Evakuohen dy fshatra këtë të hënë në Greqi për shkak të zjarreve masive që po djegin rajonin qëndror dhe verior të vendit. Më herët gjatë ditës në një nga zonat që janë nën kërcënimin e flakëve u shënua edhe viktima e parë për shkak të zjarrit. Sipas mediave fqinje, një burrë ndërroi jetë teksa tentonte të shpëtonte bagëtitë e tij. Në verilindje të vendit, pranë kufirit me Turqinë u aktivzuan sërish disa vatra duke shkrumbuar hektarë me toka bujqësore dhe pyje. Qindra punonjës zjarrfikës po punojnë nga toka dhe nga ajri për shuarjen e flakëve, por erërat dhe tempreaturat e…
Author: tirana
Disa depozita jashtë funksionit në hyrje të Vlorës u përfshinë nga një zjarr masiv ditën e sotme. Flakët janë përhapur me shpejtësi, teksa situata në pjesën perëndimore është më alarmante, pasi rrezikohet një pjesë e bizneseve. Aktualisht ka nisur djegia e disa mjeteve të rënda që mund të arrijnë në një vlerë qindra mijëra euro. Flakët janë të favorizuara nga era e fortë, teksa një numër më i lartë zjarrfikësish është i detyrueshëm.
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë fundjavë në Berlin. Një trajner futbolli është rrahur nga një turmë prej 40 personash për shkak të një futbollisti adoleshent. Mediat gjermane raportojnë se trajneri 43-vjeçar kishte përjashtuar nga ekipi lojtarin 18-vjeçar, i cili kishte insistuar për tu takuar me të dhe për t’u sqaruar. Në momentin kur trajneri ka mbërritur në një fushë sportive për të ndjekur një ndeshje futbolli, ka gjetur atje futbollistin adoleshent së bashku me 40 persona të tjerë familjarë e shokë të cilët i janë vërsulur duke e rrahur në publik. Trajneri, një shoqërues i tij si dhe dy…
Nxënësit e shkollave të mesme në Rusi do të mësojnë si t’i përdorin dhe si t’i luftojnë dronët ushtarakë në vitin e ri shkollor, sipas planit mësimor të publikuar të hënën nga Ministria e Arsimit e Rusisë. Moska njoftoi në nëntor të vitit të kaluar se do të kthejë sistemin sovjetik për stërvitjen e fëmijëve nga viti 2023, në një kohë kur po e vazhdon luftën tashmë 18-mujore në Ukrainë. Lënda e dronëve, të cilën do ta mësojnë fëmijët nga mosha 15 vjeçe deri në atë 17 vjeçe, po futet nëpër shkollat e mesme tani që territori rus është duke…
Nga Ben Andoni Nuk është se Greqia ka treguar se ka pasur gjithmonë kujdes për protokollin tonë shtetëror. Së fundi, kryeministri i saj Micotaqis nuk e ftoi kryeministrin Rama në një takim informal, që do zhvillohet të hënën e 21 Gushtit, sa i përket përkujtimit të deklaratës të Samitit të Selanikut, dokumentit ligjor themelor të zotimit zyrtar të Bashkimit Europian për ofrimin dhe sigurinë e perspektivës europiane të vendeve të rajonit tonë nga BE. Micotaqis e organizon takimin e nivelit të lartë me pjesëmarrjen e liderëve të vendeve të rajonit në të cilin marrin pjesë presidentja e Komisionit Europian Ursula von…
Mbishkrimi “Rusët dhe serbët – vëllezër përgjithmonë” përshkruante flamujt serb dhe rus në disa ndërtesa në qendër të Moskës, duke përfshirë edhe atë të një kompanie kryesore mediatike në Rusi. Po ashtu, kishte edhe mbishkrime të tjera që lexonin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”. Përveç Moskës, mesazhe të tilla u shfaqën edhe në qytete të tjera si Shën Petersburg, Saratov apo Oryol. Fushata të ngjashme u zhvilluan edhe në fillim të vitit, në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kur u mbajt një protestë para ambasadës serbe në Moskë, ku protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej “NATO është vrasësi…
Dashi Dash i dashur, ju po shijoni pushimet tuaja dhe me siguri yjet vazhdojnë të ushqejnë dëshirën tuaj për t’i marrë gjërat me lehtësi dhe për t’u argëtuar. Ju jeni ndër shenjat e zodiakut që dini të vlerësoni më shumë argëtimin, duke u treguar dinamikë, sportivë apo edhe konkurrues. Jeni në formë të shkëlqyer dhe mund ta shijoni plotësisht këtë verë të 2023-shit. Demi Të dashur Dema, më në fund jeni të lirë! Dielli që lë Luanin dhe shkon te Virgjëresha përfaqëson një ndryshim rrënjësor për ju. Nga një pozicion në të cilin e bëri gjithçka më komplekse dhe të…
Ministria e Jashtme greke në një reagim të fundit në lidhje me rrëzimin e kërkesës për lirim të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri shprehet se vendimi i gjykatës është në kundërshtim me ligjet e së drejtës evropiane. “Vendimi i sotëm i gjykatës shqiptare, e cila tre muaj pas arrestimit dhe burgimit të tij, rrëzon kërkesën për lirim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri dhe pengon betimin e tij si kryetar i zgjedhur i saj, prezumimit të pafajësisë dhe respektimit të të drejtave politike të të gjithë qytetarëve. Është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjet e…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mësohet se ka udhëtuar drejt Athinës me ftesë të homologut grek, Kyriakos Mitsotakis. Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit, atje Kurti do të marrë pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri Mitsotakis për liderët e Ballkanit Perëndimor, e cila po mbahet në 20-vjetorin e Samitit të Selanikut. Po ashtu, raportohet se gjatë qëndrimit në Athinë ai do të zhvillojë edhe disa takime.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar sa i takon kërcënimeve të Serbisë ndaj RMV-së dhe Malit të Zi, duke i cilësuar këto të fundit si të rrezikshme e të papranueshme. Rama thotë se dekada e fundit shënon për shtetet e rajonit një moment shumë të rëndësishëm sa i takon sigurisë dhe integritetit territorial, duke theksuar se e shkuara nuk mund të kthehet më. “Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut…
Një shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe pasi është kapur duke u kujduesur për një sasi të konsiderueshme kanabisi që arrinin vlerën rreth 400 mijë paundë. 20-vjeçari Ergo Sala u kap nga policia në një apartament me disa dhoma dhe që ishte i mbushur me kanabis dhe qindra pajisje për rritjen e tij. Pasi u kap 20-vjeçari pranoi se ishte përfshirë në prodhimin e kanabisit kur u pyet nga policia. Mësohet se brenda banesës gjendeshin rreth 13 kilogramë kanabis gati për shitje me vlerë rreth 125 mijë paundë, si edhe disa bimë të tjera, vlera e të cilave përllogaritet…
Ndeshja e javës së parë Partizani-Teuta është shtyrë. Kjo për shkak të impenjimeve në Conference League, ku të kuqtë luajnë në transfertë në play-off dhe udhëtimit të gjatë në Kazakistan. Pas kërkesës së bërë nga klubi kryeqytetas, Teuta dhe Federata shqiptare e aprovuan atë. Partizani do të luajë në Astana ndaj vendasve me 24 Gusht takimin e parë. Distanca në vijë ajrore mes Tiranës dhe kryeqytetit kazak është 4029 km. Ndërkohë java e parë e sezonit të ri 2023/2024 do të zhvillohet më 26 dhe 27 Gusht. Sfida hapëse e sezonit do jetë Egnatia-Skënderbeu, që mbahet të shtunën në orën…