Trafiku në rrugët e Shqipërisë është një tmerr këto dite. Shkak turizmi, por edhe mos zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Por nga mungesa e policisë në disa akse. Sot për të shkuar në Lezhë nga Tirana shkon 5 orë dhe më tepër. Një orë e gjysëm vonon vetëm pjesa kur mbaron autostrada Thumanë- Milot, aty ku vjen edhe aksi nga Kosova. Makinat kokë më kokë dhe nuk ka polic rrugor që të drejtojë apo menaxhojë trafikun në këtë pikë ku janë me qindra e qindra makina në radhë.
Author: tirana
Teksa thotë se duhet një revoltë qytetare për sterilizimin, zhdukjen e kontratës origjinale të koncesionit të sterilizimit, Sali Berisha e konsideron banditizëm për të fshehur provat e vjedhjes. Në një reagim në Facebook, Berisha akuzon ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj se ka zhdukur kontratën origjinale të koncesionit të sterilizimit dhe e ka zëvendësuar atë me një kontratë të falsifikuar. “Zhdukja e kontratës origjinale të sterilizimit nga Beqja është banditizëm ekstrem. Ky akt ngjason me atë të vrasësit, që për të zhdukur gjurmët e krimit djeg trupin e viktimës pasi e ka ekzekutuar atë“. Postimi i plotë Zhdukja e kontratës origjinale…
Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi vodhi dy herë të njëjtën xhami në Elbasan. Autori u arrestua në flagrancë nga policia pasi uniformat blu u sinjalizuan se një person kishte tentuar të vidhte një shumë parash në një xhami. Ai u prangos në flagrancë nën akuzën për vjedhje e mbetur në tentativë dhe vjedhje e kryer më shumë se një herë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 34-vjeçari ka vjedhur të njëjtën xhami edhe më 3 Qershor, rast për të cilin nuk është bërë denoncim më parë. Autori njihet si person me precedent penal për vjedhje dhe vepra të…
“InnFest”, festivali i dedikuar inovacionit në Shqipëri, është një tjetër aktivitet që do të mbledhë bashkë kompani dhe startup-e të suksesshme nga vendi dhe rajoni. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali bëri të ditur se “InnFest” do të zhvillohet mes datave 8-10 Shtator 2023, në Kompleksin “Olimpik” Tiranë. Për tri ditë radhazi, sipas saj, do të flitet për inovacionin nën temën “Si do të lidhemi në të ardhmen?”. “Tri ditë të mbushura me panele, diskutime, prezantime dhe workshop-e. Pjesëmarrës dhe raste suksesi nga kompanitë dhe startup-et e suksesshme nga vendi dhe rajoni”, u shpreh Bilali. Ministri i…
Një shofer është arrestuar nga Policia Rrugore pasi tentoi të korruptonte efektivët me 200 euro për të shmangur gjobën. 27-vjeçari me iniciale M.M. u ndalua në Rrugën e Dajtit në Tiranë, pasi nuk kishte vendosur rrip sigurimi dhe pas testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Për të shmangur gjobën, shoferi tentoi të korruptonte policët, por u arrestua. Ai akuzohet për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Ka shkuar në 71 numri i shoferëve të arrestuar që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka reaguar lidhur me hetimet që po zhvillohen për koncesionin e sterilizimit që deri tani ka çuar në pranga biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish-zv/ministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe 6 zyrtarë të tjerë në arrest shtëpie e detyrim paraqitje. Ai thotë se ishte e nevojshme krijimi i një operatori të vetëm për të bërë sterilizimin e pajisjeve mjekësore, pasi centrali i sterilizimit në QSUT nuk mbulonte nevojat për të gjitha spitalet në vend. Sipas Beqajt, koncesioni i sterilizimit solli ndryshim në kirurgjinë shqiptare, teksa thekson se në vitin 2014 nuk kishin as dijet dhe as…
I ri në moshë, deputeti i Elbasanit Florenc Spaho ka zgjedhur të vijë gjithnjë formal, duke mos hequr dorë nga kostumet e errëta. Ndryshe është stili i tij kur flasim për këto ditë vere. Spaho ka treguar se kur stina apo rëndësia e takimit ia lejon, di të nxjerrë në pah edhe anën e tij sportive. Ai është fotografuar pranë selisë së Kuvendit, me këmishë të bardhë dhe pantallona portokalli. Duket se ngjyrat e forta janë edhe zgjedhja e tij për këto ditë vere.
Nëse sot tortat e dasmës bëhen në një mënyrë të caktuar, për këtë i detyrohemi dasmës përrallore të Princeshës Grace Kelly. Dasma midis Grace Kelly dhe Princit Rainier, e festuar më 19 prill 1956, ndryshoi përgjithmonë mënyrën e organizimit të dasmave. Torta e dasmës së Grace dhe Princ Ranieri është në fakt më e kopjuara në botë. Jo vetëm kaq, pasi ajo ishte edhe më e shtrenjta. Për ta rikrijuar atë tortë sot, me gjashtë katet e saj madhështore dhe peshën 225 kg, do të duheshin mbi 10 mijë euro.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë të hënën drejt Greqisë për darkën informale të organizuar nga kreu i shtetit grek. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka ftuar të gjithë kryeministrat e rajonit, me përjashtim të Shqipërisë ku ftesa është dërguar në nivel presidencial. Ajo që ra në sy ishte fakti që Mitsotakis kishte ftuar në darkë presidentin dhe jo kryeministrin Edi Rama. Darka dhe refuzimi i ftesës nga ana e Shqipërisë vjen pas tensioneve në rritje për rastin e Fredi Belerit. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i Malit të Zi Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacheski,…
Në Kakavijë ka fluks lëvizjesh, ku numri më i lartë i lëvizjeve është shënuar në dalje të territorit shqiptar. Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 11400 shtetas, 4280 në hyrje dhe 7120 në dalje; 3420 mjete nga të cilët 1176 në hyrje dhe 2244 në dalje. Aktualisht pala shqiptare po punon me 7 sportele, 5 në dalje dhe 2 në hyrje; pala greke 4 në hyrje dhe 2 në dalje. Nuk janë shkaktuar radhë të gjata në pritje nga të dyja anët e Kufirit pavarësisht fluksit në rritje.
Një avion charter T7 WSS, i regjistruar në San Marino është ndaluar në Lusaka të Zambias, pasi në bord janë gjetur ngarkesa me shufra ari, “një mal” me para, armë dhe municione. Më e rëndësishmja për hetimin është se në bord ka pasur disa pasagjerë të kombësive të ndryshme dhe dyshohet për bashkëpunëtorë të tjerë në terren. Sipas Corriere della Serra, ndalimi i avionit nga shërbimet e antidrogës së Zambias në Lusaka është i veshur me mister. Avioni mbërriti disa orë para se të mësyhej nga policia vendase, nga Kajro. Është i regjistruar në San Marino dhe i përket një…
Edhe pas dorëheqjes së drejtuesit të shërbimit të emergjencave, në Hawaii nuk ka ende përgjigje se përse nuk ranë sirenat e alarmit gjatë përhapjes së zjarreve vdekjeprurëse në ishullin Maui. Sipas zyrtarëve vendas, mbi 100 persona kanë humbur jetën dhe dëmet arrijnë në gati 6 miliardë dollarë. Kritikat vazhdojnë të shtohen për sistemin e paralajmërimit me sirena në Maui të Hawaii, të cilat nuk u aktivizuan gjatë zjarreve vdekjeprurëse. 5 nga 80 sirenat e alarmit janë të instaluara në zonën turistike Lahaina, e cila u shkatërrua krejtësisht nga zjarri. Kreu i agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave në Maui, Herman Andaya,…