Author: tirana

Një aksident është raportuar këtë të martë në Sarandë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Mish Peshkut”. Mësohet se një automjet tip “Mercedez-Benz” është përplasur me një motor. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, 33-vjeçari Gerti Naçi. I riu është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaron se një tjetër ish-prokuror dhe politikan i lartë po rezulton i përfshirë në komunikimet që janë hetuar në aplikacionin SKY. Ai shton se nga dita në ditë listës po i shtohen emra të rinj, por mbetet për t’u parë se çfarë do të zbulohet nga SPAK. “Një tjetër ish prokuror dhe politikan i lartë po del i përfshirë në komunikimet e SKY ecc. Megjithëse lista po shtohet nga dita në ditë me emra të rinj dhe shumë interesant, na duhet të presim akoma për përfundimet e SPAK”, shprehet Ervin Karamuço.

Read More

Policia ka lokalizuar dhe shoqëruar në komisariat shoferin e automjetit tip BMW, që u përplas mëngjesin e kësaj të marteje në digën e Liqenit Artificial të Tiranës. Përmes një njoftimi zyrtar blutë bëjnë me dije se shoferi i automjetit është shtetasi me inicialet E.A. dhe se do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin.

Read More

Analisti Edvin Kulluri e konsideron kandidimin e Belerit për bashkinë e Himarës nga Berisha dhe Meta si një gaim shumë të madh historik dhe të pafajshëm. “Vendosja nga PD është një gabim shumë i madh historik dhe i pafalshëm për Berishën dhe Metën që mbështetin një njeri me të shkuar të një artikulimi dhe veprave të dyshuara antishqiptare, por nga ana tjetër vota për Belerin, i cili duket qartë që ka pasur një mbështetje nga qarqet të fuqishme në Athinë, ka qenë një votë proteste të banorëve të Himarës për çështjen e pronave që është trajtuar shumë keq nga qeveria.…

Read More

Këtë javë nis prapavija e Mërkurit dhe Meri Shehu paralajmëron shenjat të kenë kujdes në disa çështje, kujdes me udhëtimet, mesazhet, prapaskenat dhe thotë se do ketë edhe skandale. DashiJu duhet nje perqendrim i madh ne lidhje me punen dhe nje pozicioni drejtues qe dikush po e minon gjate kesaj jave. DemiDo filloni interesin per dashurine dhe femijet. Nje mundesi qe del keto dite mund te permbyset ne fundjave. BinjaketNje ceshtje prone apo trashegimie del ne paraloje. Po duhet te mbani rradhen pasi dikush i familjes e pretendon me shume se ju. GaforrjaNje mundesi per nje ide te re del…

Read More

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të martën se situata në veriun e vendit është shtensionuar dhe është koha që Bashkimi Evropian të heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe të punohet për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë që është arritur në mars të këtij viti. Këto komente, sipas një komunikate të qeverisë së Kosovës kryeministri Kurti i bëri gjatë takimit me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në Athinë. Kryeministri citohet të ketë thënë se “pas dakordimit të Bratislavës po bëhen dy muaj pa asnjë incident e protestë të dhunshme në katër komunat në veri të Kosovës”.…

Read More

Pavarësisht situatës delikate politike javët e fundit midis Athinës zyrtare dhe Tiranës, kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim lidhur me situatën e zjarreve në Greqi. Kreu i qeverisë shprehet se është e trishtueshme që të shikosh vendin fqinj që ‘lufton’ me zjarret ndërsa shpreh solidaritet për situatën atje. “Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë.🇦🇱❤️🇬🇷”, ka shkruar Rama në rrjete sociale.

Read More

Një servis me automjete të vjetra është përfshirë nga flakët në Vlorë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet. Dyshohet se zjarri ka rënë në një automjet dhe më pas është përhapur edhe në të tjerat. Aktualisht situata është vënë nën kontroll.

Read More

Ushtria ukrainase ka thënë të martën se forcat e saj e kanë çliruar një fshat strategjik në jug të vendit, pas dy muajve luftimesh të ashpra, derisa Rusia po i vazhdon sulme me raketa dhe dronë mbi disa rajone të Ukrainës, duke e vrarë të paktën një person dhe duke i lënduar disa të tjerë. Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, tha më 22 gusht se trupat ukrainase e kanë çliruar Robotinin, një fshat që gjendet përgjatë një rrugë të rëndësishme e cila çon drejt Melitopolit në rajonin Zaporizhja. Melitopoli, i njohur si “porta drejt Krimesë”, u uzurpua nga…

Read More

Nga Arthur C. Brooks Në “shënimet” e tij amerikane të vitit 1851, Nataniel Houthorn shkroi: “Lumturia në këtë botë vjen rastësisht. Nëse e bëjmë atë objekt të një kërkimi të qëllimtë, kjo do të na çonte në një kërkim të pashpresë për diçka të pa arritshme”. Ky është në thelb një riformulim i “paradoksit të lumturisë” të filozofëve stoikë: për të arritur lumturinë, ne duhet të përpiqemi të mos e arrijmë atë. Studiues të ndryshëm janë përpjekur që ta verifikojnë këtë pretendim. Për shembull në vitin 2011, studiuesit shkruan në revistën “Emotion” se në kushtet e një niveli stresi të…

Read More

Mes dhjetëra dëshmive të administruara për vrasjen e Besnik Hidës në Lushnjë, njera prej tyre është e dëshmitares L.Çela, e cila ka parë momentin e krimit duke sjellë një tronditje të fortë psikologjike tek ajo. L. Çela, është dëshmitarja e fundit që ka shkëmbyer përshëndetje me viktimën, i cili pak sekonda më vonë do qëllohej me 16 plumba kallashnikovi, duke e lënë të vdekur në tavolinën ku po pinte kafe. Në dosjen e siguruar nga “Ora News” rezulton se rëfimi i Çelës është marë 15 ditë me vonesë, pasi gruaja ka pasur tronditje të fortë. Sipas deklarimit në 1 Tetor…

Read More