Author: tirana

Pronarët e restorantit në Berat që publikuan videon e turistëve italianë duke u larguar pa paguar faturën e darkës që konsumuan, kanë bërë një reagim publik. Ata kanë falënderuar kryeministren italiane, Georgia Meloni, e cila urdhëroi stafin diplomatik të ambasadës të kryejë pagesën, ndërsa kanë treguar se paratë do t’i ruajnë si kujtim kundër syrit të keq. “Gazetarët dhe kanalet televizive shqiptare dhe italiane na kanë kontaktuar por nuk kemi lejuar asnjë intervistë. Ata shtetas italianë që ikën pa paguar kanë bërë një publicitet të madh për qytetin tonë. Le t’i falënderojmë! Tashme e thamë qe këtu nuk kishte problem…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, post në të cilin u emërua vetëm pak muaj më parë, është fotografuar në rrugët e Tiranës duke bërë pazar. I veshur me kostum zyrtar, “Panorama.al” ka arritur të shkrepë disa foto të ministrit në një dyqan. Ai shihet duke zgjedhur fruta dhe perime, ndërsa më pas largohet në këmbë me qesen në dorë.

Read More

Sinoptikania Lajda Porja bën me dije se deri në datën 25 gusht parashikohet mot i mirë dhe temperatura kryesisht në larta. Ajo u shpreh në një lidhje live me “News24” se temperatura maksimale pritet të shkojë në 40 gradë, ndërsa pas datës 25 gusht pritet një ulje e temperaturave, të cilat do të shkojnë deri në 32 gradë Celsius. “Deri në datën 25 gusht do të ketë mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta. Vendi ynë është i përfshirë nga një valë e nxehtë.”

Read More

Autoritetet greke i kanë shpëtuar të shtunën rreth 60 emigrantë të cilët po përpiqeshin të kalonin nga Turqia në ishujt lindor të Detit Egje me mjete lundrimi gomone, tha Roja Bregdetare e Greqisë. Numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Greqi me anije të tilla të ofruara nga trafikantët, është rritur dukshëm në javët e fundit. Roja Bregdetare tha në një komunikatë për media më 19 gusht se një anije patrulluese e saj i gjeti 41 persona në një gomone pranë ishullit Lesbos. Ata u evakuuan dhe u dërguar në një qendër pranimi në ishull. Pas një ndjekje mëngjesin e…

Read More

Për shkak të angazhimeve të shumta në “Canale 5” dhe shkollës së tij të baletit, Kledi ka refuzuar këtë vit ftesën për të qenë pjesë e jurisë së spektaklit të kërcimit “Dancing With the Stars”. “Kryefjala” mëson se ky pozicion ka mbetur i hapur për balerinin Ilir Shaqiri. Nuk dimë ende nëse do të pranojë të jetë këtë sezon të dytë në jurinë e “DWTS” pas Kledit, megjithatë nga zhvillimet e tij të fundit që ka ndarë në rrjete sociale, Iliri duket pa të tjera impenjime.

Read More

Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Kreu i qeverisë ka publikuar një fotografi të realizuar në vizitën e fundit që Clinton zhvilloi një muaj më parë në Shqipëri, teksa shfaqet duke mbajtur në duar një fanellë të Kombëtares Shqiptare të futbollit. “Gëzuar ditëlindjen President”, shkruan Rama në gjuhën angleze. Gjatë vizitës së tij në vendin tonë, Clinton u nderua me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”, çmimi më i lartë që jepet nga zyra e Kryeministrit. View this post on Instagram A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Read More

Videoja në të cilën disa turistë italianë dallohen teksa largohen nga restoranti në Berat pa paguar faturën e darkës që konsumuan mori edhe vëmendjen e mediave italiane. Gazetarja e BW u shpreh se pronarët e restorantit shprehen të penduar për publikimin e videos në rrjete sociale, pasi u bë shumë virale. “Jemi në restorantin ku disa ditë më parë katër turistët italiane hëngrën darkë dhe më pas u larguan pa paguar. Pasi lajmi u bë publik, ambasada italiane ka kontaktuara me restorantin dhe është shprehur se do bëjë pagesën e faturës së turistëve. Sakaq pronarët e restorantit janë shprehur më vonë…

Read More

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet në Britaninë e Madhe, pasi u kap në një ‘fermë kanabisi’. Artur Koka u kap me 175 bimë kanabisi në një fermë ku punonte si kopshtar. Oficerët nga ekipi i policisë së lagjes Stamford, Bourne dhe Deepings morën informacione që i çuan ata drejt ‘shtëpisë së barit’ në Northorpe, Thurlby. Një ekip specialistësh që punonte me policinë shkatërroi bimët dhe sistemin e rritjes hidroponike. Sakaq, Koka ndodhet në paraburgim në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia britanike.

Read More

Një vatër zjarri është shfaqur në varrezat e Gjirokastrës. Mendohet se shkak janë bërë qirinjtë e ndezur nga qytetarët nëpër qivure. Në vendngjarje zjarrfikëset që po punojnë për lokalizimin dhe fikjen e flakëve.

Read More

Studentët kanë bërë një peticion për reduktim të tarifave të masterit në masën 50% si dhe bursë për studentët ekselentë dhe shtresave në nevojë. Në peticionin e tyre thuhet se duke parë kostot e larta të jetesës, që nga qeraja, kostot e transportit, mensa, librat deri tek veshjet dhe fakt është që rroga minimale në vend është 40 mijë lekë të reja, e bën të papërballueshme pagesën e tarifës nga studentët. Peticioni: Reduktim i tarifave të masterit dhe bursë për studentët ekselentë dhe shtresave në nevojë (master) Nisur nga fakti që Ministria e Arsimit ka dhënë bursë me vlerë 40…

Read More

Një azilkërkues afgan është burgosur për përdhunim dy herë ndaj një 12-vjeçareje shqiptare, të cilët qëndronin në një hotel të financuar nga Home Office në Angli. Sakhidad Ahadi, 25 vjeç, i cili vazhdon të gënjejë për moshën e tij dhe u konsiderua ‘i rrezikshëm’ nga gjyqtari, u dënua me dymbëdhjetë vjet burgim pasi përdhunoi vajzën e mitur. Ai kishte kërkuar azil në Angli me pretendimin se u qëllua nga talebanët kur refuzoi të rekrutohej, dhe i ati ishte vrarë nga duart e sundimtarëve të vendit. Vajza e mitur shqiptare dhe vëllai i saj ishin sjellë në Mbretërinë e Bashkuar nga…

Read More

Në Kukës Partia Socialiste do të ketë katër anëtarë në KZAZ, ndërsa Partia e Lirisë do të përfaqësohet nga dy. KQZ i ka dhënë të drejtën edhe Partisë Demokratike të kryesuar nga Lulzim Basha që të ketë një anëtar. “Tri anëtarë propozohen nga Partia Socialiste për KZAZ nr 11. Dy anëtarë propozohen nga Partia e Lirisë ndërsa anëtari i tretë i opozitës palamentare propozohet nga Partia Demokratike. Por përfaqësuesi ligjor Rezart Kthupi pretendoi se ligji nuk i jep të drejtë Partisë së Lirisë të ketë anëtar. ‘Unë gjykoj që është ligjërisht se është jo e bazuar interpetimi që bëhet duke…

Read More