Një 42-vjeçar, është vënë në pranga pasi, pasi iu merrte para për parking qytetarëve. Bëhet fjalë për një hapësirë në Durrës, e cila ishte përcaktuar nga Bashkia e Durrësit si një vendparkim pa pagesë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Author: tirana
Qarqet politike dhe mediat greke e konsiderojnë një mesazh të rreptë ndaj qeverisë shqiptare mungesën e një ftese për kryeministrin Rama në darkën informale të thirrur nga homologu grek Mitsotakis, mbrëmjen e së hënës me liderët balkanikë, me rastin e 20 vjetorit të “Deklaratës së Selanikut” për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor. Dhe shkak për këtë është bërë qëndrimi që ajo mbajti në çështjen Beleri. Në një intervistë për kanalin televiziv SKAI, zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis ka theksuar: Qeveria greke me një sërë ndërhyrjesh të kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, është e koordinuar me shtetin e së drejtës, jo…
Gjatë këtij sezoni turistik, deri më tani, shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare dhe Forca Delta kanë kontrolluar 1597 mjete lundruese, nga të cilat 504 janë bllokuar e ndëshkuar me masa administrative. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaron se gjatë këtij sezoni turistik, Policia e Shteti ka kontrolluar dhe bllokuar numrin më të lartë të mjeteve lundruese abuzuese dhe shkelëse. Balla deklaron se pret më shumë rezultate në kontrollin e përdorimit të jetskive dhe mjeteve të tjera të shpejta lundruese bregdetare. “Ky trend i kudo përhapur në Europë dhe nëpër botë, përtej adrenalinës së përdoruesve, për shumicën e madhe…
Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllim parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve. Nga Ksamili në Koman, Policia Kufitare ka bllokuar 21 mjete lundruese; 11 Jet Ski, 4 gomone, 4 skafe dhe 2 varka. 15 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e Vlorës, 3 nga Policia Kufitare e Shkodrës dhe dhe 3 nga Policia Kufitare e Durrësit. Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000…
Këngëtarja Enca Haxhia, pas ca kohësh pauzë ka publikuar projektin e saj ”Albanian”, në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin. Projekti u prit mirë nga ndjekësit e saj, e po shpërndahet masivisht në rrjetet sociale. Pas këtij kthimi ajo duket se u ka hedhur një diss, disa nga kolegeve të saj. ”Këto ku**a nuk janë të lumtura që u ktheva, qëndroni të palumtura”, ka shkruar ajo në një Instastory, duke ndezur dramat në showbizin shqiptar.
Më 16 gusht 2023 policia në bashkëpunim me Guardia di Financa u ndërmorën një operacion në det, rreth 18 milje larg zonës së lagunës së Patokut ku do të bëhej dhe shkëmbimi i drogës me një anije tjetër në të cilën u kapën dy shtetas ukrainas. Hetuesit kanë dyshime se veliera e cila u dogj nga dy shtetasit ukrainas dhe u fundos në detë të jetë nisur nga turqia, ka ndaluar në Greqi, Mal i Zi dhe më pas në ujrat neutrale mes Shqipërisë dhe Italisë do të bëhej shkëmbini i drogës. 4 shqiptarët e arrestuar dhe 2 ukrainasit nuk…
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përshëndeti sot besimtarët bektashinj dhe qytetarët nga Shqipëria e Diaspora, që pelegrinojnë këto ditë në Malin e Shenjtë të Tomorrit. “Pelegrinazhi, ky marshim madhështor dhe unikal në tempullin fetar të bektashinjve, është një eksplorim shpirtëror, sakrificë, mirënjohje, adhurim dhe përkushtim i besimtarëve ndaj Zotit”, u shpreh Nikolla. Kryeparlamentarja u shpreh se këto vlera inspiruese të bektashinjve janë një thirrje shpirtërore për rritjen e përgjegjësive individuale e publike për jetën, mirëqenien dhe lumturinë e njerëzve që na rrethojnë. “Shëndet, gëzime e bekime për të gjithë besimtarët bektashinj e qytetarët”, shkruan Nikolla në mesazhin e saj.
Spanja është shpallur për herë të parë kampione e botës në futboll për vajza. Iberikët në finalen e zhvilluar në Australi kundër Anglisë fituan me rezultatin 1-0 falë golit të realizuar nga Carmona Garcia në pjesën e parë.
Një murale e shkëlqyer është krijuar në Tiranë nga artisti i njohur ndërkombëtar Marcus Debie. Duke përdorur ngjyra të ndritshme dhe detaje të thella, Debie ka sjellë një protret të mahnitshëm në muret e qytetit. “Artisti i mirënjohur, Marcus Debie, ka sjellë artin e tij në Tiranë me #MuralFestTirana2023! Një punë e shkëlqyer! BRAVO”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj. “MuralFestTirana2023” është një ngjarje e rëndësishme artistike që synon të sjellë artin e muraleve në qendër të vëmendjes në Tiranë. Përveç vlerës artistike, muralet janë kthyer edhe si pikë takimi dhe një sfond i shkëlqyeshëm për selfie-t e qytetarëve dhe turistëve të…
Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, i ka përjashtuar tifozët e Dinamo Zagrebit nga të gjitha ndeshjet si mysafirë në garat evropiane këtë sezon, pasi një tifoz grek u vra në përleshjet e dhunshme në Athinë muajin e kaluar. Ky vendim vjen disa orë pasi Zagrebi u eliminua nga Liga e Kampionëve pas barazimit 2:2 në ndeshjen kthyese kualifikuese kundër AEK-ut të Athinës në Greqi të shtunën, e cila ishte shtyrë për shkak të dhunës. Ndeshja ishte paraparë të luhej më 8 gusht, por u shty për 19 gusht, pas vdekjes së 29-vjeçarit Michalis Katasouris, në përleshjet e dhunshme mes tifozëve…
Një banesë e përshtatur për kultivimin e kanabisit është gjetur nga policia në fshatin Pobrat të Dimalit. Banesa në pronësi të një 21-vjeçari ishte përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera elektrike, për kultivimin e kanabisit. Uniformat blu gjetën brenda banesës 80 bimë kanabisi në fazë rritjeve, 315 kubik dhe 25 llamba. Efektivët arrestuan të riun me inicialet E.B. dhe dy vëllezër nga qyteti i Fierit, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim për veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antikanabis të koduar…
Vizita e fundit e kryeministres Giorgia Meloni në Shqipëri, e cila nxori në pah edhe detin me plazhet e bukura të Shqipërisë por edhe mikpritjen e tyre, riktheu vëmendjen tek figura e Edi Ramës, kryeministër i vendit qysh prej vitit 2013, shkruan gazeta italiane ”Libero”, shkruar nga gazetarja Luca Beatrice. Mund të themi se Edi Rama jo vetëm mund të mburret me një karrierë politike të dorës së parë, por edhe më shumë. Kujtojmë që ai ka qenë ministër i Kulturës, Sportit dhe Rinisë në vitet 1998-2000, kryetar i Bashkisë së Tiranës për tre mandate, sekretar i Partisë Socialiste dhe…