Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të dielë në lumin Rrapun, Librazhd. Një 11-vjeçar është mbytur teksa lahej në lum. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të të miturit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Author: tirana
Moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka surprizuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale, pasi ka zbuluar disa foto të tjera nga dasma e saj me partnerin Eduard Grishaj, pavarësisht këmbënguljes për ta mbajtur diskret që bëri bashkë të gjithë miqtë dhe të afërmit e saj larg Shqipërisë.
Një shofer 76-vjeçar në Itali, ka hyr brenda një lokali të mbushur me njerëz, duke plagosur 6 persona të cilët ndodheshin në hyrje të lokalit. Lokali në momentin e aksidentit ka qenë i mbushur me klientë dhe gjashtë prej tyre kanë mbetur të plagosur pasi makina i mori përpara. Aksidenti ka ndodhur në Caltagirone. Të plagosurit u dërguan në spitalin “Gravina” dhe fatmirësisht 5 prej tyre dolën pas kontrolleve mjekësore. I plagosuri i gjashtë, një 56-vjeçar do të mbetet ende nën vëzhgim. Drejtuesi i makinës, 76-vjeçari me origjinë nga Caltagirone, por banues prej shumë kohësh në Milano, u denoncua në…
Agjencia iraniane e lajmeve “Tasnim” e kontrolluar nga shteti, shkruan se iranianëve të strehuar në Shqipëri u është ndërprerë aksesi në internet. Siç raporton kjo agjenci, ndërprerja e internetit në kampin “Ashraf-3” në Manëz të Durrësit është bërë për të ndaluar aktivitetin e tyre “të jashtëligjshëm”. Kujtojmë se grupi i muxhahedinëve që strehohen në Shqipëri janë nën hetim nga SPAK, pasi dyshohet se nga territori shqiptar kanë kryer sulme kibernetike kundër Iranit. Ndonëse lajmi mbetet i pakonfirmuar, kjo agjenci lajmesh disa ditë më parë ka raportuar edhe për përgatitjet e muxhahedinëve për t’u zhvendosur nga Shqipëria. Sipas “Tasnim”, muxhahedinët po…
Gjuha e përdorur në e-mailet e shkëmbyera mes ish-zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, dhe biznesmenit Ilir Rrapaj, ka nxjerrë zbuluar para syve të SPAK-ut lidhjen e ngushtë miqësore mes tyre. Më tej, përmbajtja e këtyre komunikimeve, të sekuestruara si provë nga prokurorët e posaçëm, ka përforcuar dyshimet se biznesmeni Rrapaj ishte paracaktuar nga zyrtarët e lartë të shëndetësisë të ishte fitues i koncesionit 100 milionë euro të sterilizimit. Sipas hetimit të SPAK, nga të dhënat e e-maileve në dhjetor 2013-mars 2014 vërehet se Klodian Rjepaj merr udhëzime nga Ilir Rrapaj për veprimet që duhet të kryejë gjatë fazës përgatitore për…
Pesë mijë pacientë kanë mbetur pa kujdesin e duhur shëndetësor në Mulhouse të Francës, pasi dolën në pension tre mjekët e fundit që ishin. Që nga largimi i tyre më 1 korrik, punonjësit e vetëm të kujdesit shëndetësor që kanë mbetur janë infermierët dhe fizioterapistët. Kërkimi i pasuksesshëm i mjekëve që do të punojnë në këtë qendër mjekësore po vazhdon prej disa vitesh. Ka shumë arsye për këtë. Kryesorja midis tyre është se Mulhouse nuk është një vend tërheqës për të jetuar të rinjtë. Meqenëse tre mjekët kanë dalë në pension, pacientët e tyre iu drejtuan mjekëve SOS, urgjencës apo qendrave…
Paga maksimale për efekt kontributesh për punonjësit me paga të larta nuk do të rritet më në përqindje sikurse ka funksionuar deri më tani, por në vlerë, aq sa rritet edhe paga minimale Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore për rritjen e pagës maksimale, për efekt kontributi sipas përllogaritjes me të njëjtën masë në lekë dhe në të njëjtën kohë me rritjen e pagës minimale në shkallë vendi. E thënë ndryshe, nëse paga minimale në të ardhmen do të rritet me 2 mijë lekë, dhe hyn në fuqi në një periudhë të…
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka reaguar lidhur me çështjen “Beleri” dhe mbëshetjen që po i jep e djathta. Ai shkruan në një postim në Facebook, se të rreshtohesh krah një “ushtari të Veiro Epirit” dhe duartrokitjet entuziaste ndaj deklaratave bullizuese të liderve të vendeve fqinj ndaj rendit kushtetues në Shqipëri, vetëm për inat të Edi Ramës është naive. Çollaku shton se dëmi që po i bëhet Ramës është fare minor, në raport me dëmin që po i bëhet vendit.
Trageti i linjës Brindis-Vlorë ka pësuar defekt ditën e sotme duke bllokuar qindra pasagjerë që ishin nisur drejt Shqipërisë. Mësohet se trageti është bllokuar në det, për fat të mirë jo shumë larg brigjeve të Italisë. Por qindra pasagjerë tashmë kanë mbetur në mes të katër rrugëve, teksa po kthehen sërish në portin e Brindisit. Atyre do t’u duhet të presin me orë të tëra, deri sa një traget i kompanisë “A-Ships” të niset nga Vlora për t’i marrë.
Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, i ka përjashtuar tifozët e Dinamo Zagrebit nga të gjitha ndeshjet si mysafirë në garat evropiane këtë sezon, pasi një tifoz grek u vra në përleshjet e dhunshme në Athinë muajin e kaluar. Ky vendim vjen disa orë pasi Zagrebi u eliminua nga Liga e Kampionëve pas barazimit 2:2 në ndeshjen kthyese kualifikuese kundër AEK-ut të Athinës në Greqi të shtunën, e cila ishte shtyrë për shkak të dhunës. Ndeshja ishte paraparë të luhej më 8 gusht, por u shty për 19 gusht, pas vdekjes së 29-vjeçarit Michalis Katasouris, në përleshjet e dhunshme mes tifozëve…
Emiljano shet sende plazhi.Shet edhe këpucë deti, plastike, që të mbrojnë këmbët nga gurët e detit. është nga Elbasani, si shumica e atyre që shesin në plazh. Asnjëherë nuk e kam kuptuar pse një qytet pa det, shet kaq shumë gjëra që përdoren në det. Është njëlloj sikur vlonjatët të prodhojnë ski dëbore ose korcarët të gatuajnë sushi për drekë. Megjithatë kështu është kjo punë. Elbasanasit bëjnë ca gjëra që korcarët dhe vlonjatët nuk i bëjnë. Emiljano nuk ka faj që është nga Elbasani. Ai ka një bos dhe sendet që ai shet në plazh janë të bosit. Emiljano merr…
Edmond Abazi, 35 vjeç është arrestuar nga policia e Sarandës pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar sipas procedurës standarde të punës, në banesën e një shtetasi të cilit Gjykata e Sarandës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”, kanë konstatuar se ky shtetas kishte dalë jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, thuhet në njoftimin zyrtar.