Author: tirana

Darka e liderëve të Ballkanit dhe jo vetëm në Athinë, ka krijuar lajm për politikën Europiane. Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko ka theksuar se Ukraina duhet të njohë pavarësinë e Kosovës. Në një postim në platformën “X”, Goncharenko shkruan se Kievi zyrtar nuk duhet të qëndrojë krah Serbisë, pasi kjo e fundit mbështet Rusinë. “Zelensky u takua me Presidentin e Serbisë. Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme.…

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS. Dyshime për veprën penale “ndërhyrje e paautorizuar në sistemet kompjuterike”. Kallëzimi vjen pak ditë pasi Ambasada Amerikane në Tiranë shfaqi shqetësim për rrjedhjen e të dhënave. Pak ditë më parë, i ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA në Tiranë, Mc Dowell takoi ministrin e Brendshëm Taulant Balla ku shprehu gatishmërinë për të mbështetur Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në një hetim të tillë. Ai tha gjithashtu ministrit Balla se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë dhe Policinë e Shtetit…

Read More

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm tek liqeni Artificial i Tiranës, ku një makinë BMW që drejtohej nga 26-vjeçari Eldi Alushi, përfundoi tek diga e Liqenit Artificial. Teksa ka dalë për vrap, ai ka ndarë video nga vendi i ngjarjes, duke thënë se ata që e kanë bërë një veprim të tillë janë idiotë të një kategorie të rrallë. ”Duket sikur idioti është limiti. Por ka shumë se idioti, është ky! BMË mbi digën e liqenit, aty ku prej mëngjesit herët, në mbrëmje ka veç këmbësorë e çiklistë!! Domethënë ka ngjitur Digën nga…

Read More

32 hetues të BKH-së kanë përfunduar një trajnim në SHBA për një sërë çështjesh të rëndësishme dhe janë kthyer në Shqipëri së fundmi. Në këtë vizitë studimore në FBI dhe DEA-n amerikane, kanë qenë dhe dy prokurorë të SPAK. Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar fotot, teksa shkruan se bisedime të dobishme për të dyja palët u kryen për çështje kritike si shkëmbimi i informacionit dhe inteligjencës, bashkëpunimi i ndërsjellë ligjor, korrupsioni publik, organizatat transnacionale kriminale dhe të trafikut të drogës etj. Postimi i plotë Urime 32 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe dy Prokurorëve të Posaçëm të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka treguar më shumë për investimet në shëndetësi ku janë zgjeruar shërbimet, duke garantuar një standard të ri për nënat dhe të porsalindurit. Rama thotë se është drejt përfundimit faza e parë e investimit në Maternitetin “Koço Gliozheni” për rehabilitimin e Urgjencës dhe Qendrës së Gruas. Po ashtu, sipas tij, do të ngrihet për herë të parë Qendra e Riprodhimit të Asistuar. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi dje punimet që po kryhen në këtë maternitet, ku brenda tetorit pritet të përfundojë faza e parë e investimit dhe më pas deri në dhjetor edhe…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë qëndrimin e tij për darkën informale që u organizua nga kryeministri grek Mitsotakis, por që Shqipëria nuk mori pjesë, pasi Begaj refuzoi ftesën. Meta shkruan se PL-ja është kundër qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij po zbaton një politikë të jashtme personale, kundër interesave të shqiptarëve dhe të ardhmes perëndimore të Shqipërisë. “Partia e Lirisë është kundër qëndrimit të kryeministrit Rama, që vazhdon të zbatojë një politikë të jashtme personale, kundër interesave të shqiptarëve dhe të ardhmes perëndimore të Shqipërisë. Shqipëria nuk mund të ishte e munguara e madhe…

Read More

Dua Lipa sot feston datëlindjen dhe është padyshim brezi i artë i shqiptarëve në diasporë që po shkëlqejnë në nivelet më të larta Botërore dhe po i bëjnë jehonë vendit të tyre në skenat e mëdha botërore. E lindur në Londër më 22 gusht 1995, këngëtarja e njohur shqiptare në mbarë botën numëron sot miliona klikime, fansa dhe admirues duke u bërë një nga emrat më të përmendur në mbarë botën. Bukuroshja Dua Lipa ka treguar gjithmonë lidhjen e saj me tradita dhe kulturën shqiptare, me Kosovën dhe shqiptarët. Historia e suksesit për këngëtaren, që sot mund të merret si…

Read More

Katër persona në Fushë-Krujë janë vënë në pranga nga policia, pasi po kërcënon pronarin e një biznesi për të tërhequr kallëzimin që kishte bërë për vjedhje. 42-vjeçari me iniciale S.H. dyshohet se kishte vjedhur një njësi tregtare makinash në pronësi të B.H. Ky i fundit kishte bërë kallëzim në polici pikërisht për 42-vjeçarin S.H. Por autori i dyshuar, së bashku me 3 persona të tjerë që janë E.B. 25 vjeç, A.H. 18 vjeç dhe A.H. 18 vjeç, ka kanosur me armë zjarri shtetasin B. H., për të tërhequr kallëzimin. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi S. H. ka kultivuar bimë…

Read More

Nga Denis Dyrnjaja Vendimi për të lënë jashtë samitit informal të Athinës Edi Ramën për shkak të çështjes së Fredi Bejlerit me gjasë mund t’i ketë bërë “gropën” përfundimisht pseudoheroit modern të vorioepiriotëve arkaikë. Kryeministri grek Mitsotakis në shenjë sa proteste por edhe një mesazh presioni, la kryeministrin e Shqipërisë jashtë axhendës së samitit informal të organizuar prej tij, për liderët e Ballkanit dhe shefen e BE, Ursula von der Leyen. Ra në sy pjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Sigurisht mesazhi i Mitsotakis është i thjeshtë për t’u kuptuar. Meqë Edi Rama…

Read More

Një nënë nga Cërriku ka denoncuar zhdukjen e djalit të saj. 54-vjeçarja S. E., banuese në Cërrik, që prej datës 28 janar të 2023 nuk ka asnjë kontakt me djalin e saj, 25-vjeçar. I riu prej 2 vitesh jetonte dhe punonte në Tiranë. Nëna është paraqitur në Komisariat ditën e djeshme rreth osë 11:00, e ndërsa nuk ka asnjë pistë mbi zhdukjen e djalit të saj. Policia njofton se ka nisur kërkimet për gjetjen e të riut. “Ditën e djeshme, rreth orës 11:00, në ambientet e Komisariatit të Policisë Cërrik, ka bërë kallëzim shtetasja S. E., 54 vjeçe, banuese në…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Athinë. Ata kanë diskutuar për zhvillimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Ukrainës. Zelensky e ka quajtur këtë takim si të sinqertë me Vuçiç, duke thënë se ata kanë interesa të përbashkëta. “Takim i hapur dhe i sinqertë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, folëm për respektimin e Kartës së OKB-së për paprekshmërinë e kufijve, për të ardhmen e përbashkët të vendeve tona në shtëpinë e përbashkët evropiane dhe mbi zhvillimin e marrëdhënieve tona, e cila është në interes të përbashkët”, shkroi Zelensky në Twitter.

Read More

Artistja botërore Rihanna së bashku me reperin e njohur, A$AP Rocky, së fundmi janë bërë prindër për herë të dytë. Sipas TMZ, fëmija i tyre është djalë dhe emri i tij vazhdon me shkronjën R, i cili lindi më 3 gusht në Los Angeles. Rihanna njoftoi shtatzëninë e saj të dytë në shkurt gjatë performancës së saj të pjesës së parë në shkurt të këtij viti, duke tronditur dhe befasuar fansat. Këngëtarja e “Love on the Brain” e nisi performancën duke përqafuar barkun e saj e cila ishte e veshur me një veshje të kuqe, duke konfirmuar më vonë se…

Read More