Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë Kufitare iu shpëton jetën 2 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin, pasi mjeti i tyre lundrues Jet Ski, pësoi defekt në mes të detit, mbrëmjen e djeshme. Pas gjysmë ore kërkimi në det, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar rreth 5 milje larg, njërin nga shtetasit, i cili po tentonte të dilte në breg, me not, dhe më pas kanë lokalizuar drejtuesin e mjetit lundrues që kishte pësuar defekt. Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin kanë marrë njoftim se dy shtetas që ishin futur në det, me një mjet lundrues Jet Ski, në…
Author: tirana
Një lajm i bujshëm po raportohet nga Mali i Zi. Mbrëmjen e së dielës, kryeministri me mandatin teknik Dritan Abazoviç është përfshirë në një sulm në një diskotekë në Budva. Lajmin e pohojnë përmes burimeve mediat e huaja, ndërsa policia malazeze e mohon. Sipas medias Kolektiv.al, Abazoviç ka qenë në diskotekë dhe aty pati një konflikt ku u desh të ndërhynin forca të shumta policie. Abazoviç nuk është sulmuar por sherri ka ndodhur teksa pranë tyre kalonte kryeministri me mandat teknik. Dëshmitarët okularë të ngjarjes i thanë CdM se panë policinë të evakuonte Abazoviçin dhe të ndalonte disa persona. Policia…
TEA (Tourism Events of Albania), kalendari digjital i turizmit është një platformë e mirëorganizuar e programeve turistike, kulturore dhe artistike që u shërben turistëve që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama, ka postuar këtë të hënë në rrjetet sociale një video informuese mbi këtë udhërrëfyes, i cili gjatë kësaj vere ka ndihmuar pushuesit e veçanërisht turistët e huaj për të zbuluar Shqipërinë me gjithçka. TEA është aplikacioni i parë i krijuar në Shqipëri, si kalendari i parë digjital për eventet e turizmit kulturor, sporteve dhe të traditës, i disponueshëm në Apple Store dhe në Play Store. Në aplikacionin TEA…
Kolegët ka vënë në pranga një efektiv policie, pasi u kap në flagrancë duke shitur kanabis në Sarandë. Punonjësi i policisë R.B., efektiv në Komisariatin e Policisë Kufitare të Sarandës, si dhe bashkëpunëtori S.V, janë arrestuar. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytezuar një lokal ‘Beach Bar’ në qytetin e Sarandës për të kamufluar veprimtarinë antiligjore, shpërndanin kanabis tek turistët duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare. Gjithashtu në ambientet e lokalit u gjet dhe u sekuestrua edhe një armë zjarri e llojit pistoletë së bashku me municion, pa leje. Njoftimi i plotë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) në bashkëpunim me…
“Koha që unë të jem “egoist” në mënyrë të vetë-ruajtjes time”, kështu shkruan këngëtari Alban Ramosaj përmes një letre publike drejtuar fansave, ku thotë edhe se po kërkon të gjejë qetësinë e shpirtit, mes rrëmujës së fundit të krijuar në botën e tij artistike. Këngëtari nënvizon edhe se ndjen përgjegjësi ndaj publikut, që t’i informojë ata mbi tërheqjen e tij. Këngëtari i hitit “Theje” nuk ka lënë të kuptohet nëse largimi i tij është i përkohshëm, apo bëhet fjalë për një dorëheqje përfundimtare. Shkrimi i plotë “Një Letër Për Publikun Tim Të Dashur Të “Koloseut”. Gjatë jetës sime, kam jetuar…
Ukraina është duke e finalizuar një marrëveshje me kompani globale të sigurimit për t’i mbuluar anijet me drithëra që udhëtojnë drejt dhe nga portet e saj në Detin e Zi, raportoi më 21 gusht Financial Times duke cituar zëvendësministrin e ekonomisë të Ukrainës, Oleksandr Gryban. Gryban i tha mediumit amerikan se marrëveshja ishte duke “u diskutuar në mënyrë aktive” mes ministrive përkatëse, si dhe bankave vendase dhe grupeve ndërkombëtare të sigurimeve, përfshirë kompaninë Lloyd’s të Londrës, Anglisë. Gjatë muajit gusht, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e paralajmëruaj se Ukraina do t’i luftojë sulmet e Rusisë në Detin e Zi, në…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të jetë këtë në hënë në Greqi, ku do të marrë pjesë në darkën e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor, të thirrur nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Sipas gazetës, lajmi për vizitën e Zelenskyt në Athinë nuk u dha më herët nga autoritetet thjesht për motive sigurie. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka thirrur në një takim informal në datën 21 gusht liderët e Ballkanit Perëndimor, por ftesa për Shqipërinë nuk i ka shkuar kryeministrit Edi Rama. Marrëdhënia Shqipëri-Greqi duket të ketë hyrë në epokën e akullnajave dhe shkak për këtë duket të jetë Fredi…
Në darkën informale të kryeministrit grek që do të mbahet këtë të hënë, Shqipëria ka qenë e ftuar në nivel presidenti, por siç ka bërë me dije Presidenca, bajram Begaj ka refuzuar pjesëmarrjen për shkak të agjendës së përcaktuar më herët. Në këtë takim, të organizuar nga kryeministri grek Mitsotakis nuk është ftuar kryeministri Edi Rama. Mospjesëmarrja e Shqipërisë në darkë, vjen në një kohë kur Tirana dhe Athina zyrtare janë përplasur për çështjen e Fredi Belerit. Nga njëra anë është qeveria greke që kërkon lirimin nga qelia të kryebashkiakut të Himarës dhe nga ana tjetër qëndrimi i pandryshuar i…
Këtë të hënë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Temperaturat minimale do të luhaten 14-26 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rritje 33 -35°C e veri, 35-40°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 – 5 ballë në det të hapur.
Dashi Kjo e hënë do jetë ditë aktuale do të nisë një periudhë në të cilën kënaqësia e madhe do të vijë në vendin e punës, por jo vetëm, në jetën bashkëshortore, nga ana tjetër, nuk mund të përjashtohen disa shqetësime. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të vazhdoni. Demi Të hënën gjatë ditëve në vijim mund të lindin histori të reja larg mjedisit të zakonshëm. Kujdes i dyfishtë, veçanërisht nëse ka një ish me të cilin mosmarrëveshjet janë ende të hapura. Binjakët Të hënën shumë beqarë humbasin kohë me dashuri të pamundura, histori pa të ardhme. Mos u shqetësoni,…
Skuadra nga Torino ka pësuar një aksident rrugës për në “Dacia Arena”, ku skuadra e trajnerit Masimiliano Alegrit do përballet me Udinezen. Autobusi bardhezi ka goditur nga pas një nga makinat e policisë që po shoqëronte ekipin për në stadium. Për fat të mirë askush nuk u lëndua, teksa lojtarët e Juves mbërritën në stadium të ndarë në dy autobusë zëvendësues, teksa ndeshja nisi rregullisht, në orën 20:45.
Një baba i merakosur që diç rreket të shpjegojë, dhe djali që tashmë ja ka kaluar në shtat, me flokët e dendura pas qafës si një shfaqje që më “e huaj” s’ka si bëhet për kohën, ka kthyer kokën me përtesë e nervozizëm, si për të thënë: Hë mor bab’, ç’do na thuash! Kjo foto qarkullon prej vitesh në rrjet, por pak ia dinë historinë. Kjo foto e Edi Ramës rebel është e vitit 1990 dhe është shkrepur gjatë një shëtitjeje në parkun e liqenit artificial të Tiranës, nga fotografi Petrit Kumi. DITA raporton se fotoja është publikuar për herë…