Author: tirana

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 19-vjeçarin O.E., pasi transportonte emigrantë ilegalisht në kufirin me Malin e Zi. Bëhet me dije se 19-vjeçari u kap në flagrancë në dalje të qytetit të Lezhës, teksa transportonte me automjetin e tij tip “Volkswagen”, 4 emigrantë nga vendet e treta, drejt Malit të Zi, me destinacion final, vendet e BE-së. NJOFTIMI: Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia” kundër transportimit të emigrantëve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Transportonte nga Tirana, drejt Shkodrës, emigrantë nga vendet e treta, kapet në flagrancë dhe arrestohet 19-vjeçari. Sekuestrohet automjeti me…

Read More

*Nga emigrant i thjeshtë në magjistar të financës: Historia e Charles Ponzit, që në Bostonin e viteve Njëzetë krijoi mashtrimin financiar të shekullit Me 10 gusht të vitit 1920 në Kiwanis Club ndodhet i gjithë Boston me peshë. Në mbarimin e darkës, teksa fillon të qarkullojë uiski, ngjitet në podium njeriu i ftuar nga klubi, njeriu për të cilin i gjithë qyteti po flet prej një viti. Është Charles Ponzi, magjistari i 50 përqindëshit siç e quan shtypi. Në momentin e ftesës nga ana e Kiwanis nuk ekzistonte akoma hetimi i Komisionit Kombëtar Bankar, “Boston Post” nuk e kishte nisur…

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, të pranishëm në takimin e organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, kanë biseduar edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Dimitar Kovaçevski tha se diskutoi me Vuçiçin keqkuptimet në lidhje me deklaratën e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç, i cili tha se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë ofenduar Beogradin me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kryeministri maqedonas teksa ka ndarë një status në rrjete sociale shprehet se në bashkëbisedimin me presidentin serb, ky i fundit e siguroi se popullin maqedonas dhe shtetin…

Read More

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Quo Vadis Europa?” me ftesë të Përfaqësuesit tëLartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell. Gjatë fjalës së saj, në sesionin “Zgjerimi dhe Fqinjësia/ Ballkani Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, Ministrja Xhaçka theksoi se kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë e zgjoi Bashkimin Evropian dhe e detyroi atë të mendonte strategjikisht sa i përket çështjes së zgjerimit. “U desh një luftë, por sot BE-ja është e përqendruar si kurrë më parë dhe po tregon vullnet për të vepruar në mënyrë…

Read More

Situata me zjarret në Greqi vijon të mbetet problematike. Ndërsa zjarrfikësit ndodhen në luftë me flakët, numri i viktimave ka arritur në 26. Gjendja është kthyer në alarmante, zona të mbuluara nga flakët dhe tymi i zi. Autoritet bëjnë apel që qytetarët të largohen nga zonat problematike sa më parë. Më herët u raportua për tetëmbëdhjetë trupa që u gjetën në një zonë pyjore në Greqinë veriore. Greqia veriore prej katër ditësh është goditur nga zjarret.

Read More

Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në Laç, shkaqet e të cilit ende nuk dihen, por dyshohet i qëllimshëm. Mësohet se helikopteri dhe zjarrfikëset e të gjitha bashkive janë angazhuar për të shuar zjarrin. Ndërkohë bëhet me dije se policia ka identifikuar autorët e dyshuar të zjarrvënies në Laç, ndërsa sqarohet se po punohet për kapjen e tyre. Sakaq në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ministri Taulant Balla i cili ka ndjekur nga afër situatën.

Read More

Një minator është plagosur në një nga galeritë e zonës D të Bulqizës. Minatori është dëmtuar në gjymtyrë si pasojë e shembjes së gurëve. Pas marrjes së ndihmës së parë në Bulqizë, minatori është nisur drejt spitalit të traumës në Tiranë. Burime nga spitali i Bulqizës bëjnë me dije se minatori ka pësuar trompozë gjatë rrugës duke u transportuar drejt Tiranës.

Read More

Lëndimit të rëndë të Kevin de Bruyne i shtohet edhe humbja e… Pep Guardiola! Trajneri spanjoll i Qytetarëve do të jetë larg grupit për disa ndeshje për shkak të një operacioni rutinë për një problem me shpinën. “Menaxheri i Manchester City ka vuajtur nga dhimbje të forta shpine për disa kohë dhe ai fluturoi në Barcelonë për një operacion urgjent të kryer nga Dr. Mireia Illueca. Operacioni ishte një sukses, dhe Pep do të shërohet dhe rehabilitohet në Barcelonë”, thuhet në njoftimin e klubit. Pritet që ai rikthehet pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, Pep Guardiola do të…

Read More

Deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferaj denoi ato që ai quajti “politika bizantine” ndaj Shqipërisë duke iu referuar diversionit të qeverisë greke mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Begaj duke bojtoktuar të parin dhe thirrur të dytin në një darkë që u mbajt mbrëmë mes liderëve të rajonit. “Pavarësisht ndarjeve të thella që kam me Kryeministrin Rama kur bëhet fjalë për mënyrën si qeveris vendin apo personalizimit të shtetit në emër të tij dhe shkallmimin që i ka bërë institucioneve, por nëse duhet të zgjedh mes provokacionit diversionist që ekspozon Athina dhe qëndrimit të qeverisë shqiptare, pa mëdyshje mbështes qëndrimin e Shqipërisë”,…

Read More

Mesditën e sotme në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle pranë banesës, është gjetur pa shenja jete nga familjarët një shtetase, 12 vjeçare. Nga kqyerja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se është vetëvarur. Njoftimi i policisë: Pogradec/Informacion paraprak Më datë 22.08.2023, rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës, është gjetur e pajetë nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 12 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zgjedhur ceremoninë përkujtimore të dëshmorit të parë të forcave speciale RENEA, Arben Ujka sot në Shkodër, për të njoftuar një politikë të re penale ndaj ndaj atyre që kundërshtojnë policinë. “Kush nuk i bindet urdhërit/thirrjes së ligjshme të policit, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën në ushtrim të detyrës apo për shkak të detyrës, duhet ta ketë të qartë që toleranca do të jetë ZERO. Do bëj gjithçka që një politikë/praktikë e re penale të zërë vend…

Read More

Tetëmbëdhjetë trupa janë gjetur në një zonë pyjore të Greqisë veriore të goditur nga zjarret gjatë katër ditëve të fundit, thotë shërbimi grek i zjarrfikësve. Raportet e para sugjerojnë se ata që kanë vdekur mund të kenë qenë emigrantë. Një mjek dhe grup hetimor po shkojnë në vendngjarje në pyllin e Dadias. Rajoni i Evros në Greqinë verilindore, jo shumë larg kufirit turk, është shkatërruar nga zjarret. Pacientët u zhvendosën nga një spital pasi zjarret arritën në Aleksandropolis. Sipas informacioneve, të vdekurit janë gjetur në dy grupe, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Sipas përfaqësuesit të Zjarrfikësve, Giannis Artopioros, “në një kontroll…

Read More