Një foshnjë një vjeç e gjysmë është nisur me helikopter drejt Tiranës. Dyshohet se ka konsumuar metadon. Ngjarja ka ndodhur në një familje nga Saranda, teksa familjarët ndodheshin me pushime në Delvinë. Fillimisht foshnja është paraqitur me urgjencë në spital konvulsione. Sipas familjarëve metadonin e përdorte daja i fëmijës. Ndërkohë policia ka nisur hetimet, ndërsa gjendja e fëmijës raportohet se është e qëndrueshme.
Author: tirana
Si çdo fundjavë është rënduar trafiku në unazën e Elbasanit. Trafiku vijon për disa kilometra, duke nisur në hyrjen lindore të qytetit dhe për të vijuar në drejtim të Tiranës. Ashtu si çdo fundjave, kthimi i pushuesve rëndon trafikun të dielën në mbrëmje.
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka marrë pjesë në ceremoninë e mbajtur për 80 vjetorin e krijimit të 80 vjetorit. Teksa ndan pamje nga ceremonia në rrjetet sociale, zoti Koçi shprehet mes të tjerash se e djathta balliste synoi luftën civile, jo fronti nacionalçlirimtar, duke iu dhënë një shuplakë të fortë atyre që sulmon luftën partizane. “80 vjet Çeta “Sali Vranishti”. Nga fjala ime ne Vranisht: ““Slogani i Frontit Antifashist ishte politikisht kombetar. Vdekje fashizmit, liri popullit. Fokusi i luftes ishte pushtuesi. Slogani politik i te djathtes balliste ishte thirrje per lufte civile. Shqiperi e shqiptareve, vdekje tradhetareve. Pra…
Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Greqi, pas përplasjes ‘kokë më kokë’ mes një autobusi dhe një ICHE në 52.9 km/h në hyrje të autostradës Livadia – Amfissa. Makina e drejtuar nga një 67-vjeçare me origjinë greke, u përplas me autobusin që transportonte turistë kinezë. Si pasojë e përplasjes makina është përmbysur dhe ka shpërthyer në flakë, ku fatkeqësisht 67-vjeçarja nuk ka arritur të dalë dhe për pasojë ka humbur jetën. Ndërkohë raportohet se 5 nga 34 turistët që po udhëtonin në autobus janë lënduar dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Një 28 vjeçare përfundoi në burg, mbasi u denoncua nga kandidatja për vjehrrë, e cila insiston në polici se e dashura e djalit e kërcënoi duke I kërkuar që ta njihte si nusen e shtëpisë. Por e reja nga Kruja sipas avokatit të saj mbrojtës, nuk është rrezik për askënd. Edvis Gorishti përmend për TCH se klientja e tij ishte thjesht e shqetësuar për adresën e të dashurit që ndërkohë kishte përfunduar I arrestuar dhe në këto kushte ajo I kërkoi familjes së tij që ta mbanin në shtëpi derisa ai të dilte nga burgu “Ka pasur një lidhje dashurie,…
Katër turistë janë shpëtuar në Shëngjin pasi rrezikonin të mbyteshin në det. Theksohet se pas ndërhyrjes nga Policia Kufitare e Shëngjinit dhe Njësia Policore Detare, turisti austriak dhe tre shtetaset kosovare, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare iu shkuan në ndihmë, në dy raste, 4 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det. Në rastin e parë u shpëtua një shtetas austriak, ndërsa në rastin e dytë u shpëtuan 3 shtetase nga Kosova, që rrezikonin të mbyteshin në det. Policia Kufitare e Shëngjinit dhe Njësia Policore Detare janë njoftuar se një shtetas austriak, duke ushtruar…
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Edward Ferguson, thotë se situata në Ballakan është e brishtë dhe shton se të gjithë kanë shpresuar për një progres pozitiv në procesin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por në vend të kësaj janë parë vetëm tensione. Ferguson theksoi se në Britaninë e Madhe po i përcjellin me vëmendje ngjarjet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe shtoi se Serbia ka një përgjegjësi të veçantë për të punuar për paqen dhe sigurinë, sepse si ekonomia më e madhe në rajon, ajo ka më shumë për të humbur në rast të destabilitetit dhe…
Lituania, vend anëtar i NATO-s me një popullsi prej afro 3 milionë banorësh, po forcon sigurinë e saj në kufi mes rritjes së shqetësimeve të sigurisë të shkaktuara nga prania e mercenarëve të Grupit Wagner në Bjellurusi. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Evropën Lindore, Myroslava Gongadze, ishte në zonën kufitare mes Lituanisë dhe Bjellorusisë dhe bisedoi me rojën kufitare që mbronin kufirin e aleancës perëndimore. Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, vendet anëtare të NATO-s Polonia, Lituania dhe Letonia, fqinje me Bjellorusinë, kanë rritur aftësitë mbrojtëse në kufi. Ruslanas, i cili nuk e tregon mbiemrin për arsye…
Numri i të huajve të interesuar që ta mësojnë gjuhën shqipe dhe të studiojnë në fushat e albanologjisë është në rritje, ndërkohë që interesimi i të rinjve në Kosovë për të studiuar gjuhën ose letërsinë shqipe është duke rënë në vazhdimësi, thonë zyrtarë të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Interesimin e të huajve e dëshmon numri i 120 pjesëmarrësve në kurset e gjuhës shqipe në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, edicioni i 41-t i të cilit është duke u mbajtur aktualisht në Prishtinë, thotë Bardh Rugova, drejtor i seminarit dhe udhëheqës i Departamentit…
Çiftet që kanë shumë të përbashkëta kanë më shumë gjasa të dalin në një takim, siç tregojnë gjithnjë e më shumë studimet në vitet e fundit. Kjo teori shtrihet edhe në pamjen fizike, çiftet, ku gruaja është shumë më e bukur se burri kanë më shumë gjasa të përfundojnë në divorc. “Disa studime tregojnë se çiftet që nuk janë në nivele të ngjashme të pamjes së jashtme, priren të kenë marrëdhënie romantike më pak të suksesshme”, siç konfirmon profesoresha e Psikologjisë Sociale Madeleine Fugère në artikullin e saj në Psychology Today. Në përgjithësi, ne jemi të tërhequr nga njerëz që janë…
Një shtetas kinez u arratis në Kinë pasi autoritetet indiane mësuan për një mashtrim të aplikacionit të basteve futbollistike që mashtroi qindra miliona dollarë nga mbi një mijë përdorues. Departamenti Qendror i Hetimit (CID) i Indisë krijoi një Ekip Hetim Special (SIT) pasi mësoi për mashtrimin që synonte njerëzit e moshës 17 deri në 75 vjeç në shtetet indiane të Gujarat dhe Uttar Pradesh në qershor 2022. Zyrtarët shpjeguan se një grup mashtruesish lançoi një aplikacion bastesh futbolli të quajtur “Dani Data”, i cili funksionoi për nëntë ditë përpara se të dilte papritmas jashtë linje. Përdoruesit humbën të gjitha investimet…
Vjeshta po vjen e bashkë me të pritet të fillojë edhe sezoni i dytë i “Dancing with the Stars” në Top Channel. Përpos emrave të konkurrentëve, publiku ka qenë kurioz edhe për jurinë. Sara Hoxha, Lori Balaj janë dy nga vajzat që do shohim në juri. Kryefjala bën të ditur se në juri do shohim edhe Ilir Shaqirin. Kledi Kadiu e ka refuzuar ftesën për të qenë sivjet pjesë e spektaklit. Po ashtu edhe Valbona Selimllari ka konfirmuar se do të jetë sërish pjesë e jurisë.