Author: tirana

Dy turistë italianë gjetën në rrugë një portofol me para teksa udhëtonin me biçikletë, të cilin më pas e dorëzuan në Komisariatin e Policisë Lushnjë. Shërbimet e Policisë, pasi kanë kryer verifikimet në bazë të kartës ID që ishte në portofol, kanë njoftuar qytetarin që e kishte humbur, i cili është paraqitur në Komisariat për të marrë portofolin me shumën e konsiderueshme të parave dhe kartat bankare. Njoftimi i policisë: Lushnjë/Turistët italianë gjejnë portofolin me lekë dhe dokumente të tjera personale të një shtetasi shqiptar dhe e dorëzojnë menjëherë në Komisariatin e Policisë Lushnjë. Shërbimet e Policisë i dorëzojnë këtij…

Read More

Tre qytetarë nga Maqedonia e Veriut, që rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Golemit, janë nxjerrë në breg në gjendje të rëndë. Fillimisht janë nxjerrë nga deti dy prej tyre, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit. Rreth 30 minuta më pas është nxjerrë nga uji edhe një person i tretë, i cili është pikasur nga pushuesit e tjerë.

Read More

Ushtria kineze nisi stërvitjet rreth Tajvanit të shtunën në shenjë “paralajmërimi të fortë” rreth asaj që Ministria kineze e Mbrotjes e cilësoi marrëveshje e fshehtë mes “separatistëve dhe forcave të huaja”. Ky zhvillim vjen disa ditë pas ndalesave që nënpresidenti i ishullit kreu në Shtetet e Bashkuara. Udhëtimi i fundit i nënpresidentit Tajvanez William Lai në Paraguaj, përfshinte gjithashtu ndalesa në San Francisko dhe Nju Jork. Pekini pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të tij dhe i mëshon qëndrimit se ishulli demokratik, nuk ka të drejtë të mbajë marrëdhënie me vendet të tjera të huaja. Autoritetet kineze thanë në…

Read More

Deputeti i PDK-së në Kosovë, Hisen Berisha, shprehet se arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt, bie ndesh me të drejtat e njeriut. “Arrestimi i Goxhajt bie ndesh me të drejtat e njeriut, është shkelje e tyre. Unë mendoj se qeveria shqiptare nuk duhet të lejojë ekstradimin e Dritan Goxhajt. Duhet të kërkojë llogari nga Këshilli i Evropës për pretendimet mbi Shtëpinë e Verdhë. UÇK ka respektuar gjithë normat ndërkombëtare aq sa ka pasur mundësi dhe besoj se në asnjë rast nuk kemi dalë kundër tyre. UÇK ka bërë një luftë të drejtë. Ne duhet të bëjmë çdo gjë për…

Read More

Një shtetas ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se gjatë kontrolleve atij iu gjet një sasi lënde narkotike e llojit kokainë dhe një thikë. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Mali i Zi nisi të premten konkursin e tij tradicional “qytetari më dembel”. Gara humoristike e vendit filloi në fshatin Etno të Breznës, me një pjesëmarrje prej 21 personash, të cilët konkurrojnë për një çmim prej 1000 euro dhe titullin “qytetari më dembel”. Sipas rregullave të konkursit, pjesëmarrësit që garojnë të shtrirë lejohen të flenë, të plotësojnë nevojat e tyre për ushqim dhe pije, të lexojnë libra dhe të përdorin telefonin. Ndërkohë që ngritja në këmbë konsiderohet shkelje e rregullave. Garuesit lejohen të plotësojnë nevojat e tyre personale çdo 8 orë.

Read More

Arbenita Ismajli i dha fund martesës me Feron muajin e kaluar pas akuzave për dhunë dhe kërcënime. Modelja është larguar nga shtëpia ku ata bashkëjetonin dhe gjendja e saj duket e qetë pas ndarjes. Ajo ka postuar një video në InstaStory, me anë të së cilës tregon se tani ndihet më në paqe pasi ka kuptuar se nuk ia vlen më të debatosh. “Çmenduri sa paqësore bëhet jeta, kur vendos që s’ke energji për të vazhduar të debatosh dhe je ok me të qenit e keqkuptuar, sepse njerëzit kuptojnë vetëm nga niveli i tyre i perceptimit dhe për asnjë debat s’ia…

Read More

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar të shtunën nga një muaj paraburgim dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë dhe një të dyshuari tjetër, të cilat u arrestuan dje nën dyshimin për keqpërdorime me rezervat shtetërore. Në një njoftim për media me 19 gusht, Gjykata Themelore tha se e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale për të pandehurit I.L, H.G, R.M. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dje konfirmoi se dy prej të arrestuarve janë zyrtarë të saj. “Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e ka aprovuar kërkesën..…

Read More

Një tjetër personazh i njohur italian ka zgjedhur të pushojë në Shqipëri. Pas kryeministres Giorgia Meloni, edhe komediani Checho Zalone ndodhet në bregdetin jonian këtë verë. Marcela Lati publikoi në rrjete sociale një foto me komedianin e njohur, ndërsa krahas fotos shkruan “Qeshni, nuk do të keni dhëmbë përgjithmonë dhe nuk e dini nëse mund ta përballoni dentistin”.

Read More

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar, pasi ishte shpallur në kërkim për “pjesëmarrje në organizatë për trafikun e lëndëve narkotike”. 39-vjeçari u pikas gjatë një kontrolli rutinë të automjeteve që lëviznin në zonën e Rifredit. Në një moment të kontrollit shqiptari filloi të shfaqte shenja nervozizmi dhe për të justifikuar shqetësimet e tij gjithnjë e më të dukshme në sytë e policisë, ai nxori nga xhepi rreth 5 gramë kokainë, duke ia dorëzuar vetë policit para se ai të zbulonte drogën e fshehur në makinë. Pas një identifikimit doli që gjurmët e gishtave të shqiptarit konfirmuan se ishte…

Read More