Një 26-vjeçar qëlloi me armë zjarri në ajër, dhe është vënë në pranga nga Policia e Durrësit. I riu është banues në fshatin Jubë, Durrës. Shtetasi E. B. ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër, për të kanosur kushëririn e tij, shtetasin M. B., 63 vjeç, me të cilin ishte konfliktuar për motive të dobëta. Arma e zjarrit kallashnikov që posedohej pa leje nga 26-vjeçari, 2 krehra dhe 54 fishekë luftarak, u gjetën nga Policia dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës,…
Author: tirana
Një automjet luksoz është përfshirë në një aksident në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Liqenin Artificial të Tiranës. Mjeti tip “BMW X6” ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe ka përfunduar në digën e liqenit. Eldi Allushi me origjinë nga Durrësi, 26 vjeç, është i riu që po drejtonte mjetin luksoz. Ai është shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se në momentin që është përfshirë në aksident ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike ose alkoolit. I riu ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi në rrugën e “Kosovarëve” dhe më pas ka ngjitur maloren…
Dy vëllezër shqiptarë në Greqi kanë plagosur me thikë një bashkëatdhetar të tyre në në Mastichar të Kos. Mediat e Kosovës bëjnë me dije se ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së, pasi viktima ndodhet në spitalin e Kosit me plagë të shumta na thika dhe nuk është në gjendje të dëshmojë. Njëri nga dy vëllezërit u arrestua ndërsa është në kërkim edhe tjetri. Mbi dy vëllezërit rëndon akuza e vrasjes së mbetur ne tentativë ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mbrëmjen e së hënës, Greqia bëri bashkë liderët e Ballkanit dhe zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian në Athinë. Në atë event mungoi përfaqësimi nga Shqipëria, për shkak të ftohjes së raporteve nga përplasjet për çështjen Beleri. Fokusi kryesor ishte “përshpejtimi i përpjekjeve të vendeve të rajonit për anëtarësim në BE”. Mediat në Athinë raportojnë për 3 fitore të rëndësishme nga ky event. Fitorja e parë, sipas Kathimerinit, është që Greqia konfirmon rolin e saj si shtet lider në rajonin e Ballkanit. “Qëllimi i dytë i arritur është mesazhi i rëndësishëm i mosftesës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në…
Në një banesë në fshatin Shkretë të Krujës, Policia ka gjetur një arsenal armësh. Bëhet fjalë për 1 armë zjarri kallashnikov, 21 granata luftarake sulmuese, 17 granata luftarake mbrojtëse, 40 ndezësa unifikues granatash. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 5.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Njoftimi i plotë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kontrolleve të ushtruara për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të rasteve të armëmbajtjes pa leje, kanë intensifikuar…
Duncan Lawrence, fituesi i Eurovizionit në vitin 2019 me këngën “Arcade”, është martuar me kompozitorin e muzikës amerikane, Jordan Garfield. “Mr & Mr de Moor” shkruan këngëtari në postimin e tij në Instagram. Çifti janë bashkë që nga fillimi i vitit 2020 dhe në prill të të njëjtit vit Jordan Garfield i propozoi Duncan Laurence. “Po martohem me njeriun më të sjellshëm, inteligjent, të vërtetë, të talentuar dhe të pashëm. Dhe ai është gjithashtu shoku im më i mirë”, shkroi Garfield në Instagram. Në fillim të këtij viti, Laurence tashmë njoftoi se donte të martohej në Suedi dhe se donte…
Në 24 orët e fundit janë evidentuar 63 vatra në zona pyjore në të gjithë Greqinë. Situata është më alarmante në veri, sidomos në zonën e Aleksandrupolit, ku autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e disa fshatrave. Për shkak të tymit të dendur nga zjarret rreth qytetit është kryer evakuimi i të gjithë pacientëve nga spitali i Aleksandrupolit. Pacientet janë akomoduar në portin e qytetit në disa tenda si dhe një pjesë në një traget. Me qindra zjarrëfikës janë duke luftuar me flakët edhe në Rodopi, Kavala, Viotia, Evia dhe Qithno. Në këto zona zjarret janë jashtë kontrollit. Veç forcave vendase në…
Mëngjesin e kësaj të marte ka filluar takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Athinë, sipas Radiotelevizionit të Serbisë (RTS). Sipas deklaratës, takimi pritet të zgjasë rreth tridhjetë minuta. Vuçiç do të takohet edhe me presidentin malazez, Jakov Milatoviqin dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, të cilët të hënën në mbrëmje organizuan një darkë jozyrtare për liderët e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarët evropianë.
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi së fundmi se po planifikon të dorëzohet të enjten në një gjykatë në shtetin e Xhorxhias për t’u përballur me akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet elektorale pas humbjes së tij në vitin 2020. Një gjykatës në Atlanta, i cili po mbikëqyr çështjen e ish-presidentit, ka vendosur lirimin me kusht për 200 mijë dollarë. Marrëveshja thotë se Trump mund të lirohet teksa është në pritje të gjykimit për sa kohë ai nuk përpiqet të kërcënojë dëshmitarët. Trump ka mohuar 13 akuzat, duke përfshirë edhe deklaratat e rreme. “I pandehuri nuk do të kryejë asnjë veprim…
Në prangat e Policisë së Shtetit, ka rënë në 34-vjeçar i cili po transportonte 22 emigrantë me fugon, gjatë tentativës për t’u larguar nga policia në mesnatë, ka aksidentuar dy automjete dhe dëmtoi një punonjës policie. 34-vjeçari A.H banues në Lushnje po transportonte me automjetin e tij fugon “Opel”, 22 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme kundrejt pagesës. Në tentativë për të shmangur kapjen, shtetasi A. H. ka aksidentuar dy automjete që ndodheshin në rrugë, si dhe ka dëmtuar lehtë një punonjës policie që ishte në shërbim, i cili ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhet…
Mëngjesin e kësaj të marte, një aksident ka ndodhur te Diga e Liqenit Artificial. Aksidenti mësohet se ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur një mjet tip BMW X6 është futur tek diga e liqenit artificial dhe është përplasur më pas me murin rrethues. Makinë e tipit “X6” po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve”, ka dalë nga rruga duke fluturuar nga barrierat dhe ka përfunduar në digën e Liqenit të Tiranës.
Një sozie e artistes botërore Taylor Swift është nxjerrë nga një lokal në Los Angeles gjatë fundjavës, pasi prania e saj shkaktoi bujë në mesin e blerësve. Ashley Leechin u rrethua nga fansat kur mbërriti në qendrën tregtare The Grove në Los Angeles, e shoqëruar nga dy roje sigurie. E veshur me xhinse të gjera, një pulovër kremi dhe kapelë, 29-vjeçarja me siguri bëri pjesën e saj për t’u dukur si këngëtarja e famshme. Gruaja nga Nashville i Tennessee ishte e gatshme të pozonte me fansat që mendonin se është Taylor.