për këtë arsye në bashkpunim me UEFA-n, Federatën Shqiptare të Futbollit dhe atë të Maqedonisë, është vendosur që më 24 gusht ndeshja e parë e turit ‘play-of’ të luhet në ‘Elbasan Arena’. Gjithsesi kjo nuk do jetë ndeshja e vetme ‘play-of’ e Conference League që do luhet në ‘Elbasan Arena’. Kjo pasi…

Read More

Luiz Ejlli ka komentuar për herë të parë në mënyrë indirekte dasmën e ish-partneres së tij të 10 viteve, Megi Topalli. Kjo e fundit realizoi një dasmë me bashkëshortin, me të cilin ka edhe dy fëmijë, në qershor. Dasma e saj shkaktoi goxha zhurmë mediatike pasi erdhi pas asaj të Luizit dhe Kiarës në maj në “Big Brother VIP”. Në një video live që ka realizuar me ndjekësit e tij në Instagram së fundmi Luizi u pyet se: “Çfarë mendon për ata që të panë ty që u martove dhe u martuan edhe ata?” Kësaj pyetjeje Luizi iu përgjigj duke…

Read More

Sali Berisha ka mohuar sot se djali i tij, Shkëlzeni, fshihet pas kullës që do të ndërtohet në qendër të Tiranës. Berisha për herë të parë nuk akuzoi kryeministrin Edi Rama, por akuzoi kryebashkiakun Erjon Veliaj, ministrin e Brendshëm Taulant Balla dhe Lulzim Bashën si autorë të shpifjeve. Ndërkohë që herë të parë foli edhe për ndërtuesit e kullës, Agim Zeqon dhe Ilir Shtufin, dyke thënë se nuk kanë dhënë asnjë qindarkë për foltoren. “Ushtria e gjobëvënësve nxori se unë paskam lidhje me investitorët dhe ndërtuesit, unë u them këtu shqiptarëve se as Agim Zeqo, as Ilir Shtufi nuk ka…

Read More

Dy turistë francezë që kishin mbetur të bllokuar në zonën e quajtur “Qafa e Thellë” në Orikum janë shpëtuar nga policia. Pas 4 orësh kërkime, u bë i mundur lokalizimi i 2 turistëve francezë, të cilët fillimisht janë asistuar me ujë dhe me ushqim, dhe më pas janë shoqëruar nga punonjësit e Policisë, deri te vendi ku ishin akomoduar për qëllime turistike.

Read More

Dështimi i transferimit të Lazar Samarxhiçit në Milano ka hapur skenarë të rinj tek Interi, me drejtuesit që duhet ende të përcaktojnë bashkë me Inzagin linjën për t’u ndjekur. Nga njëra anë është Stefano Sensi, qëndrimi i të cilit nuk përjashtohet, por muskujt e të cilit nuk garantojnë siguri, siç është provuar në të shkuarën. Në anën tjetër, Simone Inzagi u ka kërkuar drejtuesve në rast të largimit të italianit një mesfushor të gjashtë “alla Galjardini”. Trajneri synon të ketë një mesfushor fizik për ta aktivizuar në minutat e fundit të ndeshjes, të aftë të mbrojë rezultatin dhe të ndihmojë…

Read More

Vlora është qarku ku kultivohen sipërfaqet më të mëdha me pemë ulliri. Mbi 300 mijë rrënjë ullinj ndodhen gjatë gjithë zonës së kodrave në fshatrat e këtij qarku, ku spikasin Panajaja, Narta, Kanina, Bestrova, Trevllazër etj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në Facebook, pamje mbresëlënëse nga kodrat me ullinj në fshatin Trevllazër, Vlorë. Qarku i Vlorës renditet ndër të parët në shkallë vendi në prodhimin e ullinjve dhe eksportin e vajit të ullirit. E gjithë Riviera dhe jugu i Shqipërisë ka pasur vitin e fundit prodhim të bollshëm të ullirit, ndërsa përmirësimi i cilësisë po jep rezultate edhe…

Read More

Një shqiptar konsumon 39 kilogramë mish në vit, thënë ndryshe 3.2 kilogramë në muaj ose afro 750 gramë në javë. Kjo sasi është më e ulëta në Europë. Shqipëria renditet në vendin e fundit së bashku me Maqedoninë e Veriut, Moldavinë dhe Turqinë. Më shumë mish hanë spanjollët, 99 kilogramë për person në vit. Por cilat janë arsyet prej të cilave qytetarët pranojnë se kanë ulur sasinë e konsumit? Ato lidhen me moshën dhe koston e lartë. Tregtarët pohojnë se vit pas viti shesin më pak mish për arsye që nisin nga çmimi e deri tek ulja e popullsisë. Në…

Read More

“Im bir nuk ka asnjë lidhje, kategorikisht me asnjë kullë”,-tha Sali Berisha, duke mohuar zërat që i biri i tij ishte i përfitues në Kullën që do të ndërtohet në qendër të Tiranës. Në deklaratën për mediat, Berisha akuzoi kryebashkiakun Erjon Veliaj, ministrin e Brendshëm Taulant Balla dhe Lulzim Bashën si autorë të shpifjeve. Berisha theksoi gjithashtu se ka refuzuar që të jap leje për ndërtimin e kullave në kryeqytet, ndërsa projektet e tyre, sipas tij e kanë origjinën në vitin 2001, 2003. “Në planin urbanistik të Tiranës, të miratuar në vitin 2013, nuk ekzistonte asnjë ndërtesë mbi 6 deri…

Read More

Një 15-vjeçar ka humbur jetën në Dimal, gjatë punës në një lavazh. Të miturin e zuri korrenti dhe për këtë ngjarje, Policia ka vënë në pranga pronarin. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin A.H, 37 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Mëngjesin e sotëm, në lavazhin në pronësi të 37-vjeçarit, një shtetas 15 vjeç, banues në Dimal, i cili punonte si ndihmës, në këtë lavazh, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën. Në drejtimin e Prokurorisë…

Read More

Fundjava do jetë me shi dhe temperatura shumë të larta! Këtë parashikim ka bërë sinoptikania e njohur Lajda Porja. Sipas saj dita e nesërme do përfshihet nga reshje shiu, por temperaturat do jenë mbi 38 gradë. Sipas Pores vala e të nxehtit që vjen nga veriu i Afrikës do prekë Shqipërinë, ku do sjellë temperatura deri në 40 gradë. Deri më 25 gusht, moti do jetë i qëndrueshëm dhe me temperatura shumë të larta.

Read More