Author: tirana

Me siguri e mbani mend tensionin e krijuar mes Luiz Ejllit dhe Olsa Muhametit pak kohë më parë. Autorja e ‘Kepi i Tundimeve’ tha në një emision, se Luizi kishte qenë në Turqi disa herë bashkë me “Kepin e VIP-ave” për xhirime. Sipas saj, ai kishte shkuar disa herë atje për të qenë pranë Kiarës, por nuk e kishte treguar në mediat sociale. Gjë që Luizi e mohoi asokohe, madje e quajti Olsën ‘mashtruese’. “Hajde rren hajde, e me sa siguri e thotë. Meqë ra fjala tani jam në Korcë po për 10 sec jam në Lezhë. Cit Olsa”, shkruante…

Read More

Klubi i Futbollit Tirana është gjobitur me rreth 25 mijë euro për ngjarjet e ndeshjes së fazës së parë kundër Dinamo Batumit në kryeqytet. Klubi bardheblu duhet ta paguajë shumën në fjalë për shkak të hedhjes së fishekzjarreve dhe sendeve të forta në fushë. Vendmi i është i formës së prerë por nuk përfundon me kaq. UEFA ka hapur hetim edhe për ngjarjet e duelit me Beshiktashin në “Air Albania” ku tifozët e dy skuadrave u përleshën në shkallët e stadiumit duke shkaktuar edhe shtyrjen e fillimit të ndeshjes. Tashmë është e sigurt që Tirana do të paguajë një gjobë…

Read More

Ndërsa kredia në euro ka shënuar një lloj frenimi gjatë gjysmës së parë të këtij viti, ajo vijon të merret nga subjektet shqiptare kryesisht për investim në pasuri të paluajtshme e për blerje paisjesh. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, këto dy qëllime përdorimi, zënë peshën më të madhe të kredisë në monedhën e përbashkët europiane. Më specifikisht, totali i kredisë në euro në fund të gjashtëmujorit të parë rezulton 209 miliardë lekë, afërisht 2 miliardë euro me kursin e sotëm. Peshën më të madhe të këtij totali, rreth 75 miliardë lekë e zë kredia për blerje pasusrish…

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Enisa Nikaj ka pësuar një aksident rrugor. Ka qenë ajo vetë që ka ndarë 2 foto, një teksa ndodhet në urgjencën e spitalit dhe të dytën makinën e saj të shkatërruar, si pasojë e përplasjes. Bashkangjitur fotove, ajo ka edhe një mesazh. “Mund të kisha vdekur, por unë jam ende këtu. Zoti është i madh. Postova 2 fotot që bëri kushëriri im, në njërën jam unë që as nuk e dija se e kishte bërë foton. Po e postoj që fansat e mi të dinë se ka ndodhur një aksident traumatik. Unë nuk postova të…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet dhe gjatë tyre kanë evidentuar dhe goditur 6 raste të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare. Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. Sh., 19 vjeç, E. A., 36 vjeç, E. I., 33 vjeç, A. Gj., 18 vjeç, I. N., 50 vjeç dhe S. Sh., 57 vjeç, banues në Tiranë. Aparatet celulare që këta shtetas përdornin për vënien e basteve sportive,…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar në afërsi të aeroportit të Rinasit, një 61-vjeçar nga Koreja e Jugut, i akuzuar për krijim të skemave piramidale në nivele ndërkombëtare. 61-vjeçari po priste në afërsi të aeroportit, bashkëshorten që po vinte nga Dubai në Tiranë. Ekipi i FAST Albania, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, organizuan operacionin dhe bënë të mundur kapjen e personit të shumëkërkuar. Ai akuzohet se së bashku me persona të tjerë kanë përvetësuar rreth 28 milionë euro përmes skemave piramidale. “U arrestua shtetasi: S. M., 61 vjeç, pasi Gjykata e Seoulit, Koreja…

Read More

Sezoni turistik në vendin tonë është në kulmin e tij, por duket se jo çdo gjë po shkon mbarë në bregdetin e jugut. Dy videot e mëposhtme tregojnë se bregu i Dhërmiut po ndotet nga peshkarexhat që shkarkojnë mbetje. View this post on Instagram A post shared by tirananews.al (@tirananews)

Read More

Një denoncim për përdhunimin e një të miture 8 vite më parë është bërë dje në policinë e Elbasanit. Autor, dyshohet një 65-vjeçar. Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin A. S., 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi rreth orës 10:00, të datës 20.08.2023, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, një 14-vjeçare dhe nëna e saj, të cilat kanë kallëzuar se në vitin 2015, shtetasi A. S. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën, në shtëpinë e gjyshërve të saj. Veprimet procedurale me të miturën janë kryer në…

Read More

Të bëhesh i pasur nuk është aq i vështirë sa duket dhe ka disa hapa të thjeshtë që mund të ndiqni që në fakt do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja financiare. Këtu janë 7 që duhet të dini. Përcaktoni qëllimet tuaja financiareNëse dëshironi të pasuroheni, së pari duhet të përcaktoni se çfarë do të thotë kjo për ju. Dëshiron të jesh po aq i pasur sa Elon Musk apo thjesht po kërkon të dalësh në pension rreth të 50-tave në mënyrë që të mund të kalosh ditët duke bërë diçka që të pëlqen në vend që të punosh për…

Read More

Pas lajmit, mediat malazeze kanë publikuar edhe video nga momenti i evakuimit të kryeministrit Dritan Abazoviç nga koncerti i Dino Marilyn në diskotekën “Top Hill” në Budva. Abazoviç shihet i rrethuar nga truprojat që e shoqërojnë drejt makinës së tij. E ndërsa, nga ana tjetër, disa të rinj dalin nga diskoteka duke u kollitur pasi mësohet se është hedhur gaz lot sjellës. Megjithatë, mediat vendase theksojnë se gazi lotsjellës është hedhur vetëm pasi Abazoviç është larguar nga koncerti. Policia hedh poshtë versionin se kryeministri është sulmuar. Ato sqarojnë se në diskotekë ka pasur një sherr mes disa personave dhe aty…

Read More

Vera e nxehtë do të vijojë, dhe një shtet si Spanja ka nisur që të marrë masat. Ato kanë krijuar një shpikje inovatore të atyre që i quajnë “hijet e gjelbërta”. Këto janë në formën e tendave të mëdha, të shtrira mes ndërtesave në qytet dhe më pas zbukurohen me lloje të ndryshme bimësh (në varësi të mikroklimës së qytetit), duke evoluar në mënyrë unike idenë e peizazhit urban. Këto tenda bimore artificiale imitojnë, në thelb, mbulesat natyrore të pyjeve, duke ofruar oaza të vogla mes betonit që mbyt qytetet, duke u dhënë atyre ngjyrë, jetë dhe karakter ekologjik. Tubi…

Read More

Pasi kontrata origjinale 10-vjeçare e firmosur mes shtetit dhe biznesmenit Ilir Rrapaj të arrestuar për mashtrim u raportua se ka humbur, sot Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se ka kontratën origjinale të koncesionit të sterilizimit. SPAK thotë se e disponon kontratën origjinale, por nuk u gjet në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas SPAK, origjinali u gjet në institucione të tjera. Në reagimin e dy ditëve me parë, SPAK deklaroi se e kishte kërkuar gjithandej por nuk e kishte gjetur as në arkivën e ministrisë. Ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmeni i sterilizimeve Ilir Rrapaj u arrestuan të enjten nën akuzat…

Read More