Author: tirana

Shqipëria ngjitet në krye të destinacioneve të preferuara të italianëve për pushime verore. Në një sondazh të kryer nga një prej agjencive turistike të Firencës të publikuar nga gazeta “La Nazione” vendi ynë shihet gjithnjë e më shumë si destinacion për të kaluar lejen e Gushtit. Shkaku kryesor është rritja e fortë e çmimeve në bregdetin italian duke e bërë atë të vështirë për t’u përballuar nga të paktën 2/3 e personave të pyetur. Sipas gazetës, personat e kontaktuar preferojnë një sezon me shpenzime më të ulëta dhe destinacione ndërkombëtare loë kost. Sipas sondazhit, në krye të preferencave është Shqipëria…

Read More

Një kroçiere me 326 turistë në bord ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Vlorës. “Club Med II” ka lundruar nga brigjet e Brindizit për në Vlorë, ku do të qëndrojë e ankoruar për 24 orë, duke u larguar ditën e nesërme. Turistët e kësaj kroçiere kanë ndjekur një tur në disa shtete, duke bërë edhe ndalesën në Vlorë, si pjesë e vizitës së bregdetit shqiptar. “Sot në orën 07:45 mbërriti në radën e Vlorës kroçera CLUB MED II me flamur francez, me 326 pasagjer/turistë nga vende të ndryshme si Francë, Belgjike, Itali, Algjeri etj., të cilët do të…

Read More

Vjeshta po vjen e bashkë me të pritet të fillojë edhe sezoni i dytë i “Dancing with the Stars” në Top Channel. Juria pritet të jetë me Sara Hoxhën, Lori Balajn dhe Ilir Shaqirin. Ndërkohë po përflitet edhe për një ndryshim tjetër. Këtë vit në Gold Room nuk do të presë VIP-at Eno Popi, por Megi Pojani. Megi pas mbarimit të DWTS, provoi eksperiencën në moderimin e Fun Club të BB VIP, e duket se është gati për një eksperiencë të re.

Read More

Leart Haxhiu po zhvillon betejën e tij ligjore me drejtësinë Greke, duke shpresuar ti shpëtojë ekstradimit në Shqipëri, por prokuroria e Fierit vijon hetime për rastin e vrasjes së Besnik Hidës, ngjarje e ndodhur në 1 Tetor 2019 në qytetin e Lushnjës. Për këtë krim, është arrestuar Orges Bilbili, ndërsa janë shpallur në kërkim ndërkombëtar Laert Haxhiu dhe Ardian Ahmeti. Por gjatë veprimeve hetimore, prokuroria ka zbuluar se mjeti tip “Fiat Croma” që është përdorur në vrasje, është vjedhur në zonën e Mëzezit në Tiranë, në një formë krejt të veçantë. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga “Ora News”, brenda…

Read More

Nga Sali Berisha Refuzimi i ftesës për Samitin e Athinës është bojkot, vetëpërjashtim nga një nismë europianeTë dashur miq, Greqia është vendi i deklaratës të Samitit të Selanikut, dokumentit ligjor themelor të zotimit zyrtar të Bashkimit Europian për ofrimin dhe sigurinë e perspektivës europiane, vendeve të rajonit tonë nga BE. Në këtë kuadër kryeministri i Greqisë, Qirjako Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis), organizon takim të nivelit më të lartë me liderët e vendeve të rajonit në të cilin marrin pjesë presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, dhe personalitet e tjera kryesore të BE. Kryeministri…

Read More

Partia Demokratike ka reaguar sot pas vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili i dha dje vetëm një komisioner për zgjedhjet në Kukës, teksa PL-së 2 të tillë. Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina deklaroi sot se Komisioneri Shtetëror Celibashi bën shërbimin e radhës ndaj oligarkisë politike kundër Partisë Demokratike, emëron Partinë e Lirisë të Ilir Metës si partinë më të madhe opozitare në shkelje të Kodit Zgjedhor, duke e interpretuar ligjin dhe jo duke e zbatuar atë. Deklarata e plotë Vendimi “emocional” i Komisionerit kundër Partisë Demokratike. Partia Demokratike Dega Kukës është në procesin e përzgjedhjes së një kandidati…

Read More

Olaf Scholz nuk ka arritur të fitojë simpatinë e gjermanëve. Këtë tregon një sondazh i realizuar nga agjencia e sondazheve INSA dhe publikuar nga gazeta Bild, ku rezulton se gati 2/3 e gjermanëve (64% e votuesve) duan “ti heqin prizën” koalicionit që drejton vendin. Sondazhi për perceptimin mbi punën e qeverisë është zhvilluar menjëherë pas “Politbarometri”, që tregonte se gjermanët janë të pakënaqur me kancelarin Scholz. Sipas shumicës së gjermanëve që morën pjesë në sondazhin e publikuar të shtunën, ndryshimi i qeverisë do ta bënte vendin më të mirë. Veç 22% e të anketuarve nga INSA thanë se mendonin se…

Read More

16 vjeçari i cili u aksidentua rëndë pasi motori i ujit të cilën po e drejtonte u përplas me një tjetër të miqve të tij, zemra e tij ndali rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Katër të miturit nga Tirana kishin marrë 2 Jet Ski me qira dhe gjatë lojërave në det janë përplasur. Nën hetim për shkelje të rregullave në punë është Renato Panajoti, që u dha të miturve mjetet me qira. Prej 15 gushtit adoleshenti u shtrua tek Trauma por mjekët thanë se gjëndja e tij shëndetësore ishte tepër e rëndë dhe vetëm një mrekulli mund ta…

Read More

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”, me qëllim ekstradimin për në Poloni të një 28-vjeçari të arrestuar pak ditë më parë në kryeqytet. Dominik Orlowski kërkohej nga drejtësia polake për një tentativë vrasjeje. Para gjyqtarit Gerd Hoxha, 28-vjecari kërkoi të mos ekstradohej, pasi në vendin e tij i rrezikohej jeta. Orlowski kërkohej nga autoritetet e Polonisë prej marsit, kur ndaj tij ishte caktuar një masë “arrest në burg”. Ai akuzohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë më 10 mars ka qëlluar disa herë me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin po…

Read More

Qytetarët i janë drejtuar plazhit këtë të dielë. Durrësi dhe Gjiri i Lalëzit mbeten gjithmonë destinacione për kryeqytetasit dhe kjo ka sjellë trafik. Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në autostradën Tiranë-Durrës, duke bërë që makinat të qëndrojnë pa lëvizur. Edhe në zonën e Lezhës janë parë radhë të gjata makinash. Thuajse gjatë gjithë sezonit veror aksi në fjalë ka qenë tejet i rënduar në të dy kahët e rrugës edhe për shkak të ndërhyrjes që u bë gjatë verës për riparimin e autostradës.

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar sukseset e strukturave të Policisë së Shtetit në kuadër të operacioneve antikanabis të zhvilluara në të gjithë vendin, ku u asgjësuan 24,220 bimë narkotike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla deklaron se lufta kundër kultivimit të lëndëve narkotike vijon çdo ditë. Sipas Ballës, qytetarët presin pastrim të territorit nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike. “Lufta kundër kultivimit të lëndëve narkotike vijon çdo ditë. Shqiptarët presin një pastrim të territorit nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike. Kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka qenë një burim financash për organizatat kriminale, i cili…

Read More

7000 efektivë dhe 90 dronë në një magaoperacion policor, për të çuar në asgjësimin e mbi 24 mijë bimëve kanabis gjatë kësaj fundjave. Operacioni që ka zgjatur 72 orë është shtrirë në malësinë e Krujës, Shkodrës, Lezhës dhe Tropojës, duke ndërhyrë në terrene të vështira malore dhe në fshatra të thella. Po ashtu bëhet me dije se në fshatin Arst të Pukës, janë sekuestruar 29 kilogramë kanabis në formën e boçeve. “U shpall në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi N. H., si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për kryetarin e fshatit Arst, shtetasin K. B.,…

Read More