Author: tirana

 Policia ka vënë në pranga tre persona pas ngjarjes tragjike në fabrikën e riciklimit të aluminit në Elbasan, ku humbi jetën një shtetas indian. Ai u dëmtua aksidentalisht nga një pajisje pune. Të arrestuarit janë dy indianë dhe një shqiptar, mes tyre dhe drejtuesi i mjetit që goditi për vdekje bashkëkombësin e tyre. Gjithashtu, për këtë rast ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 2 administratorët e firmës, njëri banues në Tiranë dhe tjetri në Gramsh.

Read More

Në 18 muaj shumë oficerë të inteligjencës ruse janë dëbuar nga ambasadat në kryeqytet evropiane. Ama kjo nuk e ka penguar Kremlinin zyrtar që të përdorë metoda të reja për të mbajtur gjallë rrjetet e spiunazhit. Kur tre shtetas bullgarë u akuzuan këtë javë për pjesëmarrjen e tyre në një komplot – i shkëputur nga faqet e një romani të Ian Fleming – ai ekspozoi rrugëtimin që regjimi i Vladimir Putinit duhet të bëjë për të marrë informacione potencialisht të vlefshme dhe rreziqet që merren përsipër. Në pamje të parë bullgarët dukeshin thuajse normalë, secili me prejardhje shumë të ndryshme,…

Read More

Një video tepër e veçantë ka qarkulluar këto ditë në rrjetet sociale e publikuar nga Jonila Godole, ku tregohet ish-deputetit Gramoz Pashko, përpara se të përjashtohej nga PD më 13 gusht 1992. Fjalët e Pashkos cilësohen si profetike në mbledhjen e PD-së së asaj kohe që ishte mbledhur për përjashtimin e tij, i cili ka parashikuar edhe shpërbërjen e kësaj partie, ndërsa gjatë fjalimit të tij, bie në sy edhe tensioni dhe kundërshtimi në sallë. Pashko në fjalimin e tij, thotë se ata që kanë firmosur do të mbahen mënd si shkatërruesit e PD-së, partisë së parë antikomuniste. “Ju sot…

Read More

Sot starton sezoni i ri i Serisë A. Ndeshja e parë që do të hapë sezonin është ajo mes Empolit dhe Veronës në orën 18:30. Në po të njëjtën orë në fushë do të zbresin kampionët aktualë, Napoli. “Axurrët” do të udhëtojnë drejt Frosinones. Më pas në mbrëmje është radha e Interit i cili pret Monzën në orën 20:45. Po në atë orar Fiorentina do të sfidë në transfertë Xhenoan.

Read More

Nga Dritan Goxhaj SHQIPËRIA, KOSOVA DHE “GRUSHTI” JURIDIK I SHTETIT Të arrestuarit dhe të dënuarit e fundit të ndërgjegjes në Republikën e Shqipërisë kanë qenë në vitin 1989. Prej atij viti Shqipëria ka tentuar të ecë në rrugën europiane, pa të arrestuar apo të dënuar të ndërgjegjes. Megjithatë, plot 30 vjet më pas, Shqipërisë po i imponohet sot që të kthehet 30 vite pas. Sot, Shqipëria dhe sistemi i saj juridik po tentohen të merren peng nga ZPS-ja (Zyra e Prokurorit Special) e Kosovës dhe Gjykata Speciale e Kosovës. Lexo po ashtuAlbeu: Letër e hapur e Dritan Goxhaj nga qelia…

Read More

Dy këngëtarët, Ylli Limani dhe Noizy kanë lidhur miqësi të ngushtë me njëri-tjetrin. I shohim shpesh bashkë nëpër koncerte, nëpër prapaskena, në udhëtime dhe janë gjithmonë duke buzëqeshur! Batutat hidhen e priten nga të dy krahët dhe ndonjëherë pjesë e tyre bëhet edhe publiku, nëpërmjet rrjeteve sociale. Nëse ndonjëherë keni vrarë mendjen (kot) ç’biseda private mund të bëjnë këta personazhe me njëri-tjetrin, na e shuan kureshtjen Ylli. Ata vazhdojnë të bëjnë humor me njëri-tjetrin edhe në Whatsapp.

Read More

DashiKohët e fundit mund të keni ndjerë sikur po ngeleni pas në karrierën tuaj. Tani njerëzit kanë filluar të kuptojnë se nuk mund të ecin përpara pa ju. Të tjerët ju vlerësojnë jashtëzakonisht, pavarësisht nëse e shprehin këtë hapur apo jo. DemiKurseni energjinë tuaj sot në vend që të ecni përpara në një plan që nuk është forcuar plotësisht. Është më mirë të prisni dhe të dilni me planet “B” dhe “C” sesa të ecni përpara verbërisht me planin “A”. Të tjerët do të tërhiqen drejt qasjes suaj. BinjaketSot është një ditë fantastike për ju për të bërë çdo lloj…

Read More

Bill Clinton (William Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA. Bill Clinton është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001. Babai i tij Williama Jeffersona Blythea i Riu të cilin ai nuk e njohu kurrë, ishte agjent tregtar dhe humbi jetën në një aksident automobilistik tre muaj para se të lindte Bill. Pas vdekjes së të atit Bill dhe nëna e tij kuptuan se babai i tij ishte i martuar edhe me së paku edhe tri gra tjera në të njejtën…

Read More

Prej ditës së djeshme zjarri në Qeparo vijon të djegë sipërfaqe të madhe pyjore. Zjarri ka rënë në një mal të pyllëzuar. Për të bërë të mundur shuarjen e këtyre flakëve është ndërhyrë me helikopter nga ajri, ndërsa situata duket të jetë ende kritike. Era e fortë e vështirëson punën e helikopterit, i cili ka hasur pengesë në mbushjen e ujit dhe transportin e tij drejt vatrave aktive të zjarrit. Abc News ka siguruar pamje, teksa duken përpjekjet e helikopterit, për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit. Aktualisht, referuar deklaratave të policisë, raportohet se nuk ka rrezik për banesat

Read More

Fundjava në vendin tonë nis me temperatura të larta, ndërsa priten edhe reshje shiu. Konkretisht orët e para të mëngjesit do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin, duke sjellë dhe reshje shiu në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Ndërsa pas mesditës pritet që shirat të shtrihen në pjesën më të madhe të Shqipërisë, herë pas here rrebeshe. Zonat bregdetare do të mbeten me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta, kjo situatë atmosferike do të vijojë deri vonë gjatë natës kur pritet dobësim i reshjeve. Temperaturat e ajrit do të jenë të larta si në…

Read More

Këngëtarja Enca Haxhia ka publikuar bashkëpunimin e saj muzikor me Muharrem Ahmeti. ”Albanian” mban titullin kënga, e cila erdhi e realizuar edhe me videoklip. Në videoclip ajo ka përfshirë edhe të dashurin e saj, masazheri afrikan Mickey Neblett, i cili në klip mund të shihet duke luajtur në daulle.

Read More

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, teksa fliste në lidhje me rritjen e çmimeve, shpjegoi në “Euronews Albania” arsyet se përse në mars të vitit të kaluar u rrit dhe çmimi i bukës. “Kemi pasur një periudhë ku buka u rrit pasi u rrit çmimi. Ndërkohë tani është ulur çmimi i miellit është ulur në 60 kilogramë, por që buka vijon të shitet me të njëjtin çmim. Çmimi i bukës në mars të vitit të kaluar u rrit për shkak se u rritën dhe çmimet e produkteve bazë siç janë mielli, vaji”, tha Çoçoli.

Read More