Author: tirana

U zhvillua sot në qytetin e Pogradecit mbledhja Komitetit të Zonave te Mbrojtura, nën drejtimin e prefektit të Qarkut të Korçës Nertil Jole. Jole i dha rëndësi të veçantë zbatimit të masave për prerjen e paligjshme të pyjeve, mobilizimin e çdo strukture për administrimin sa më efikas të situatave që krijohen nga zjarret, administrimin e mbetjeve, mbrojtjen dhe rivitalizimin e pasurive natyrore etj. Problematika të tjera të trajtuara gjatë këtij takimi ishin aktiviteti minerar në zonën e mbrojtur, derdhja e ujërave të zeza në liqen etj. Në fund të takimit prefekti Nertil Jole kërkoi angazhim dhe bashkëpunim maksimal të të…

Read More

Qëlloi me armë zjarri kallashnikov, brenda një banese, dhe iu rrezikoi jetën anëtarëve të një familjeje, për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari. Pas marrjes së njoftimit se rreth orës 23:00, të datës 20.08.2023, brenda një banese në fshatin Potom, ishte qëlluar me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, me qëllim arrestimin e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë së Skraparit, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi…

Read More

Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot në Shpirag, ku vetëm pak kohë më parë u fol për zbulimin e një vendburimi nafte. Rama shkruan se zbulimi i kryer në 6.1 km në thellësi të tokës naftëmbajtëse mbart sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës. Ai uron fat dhe thekson se kjo përpjekje thuajse dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës. POSTIMI I PLOTË📍Sot në Shpirag, ku zbulimi i rëndësishëm i kryer 6.1 km në thellësi të tokës naftëmbajtëse, mbart bashkë me premtimin…

Read More

Motra e Celine Dion ka dhënë një përditësim tronditës për shëndetin e këngëtares. Celine Dion, 55 vjeç, mund të mos këndojë më. Në fund të vitit të kaluar këngëtarja zbuloi se ishte diagnostikuar me Sindromën e Personit të ngurtë, një çrregullim i rrallë neurologjik që mund ta bëjë të vështirë për të të kënduar. Motra e saj Claudette zbuloi së fundmi se Celine kishte punuar me “kërkuesit kryesorë” në këtë fushë, por deri më tani ata nuk kishin mundur të gjenin “ndonjë ilaç që funksiononte”. Një burim i brendshëm ka zbuluar problemet me të cilat po përballet këngëtarja në shtëpi,…

Read More

Rey Manaj gjen skuadër, dhe është bashkuar me ekipin e Sivasspor. Sulmuesi i kombëtares humbi mundësinë për të bërë karrierë në Angli te Watford dhe prej shkurtit ishte pa skuadër. Ai po përgatitet për aventurën e re në klubin e elitës turke. Futbollisti lushnjar ka firmosur një kontratë dyvjeçare ndërsa ka edhe opsionin për ta zgjatur këtë aventurë me një vit tjetër. Për Manaj kishte interes edhe nga Italia me Sampdorian dhe Frosinonen që kishin studiuar pistën për të firmosur me 26-vjeçarin. Turqia duket të jetë destinacioni që ka joshur ish-sulmuesin e Barcelonës.

Read More

Eksperti për sigurinë rrugore Fatmir Hasho, aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit te Diga e Liqenit Artificial, e ka vlerësuar si një çmenduri. Për të shoferi mund të ketë qenë nën efektin e narkotikëve, edhe pse ka qenë një bast mes të rinjve për të kaluar në atë pjerrtësi. Ai kërkoi ashpërsim të masave dhe heqjen e lejes së drejtimit për një kohë më të gjatë. “Çmenduri! Nuk mund të quhet thyerje e rregullave të qarkullimit rrugor, veprim i çmendur i një njeriu që mund të ketë qenë nën efektin e narkotikëve. Mund të kemi të bëjmë…

Read More

Shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës për Dritan Goxhajn, lidhur me kërkesën për ndryshim mase. Shkak këtë të martë u bë mungesa e përfaqësuesit të akuzës Ylli Pjetërnikaj. Mbrojtja kishte kërkuar revokim të masës arrest në burg, me argumentin se s’ka provë të re që prej 18 ditësh kur është dhënë masa. Goxhaj u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale të Kosovës më 31 korrik.

Read More

Pep Guardiola e pëson në rrugët e Manchesterit. 52-vjeçari e kishte parkuar makinën në një zonë të ndaluar dhe policia e gjobiti. Në momentin që Pep mbërrin për tek makina, polici e njoftoi menjëherë për gjobën. Sigurisht, duke qenë një personazh si Guardiola edhe polici nuk i shpëtoi tundimit për t’i kërkuar një foto trajnerit aq të suksesshëm të Manchester City. Përgjigja e spanjollit nuk ishte nga ato të zakonshme pasi i ktheu reston policit për gjobën. “Do një foto me mua? Apo, atëherë duhet të paguash”, i tha Guardiola policit. Por, e gjitha kjo ishte një shaka e spanjollit…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kryeministrit grek, i cili nuk e ftoi në darkën informale të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së që u mbajt mbrëmë në Athinë. Përmes një shkrimi në gjuhën angleze, Rama thotë se rajoni ka nevojë që Greqia të përfshihet më shumë në rrugën tonë të përbashkët. Megjithatë, edhe pas kësaj situate Rama u shpreh se Athina është e ftuar të marrë pjesë samitin e Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në tetor të këtij viti në Tiranë. “Këtu është përgjigja ime për të gjithë ata, në Greqi, Shqipëri apo gjetkë, që komentuan në…

Read More

Eldi Allushi është kthyer në personazhin më popull në mediat këtë të martë. 26 vjeçari është i riu që po drejtonte mjetin luksoz që u përplas në digën e Liqenit Artificial në Tiranë. Allushi është shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se në momentin që është përfshirë në aksident ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike ose alkoolit. Ai ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi në rrugën e ‘Kosovarëve’ dhe më pas ka ngjitur maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit dhe më pas është përplasur me digën. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar dënimin maksimal të…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar dënimin maksimal të shoferit të makinës X5 që përfundoi ditën e sotme mbi digën e liqenit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj apelon për respektim të rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve. “Tani çdo gjë është kthyer në normalitet, por shpejtësia skëterrë e shoferit (jo e makinës sepse makina s’ka vendimarrje në çmenduri) që përfundoi mbi digën e Liqenit, rrezikon qytetarët, por edhe vetë të lojturin që veç bordura e shpëtoi nga mbytja në Liqen! Bashkë me Policinë e Shtetit, kemi mbledhur provat dhe…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka përgëzuar Policinë e Shtetit për ndërhyrjen në një rast të ndalimit të personave që kërcënuan një person, që kishte denoncuar një paligjshmëri. Sipas Ballës, nuk ka individë më të fortë se sa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrave të semaforit. “Do bëjmë gjithçka që në territorin e Shqipërisë të mos ketë më feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve. Përgëzoj…

Read More