Author: tirana

Alban Daci Deklarata e Selanikut, rreth 20 vjet më parë ishte nismë e Greqisë, e cila në atë kohë kishte Presidencën e radhës së BE e kishte për qëllim t’i jepte Ballkanit në tërësi, por atij Perëndimor në veçanti një shtysë Europiane drejt rrugëtimit të integrimit. Pas, 20 vitesh, që në fakt duhet të ishin bërë progrese të rëndësishme në procesin e integrimit, por e vërteta nuk është kështu, Greqia dëshmon qartë se është më pak Europiane sesa Shqipëria dhe kjo e fundit duket se në disa sektor ka bërë progres të rëndësishëm në këtë drejtim. Madje, në raport me…

Read More

Policia e Korçës ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e aktivitetit çiklistik dyditor “Kupa e Shqipërisë Korçë 2023 dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve gjatë dy ditëve të aktivitetit, në të cilin do të marrin pjesë kategori të grupmoshave të ndryshme. “Strukturat e Policisë do të marrin masa, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për këtë qëllim, ju informojmë se: Etapa e parë starton ditën e hënë më datë 21.08.2023, ora 16:00/Itinerari: fshati Piskupat, Pogradec-Unazë e Madhe, Pogradec-Bilisht-Korçë; Etapa e dytë starton…

Read More

Sali Berisha këtë të hënë doli në një konferencë për mediat nga selia blu, kjo për koncesionin e sterilizimit. Berisha e cilësoi Beqjan monument të korrupsionit dhe tha se SPAK e fali atë sikurse Erion Veliajn, pavarësisht se ka 4 firma në këtë aferë. “Me gjakftohtësi dhe koshiencë kriminale, pa treguar as më të voglën keqardhje apo pendesë, ai nuk njohu për vete dhe as për bashkëpunëtorët e tij të arrestuar, asnjë përgjegjësi apo faj për vjedhjen e dytë të shekullit, por e mbrojti sikur të mos ishin tetë zyrtarë dhe biznesmenë të arrestuar për këtë aferë 100 milionë euro…

Read More

Shqipëria do të mundësojë realizimin e procedurës së riprodhimit invitro falas. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se kjo do të realizohet brenda këtij viti në Maternitetin “Koço Gliozheni”. “Puna nuk po ndalet dhe për Qendrën e Riprodhimit të Asistuar, ku brenda këtij viti, ashtu sikurse kishim premtuar, do të fillojmë këtë procedurë të re. Ne jemi duke punuar për investimin sa i përket infrastrukturës, e më tej, pajisjet bio-mjekësore dhe të gjithë paketën e barnave të cilat janë të nevojshme, për të filluar riprodhimin e asistuar për herë të parë në spitalet publike. Jemi duke punuar për përgatitjen e…

Read More

Një tragjedi mund të kishte ndodhur në Dibër. 27-vjeçari Elson Ll është vënë në prangat e policisë, pasi ka dhunuar me sende të forta anëtarët e familjes së tij si dhe i ka kërcënuar me jetë. Ngjarja u shënua në fshatin Rreth-Kale, banues në Dibër. Familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë e cila ka shkuar për të neutralizuar dhe për të vënë në pranga autorin. “27-vjeçari, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, njerkën, motrën dhe vëllanë e tij të mitur, si dhe i ka kanosur ata, për jetën”,.-informoi sot policia. Mes anëtarëve të familjes…

Read More

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar për vdekjen e Nadir Gjatës, 63-vjeç në qytetin e Vlorës. Familja pretendon se viktima ishte goditur pas koke, por ekspertiza mjekoligjore e hedh poshtë këtë pretendim. Sipas tyre, nga kqyrja e trupit nuk ka shenja dhune, duke përjashtuar mundësinë e vrasjes. Në njoftimin zyrtar thuhet se, 63-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Policia nuk jep asnjë detaj mbi një çantë prej 10 mijë euro, që familja pretendonte se viktima e kishte me vete, por që sipas tyre ia kanë marrë. “Më datë 21.08.2023, rreth orës 04:00, në lagjen…

Read More

Në Athinë sot pritet që të mbërrijnë liderë nga Ballkani, kjo për darkën informale organizuar nga kryeministri grek Mitsotakis. Kryeministri grek priti në fillim kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borgiana Christo. Sipas informacioneve, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe dhe për mbështetjen e Greqisë për hapat e ardhshëm të Bosnjë-Hercegovinës drejt perspektivës evropiane. Pas takimit me presidenten e Bosnjës, thuhet se në orën 13:00 me orën lokale do të ketë një takim me kryeministrin e Rumanisë, Ion-Marcel Ciolaku dhe në orën 15:00, me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic. Edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ardhja…

Read More

Në gjithë territorin e vendit ka mbi 12 milionë rrënjë ullinj, 10 milionë prej të cilave janë aktualisht në prodhim. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale, pamje mbresëlënëse nga kodrat me ullinj në fshatin Dushk të Lushnjës, të cilat i cilësoi si “kodrat e jetës”. Në gjithë vendin janë rreth 250 fabrika që prodhojnë vaj ulliri dhe 95 % e prodhimit të ullirit shkon për prodhimin e vajit. Për periudhën janar -qershor 2023 sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë u eksportuan 1,400 ton vaj, kundrejt 326 ton vaj që u eksportuan në total në 2022. Krahasuar me…

Read More

Si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, mbi denoncimet e marra tre muajt e fundit, për vjedhje dhe tentativa për vjedhje, në banesa në lagje të ndryshme të qytetit, është finalizuar operacioni policor i koduar “Çelësi”, në kuadër të të cilit është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi O.T., 32 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet e kryera rezultoi se 32-vjeçari, gjatë periudhës qershor-gusht 2023, ka vjedhur në 8 banesa dhe ka tentuar të vjedhë në 6 banesa të tjera, sende personale, sende me vlerë dhe pajisje të ndryshme.…

Read More

Arbenita Ismajli dhe Fero vijojnë që të prodhojnë lajme për mediat rozë. Ata patën një përplasje publike pak muaj më parë me akuza dhe kundër-akuza ndaj njëri-tjetrit, pasi modelja e akuzonte reperin se kishte ushtruar dhunë mbi të dhe e kishte kërcënuar me jetë. Mirëpo siç rëndom bëjnë gjëra të tilla për të marrë vëmendjen e publikut, duket se edhe kjo nuk ka qenë gjë tjetër vetëm se një tentativë më shumë për t’u përfolur në media. Kjo pasi çifti janë parë së fundmi sërish bashkë, ku janë xhiruar në një nga restorantet e Gjilanit.

Read More

Në çështjen që Greqia ka me Fredi Belerin ku kërkojnë lirimin nga burgu me çdo kusht, ka ndërhyrë edhe akademiku Artan Fuga. Ai e ka cilësuar të drejtë refuzimin e Presidentit Bajram Begaj, për të mos marrë pjesë në darkën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis këtë të hënë me liderët e Ballkanit Perëndimor në Athinë. Për të ftesa greke kërkonte që të anashkalonte kryeministrin shqiptar dhe duke mos e pranuar ftesën për zotin Begaj, e bën që Presidenti të mos përdoret si Kalë Troje, pra si mjet për të evituar kryeministrin shqiptar. Shkrimi i plotë Presidenti Bajram Begaj nuk mund…

Read More

Një i ri është arrestuar në qytetin e Kukësit pasi i kishte vjedhur 60 mijë lekë të reja babait të tij. Ndërsa disa ditë më parë 34 vjeçari kishte vjedhur para dhe bizhuteri floriri në një banesë tjetër në qytetin e Kukësit. Shtetasi Sh.M. u vu në pranga nga policia dhe iu sekuestruan një pjesë e parave, 40 mijë lekë të cilat dyshohen se ia ka vjedhur babait të tij. Njoftimi i Policisë: Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Next room”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes. I vodhi 60 000 lekë, babait të tij, në banesën e tyre, kapet dhe arrestohet…

Read More