Author: tirana

Eugen Gjyzari, avokat i Fredi Belerit tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri i vendit është duke intimiduar gjykatën me qëndrimin publik që po mban për çështjen Beleri. Gjyzari u shpreh se Gjykata e Lartë ende nuk është shprehur lidhur me këtë çështje, por shtoi se pas qëndrimeve të kryeministrit Rama janë skeptikë për vendimin e gjykatës.

Read More

Rama dhe Kurti kanë konfirmuar praninë e tyre si folës në panelet e forumit dy ditor të Sllovenisë që zhvillohet në qytezën turistike pranë liqenit të Bledit në fund të këtij muaji. Ky forum do të jetë një mundësi për një takim të munguar kohët e fundit mes Kryeministrit Rama dhe homologut te tij kosovar Albin Kurti. Më 6 Korrik kur Rama zbriti në Prishtinë si pjesë e turit të tij ballkanik kushtuar përgatitjeve per takimin e Tetorit në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit ai u prit vetëm nga Presidentja Osmani dhe nga kryeparlamentari Konjufca. Kurti kushtëzoi asokohe…

Read More

Elhaida Dani po shijon pushimet e verës me partnerin e saj Ledian Agalliaj. Këngëtarja, e cila u njoh me balerinin në Dance With The Stars kur ky ishte i fejuar, ka publikuar foto nga pushimet. Çifti shihen në lokal të përfaqur me njëri-tjetrin ku duken shumë të lumtur. Postimi është shoqëruar me një emoji zemre, për të treguar që janë të dashuruar. Balerini kishte hyrë në këtë format i fejuar me bukuroshen Ditjona Bora, me të cilën kishte pasur një histori dashurie prej 7 vitesh. Në fillim të spektaklit, ish-e fejuara e Ledianit dhe Elhaida kishin një raport të mirë.…

Read More

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar pas lajmit se 4 turistë italianë u larguan nga një restorant në Berat pa paguar faturën. Ajo u shpreh se lajmin e zbuloi nga kryeministri Edi Rama gjatë kohës që ndodhej në Vlorë, ku vizitoi vendin me ftesë të kreut të qeverisë. “Ndërsa isha në Shqipëri, kryeministri Rama më tregon historinë e 4 italianëve që u arratisën në një restorant pa paguar faturën. Me vjen turp, sepse Italia që dua të përfaqësoj nuk është një komb që e bën veten të flitet jashtë për këto gjëra, që nuk respekton punën e të tjerëve.…

Read More

Hetimi i aferës së sterilizmit, i cili ka çuar në pranga 2 persona dhe 6 të tjerë hetim në liri, pritet të zgjerohet edhe më shumë. Shkeljet në procesin e dhënies së koncesionit 100 milione eurosh të sterilizimit të paisjeve kirurgjikale, sipas SPAK, ka si para tenderit, por edhe mbas tij. Madje, skandali shkon edhe më tej kur rezulton se në Ministrinë e Shëndetësisë nuk ka një kontratë origjinale të këtij koncesioni. Në dosjen e SPAK-ut thuhet se në datën 8 tetor të vitit 2021 është marrë vendimi i sekuestrimit të dokumenteve të këtij investimi partnertitet publik-privat. Oficerët e policisë…

Read More

Policia arrestoi mbrëmë një person të rrezikshëm që udhëtonte me shpejtësi në rrugët të kryeqytetit, ndërsa u konstatua se mbante një thikë të madhe në formë shpate me vete. Pas verifikimeve, u vërtetua se personi në fjalë drejtonte makinën nën efektin e lëndëve narkotike. “Ky shtetas u ndalua për kontroll pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke mosrregulluar shpejtësinë në qendra të banuara, dhe pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se shtetasi drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde…

Read More

Një sherr ka ndodhur mes dy personave në qytetin e Elbasanit. Mësohet se janë konfliktuar shtetasit me iniciale D. S., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe P. J., 44 vjeç. Blutë raportojnë se konflikti ka nisur për motive të dobëta, por ka degjeneruar në përplasje. 30-vjeçari ka goditur me shishe 44-vjeçarin. Ky rast është denoncuar në polici dhe kjo e fundit ka shpallur në kërkim shtetasin D. S. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Read More

Ka nisur largimi i emigrantëve dhe kjo ka bërë që në pikat kufitare të ketë fluks të shtuar. Në pikën kufitare të Kakavijës, fluksi i menjëhershëm i emigrantëve që largohen ka bërë që të krijohen 3 korsi me automjete ndërsa pritja shkon deri në 20 minuta. Në palën shqiptare punohet me katër sportele ndërsa në atë greke me tre. Vonesat e emigrantëve shkojnë deri në 20 minuta çka konsiderohet normale për shkak të largimit të emigrantëve që kanë pushuar në vend.

Read More

Në Serbi, disa nga opinionet më të ashpra për Aleksandër Vuçiçin, presidentin e vendit, vijnë nga ata që e kanë njohur më gjatë. “Ai është Al Capone që takon Vito Corleone”, tha për The Times Serdan Milivojevic, një deputet i Partisë Demokratike të opozitës, i cili e njeh Vuçiçin për 30 vjet. “Vuçiç nuk është patriot, as nacionalist dhe as demokrat, ai është i interesuar vetëm për pushtet të pakufizuar dhe të pakontrolluar”. Megjithatë, ndërsa Vuçiç akuzohet nga kritikët për vrasjen e demokracisë serbe dhe bashkëpunimin me kriminelët, ai shihet gjithashtu – shpesh nga të njëjtët skeptikë – si e…

Read More

Të jesh vegjetarian përcakton në kontekstin e të ushqyerit njerëzor, një grup praktikash të ndryshme dietike që përjashtojnë nga dieta mishin dhe çdo produkt tjetër shtazor. Ato vendosen në bazë të arsyeve etike, mjedisore, fetare, higjienike ose shëndetësore. Por cilat janë vendet me përqindjen më të lartë të vegjetarianëve të raportuar në mbarë botën? Australia – Australia po rritet vazhdimisht me numrin e vegjetarianëve ku mendohet se rreth 5.5% e popullsisë totale janë vegjetarianë. Irlanda – Rreth 6% e popullsisë irlandeze i preferojnë të jenë vegjetarian. Brazil – Brazili është i vetmi komb i Amerikës së Jugut që hyn në…

Read More

Megjithëse numri shqiptarëve të mbërritur me gomone në Angli është i papërfillshëm krahasuar me vitin e shkuar, mediat e vendit ishull vijojnë të prodhojnë shkrime dedikuar shqiptarëve. Kjo sepse shqiptarët publikojnë me foto dhe video në TikTok, udhëtimin e rrezikshëm të kalimit të kanalit të La Mansh, e më pas jetën e tyre të lirë në rrugët e Anglisë. Gazeta The Time e Londrës në një shkrim dedikuar emigracionit ilegal ka si titull “Kriza e gomoneve, shqiptarët publikojnë video të udhëtimit drejt tokës të premtuar”. Në fokus të shkrimit The Times, sjell rastin e shqiptarit Daniel Docaj për të cilin…

Read More