Author: tirana

U mbaj sot në Athinë Samiti me liderët e Ballkanit Perëndimor, organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Darka u zhvillua në Megaros Maximos, mes të pranishmëve ishin edhe Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, si edhe presidenti ukrainas Volodymir Zelensky. Mediat greke kanë publikuar fotot nga darka informale që po mbahet me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”. Ashtu siç është raportuar më parë, në këtë darkë ka munguar kryeministri Edi Rama i cili nuk mori një ftesë për shkak të çështjes së Fredi Belerit, ndërsa nga…

Read More

Nga Altin Bamllari Çamëri. Grekët i thonë Epir. Po ç’rëndësi ka. Në literaturë njëra, në të folmen e përditshme tjetra. Rëndësi ka që s’e kanë lënë pa emër. Epir (tokë, stere) u quajt në kohët antike. Emrin tjetër e mori nga lumi i lashtë Thjamis, prej nga rrjedh edhe emri i banorëve të saj, çamëve. Kemi tre ditë këtej. Hera e fundit ka qenë para 7-8 viteve. Ç’të thuash për këtë vend. Një bukuri të tillë zor se e has diku tjetër. Dikur këtu flitej shqip. Sot vetëm greqisht. Po ç’rëndësi ka. Mjafton që njerëzit flasin dhe merren vesh me…

Read More

Analisti Frrok Çupi vlerëson se PD zyrtare ka shansin që të provojë veten me zgjedhjet e pjesshme në Kukës që pritet të mbahen në shtator. Në një intervistë për Abcnews, analisti theksoi se nëse humb sërish në një bashki që konsiderohet bastion demokrat, duhet të kalojë nëpër një reformim. “PD ka pasur disa shanse. Ky është një shans për të provuar edhe momentin ku e gjen mazhorancën të rrëzuar përtokë, në pikën më të vështirë të qeverisë ndërhyn fati i PD-së për të provuar veten në një betejë. Në Kukës, ku PS pësoi një disfatë të pamerituar sepse ishte personale…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, tha të hënën se bisedoi me kryeministrin të Kosovës, Albin Kurti, rreth nevojës për uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë. Dy zyrtarët u takuan në Athinë me ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili është nikoqir i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) më 21 gusht, për një diskutim joformal rreth zgjerimit të BE-së dhe të ardhmes evropiane për rajonin. Von der Leyen tha në X, rrjetin social e njohur si Twitter më parë, se me…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përshëndet Policinë e Shtetit për arrestimin e dy personave që i vunë zjarrin qëllimisht një masivi pyjor në malin Partizan në Berat. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla është shprehur se zjarrvënia cilësohet vepër e rëndë penale dhe dënohet deri në 15 vite heqje lirie. “Dje u bënë publike në mediat kombëtare pamjet e momentit kur dy persona i vendosin zjarrin në mënyrë të qëllimshme një masivi pyjor në malin Partizan. Sot Policia e Shtetit ka arritur të identifikojë dy zjarrvënësit, t’i arrestojë dhe po vijon punën për dokumentimin e dëmeve të shkaktuara mjedisore,…

Read More

Për shkak të vonesës së një trageti, në Portin e Vlorës janë krijuar mbrëmjen e kësaj të hëne radhë të gjata udhëtarësh. Mësohet se trageti që duhet të nisej në orën 21:00, ka shfaqur probleme në Brindisi të Italisë. Trageti tashmë po i nënshtrohet një kontrolli, ndërkohë që të shumtë janë ata të cilët duhet të kthejnë biletën për t’u nisur me tragetin tjetër.

Read More

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, ka kërkuar falje pas videos së bujshme, ku shfaqej duke puthur në buzë futbollisten Jenni Hermoso, pasi Spanja fitoi Kupen e Botes për femra. “Nuk më pëlqeu”, tha Hermoso në Instagram, por një deklaratë e lëshuar më vonë në emër të saj mbrojti Rubiales. Të hënën, Rubiales tha: “Kam gabuar plotësisht, duhet ta pranoj”.

Read More

Jori Delli dhe partneri i saj, reperi italian Fred De Palma kanë nisur pushimet. Çifti ka ndarë në rrjetet sociale disa foto, ku shihen në varkë, duke ngrënë ushqim e madje nuk mungojnë as momente nga dhoma e gjumit. Mesa duket dyshja ka gjetur kohë nga projektet e shumta, për t’u arratisur së bashku disa ditë Kujtojmë se romanca mes tyre u zbulua pak ditë më parë. Ishte reperi ai i cili postoi një foto duke u puthur me Jorin, e cila ishte me shpinë.

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk la pa komentuar edhe pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Athinë, në darkën me liderët rajonalë e organizuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Vuçiçi e ka cilësuar si një takim të çuditshëm, pasi sipas tij nuk e kupton arsyen përse është e ftuar Prishtina, kur sipas tij Greqia nuk e njeh zyrtarisht Kosovën. “Një format i çuditshëm në Athinë, nuk e kuptoj, por kjo është një pyetje për ata që na ftuan. U ftua edhe Prishtina, edhe pse Greqia nuk e njeh zyrtarisht. Kosovë”, ka thënë Vuçiçi. Po ashtu, Vuçiç theksoi se Serbia…

Read More

Postimi i fundit i Stresit ka ngjallur edhe kuriozitetin e njerëzve se kujt i drejtohet me statusin e publikuar. Këngëtari ka ndarë një foto, ku krah saj shkruan se çdo gjë do zgjidhet dhe se në këtë jetë askush nuk largohet pa i larë hesapet. “Qent lehin se jan qen din vec me leh. Stresi hec perpara se ka kush me iu ardh mbrapa. Me qetsi me mençuri dhe me durim. Çdo gje zgjidhet asigje ne ket jet nuk iken pa i la hesapet”, shkruan ai.  Kujtojmë se Stresi është përfshirë në konflikte të shumta virtuale me ish-mikun e tij, Cllevio…

Read More

Rreth 12 persona humbën jetën në një aksident automobilistik në Stamboll të Turqisë. Autobusi që udhëtonte nga Sivas për në Stamboll, doli jashtë kontrollit në afërsi të kryqëzimit Mukremin të autostradës Sivas-Yozgat. Mësohet se gjendja e një prej 19 të plagosurve që u dërguan në një spital është e rëndë, ndërsa të tjerët janë në gjendje stabël. Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunç bëri të ditur se ka nisur hetimi për aksidentin automobilistik në Yozgat.

Read More