Dashi Kjo ditë fillon më shumë vendosmëri. Pozicioni i favorshëm i Venusit po ju jep një dorë të madhe, një element force, i cili premton mirë, veçanërisht për sa i përket dashurisë. Për sa i përket punës, duhet ende pak kujdes. Duhet të sqarojmë disa situata në pritje në lidhje me çështjet ligjore ose financiare. Demi Të mërkurën nuk ka shumë bindje për atë që duhet ose nuk duhet të bëni. Ju keni qenë paksa i shqetësuar për disa ditë tani, veçanërisht nëse ka çështje të trashëgimisë për të zgjidhur. Keni bërë shumë sakrifica dhe nuk keni mundur të mbështeteni…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama një lidhje direkte për televizionin italian, La7.it në emisionin “In ONDA” komentoi vizitën e homologes së tij, Giorgia Melonit në Shqipëri. Ai theksoi se ekziston një raport shumë i thellë mes Shqipërisë dhe Italisë dhe se kjo e fundit ka qenë avokatja më e madhe. “Kemi një ADN të përbashkët shumë të ngjashme me Italinë, edhe pse kemi qenë të ndarë nga deti. Italia është në zemrat tona gjithmonë, është një raport shumë i thellë. Ka një interes strategjik të Italisë për të qenë gjithnjë e më shumë prezent në Ballkan, dhe Giorgia e ka këtë qëllim…
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez pret më shumë shpjegime nga kreu i federatës spanjolle të futbollit, Luis Rubiales, për atë që po konsiderohet si skandali i puthjes. Kryeministri thotë se kërkesa për falje nuk është e mjaftueshme. “Ajo që pamë ishte një gjest i papranueshëm. Unë gjithashtu mendoj se ndjesa nga zoti Rubiales është e pamjaftueshme. Madje mendoj se është e papërshtatshme dhe zoti Rubiales duhet të shkojë më tej për të sqaruar atë që të gjithë panë në media”, u shpreh Sanchez. Luis Rubiales iu desh të shpjegohej pasi puthi papritur në buzë një lojtare të kombëtares së futbollit…
Vëllezërit Dhimitër dhe Mateo Dadushi, të cilët ishin shpallur prej disa ditësh në kërkim, janë vënë në prangat e Policisë së Pogradecit. Ata u konfliktuan mbrëmjen e datës 10 gusht me një tjetër person, për motive të dobëta. Konflikti agravoi dhe njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri në ajër. Ata ranë në gjurmët e policisë dhe u arrestuan mbrëmjen e sotme, ndërkohë që pritet të dalin para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë.
– Pagjumësia Aftësia e kafeinës për të ndihmuar njerëzit të qëndrojnë zgjuar është një nga cilësitë e saj më të çmuara. Studimet kanë zbuluar se konsumimi i lartë i kafeinës duket se rrit sasinë e kohës që duhet për të fjetur. – Ankthi Kafeina njihet për rritjen e gatishmërisë. Nëse vëreni që shpesh ndjeheni nervoz, konsiderojeni si shenjë për të ulur konsumimin e kafeinës dhe monitorojeni vazhdimisht për të kuptuar sasinë e kafeinës që organizmi juaj mund të tolerojë. – Varësia Nëse pini rregullisht shumë kafe ose pije të tjera me kafeinë, ka shumë gjasa që mund të vareni nga…
Ekipi kosovar i xhudos për grupmoshat U18 i rikthehet nesër garës, ku do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror për kadet (U18). Katër xhudistë do ta përfaqësojnë Kosovën. Ekipin e Kosovës e përbëjnë Laurina Gashi (kategoria deri në 52 kilogramë), Uvejs Nesimi (kategoria deri në 50 kilogramë), Jon Veseli (kategoria deri në 66 kilogramë) dhe Blin Kuka (kategoria deri në 90 kilogramë). Botërori i xhudos për grupmoshat U18 do të zhvillohet nga nesër deri në 26 gusht në Zagreb të Kroacisë.
Ushtria pakistaneze i ka shpëtuar tetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, të cilët kishin ngecur për rreth 15 orë në një teleferik të prishur qindra metra mbi një luginë të thellë të martën në veriperëndim të Pakistanit. Gjashtë fëmijët dhe dy të rriturit kishin ngecur herët në mëngjesin e 22 gushtit, kur njëra nga kabllot e teleferikut u këput derisa ata po kalonin përmbi një lugin në rrethinën Batahram, në provincën Khyber Pakhtunkhwa. Fëmijët ishin duke shkuar në shkollë. Për shkak se operacioni i shpëtimit me helikopterë u bë i pamundur pas perëndimit të diellit, ekipet e shpëtimit vendosën ta nisin…
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për ngjarjen në Berat ku dy persona u kapën duke ndezur qëllimisht zjarr në një masiv pyjor të malit Partizan në Berat. Duke përgëzuar Policinë e Shtetit për arrestimin e dy autorëve, Peleshi paralajmëron të gjithë ata që tentojnë zjarrvënien e qëllimshe se mund të dënohen deri në 15 vite me heqje lirie, duke thënë se ky ndëshkim tregon vendosmërinë e institucioneve tona ndaj këtij veprimi kriminal
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka kritikuar ashpër presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë, sa i takon çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Gjatë një konference për shtyp, ku Milanoviç foli për mënyrën se si nga qeveria greke ushtrohet presion kundrejt vendeve më të vogla të rajonit. “Në Greqi nuk po tregohet se ka shtet të së drejtës”, theksoi ai gjatë fjalës. “Në të njëjtën kohë, kryebashkiaku i Athinës ka ardhur për të demonstruar në një fshat shqiptar. Kjo ndodh për faktin se disa javë më parë, një kandidat me etni greke, për të fituar Bashkinë e Himarës,…
I afërmi i 12-vjeçares që i dha fund jetës në fshatin Buzaishtë të Pogradecit ka treguar se vajza jetone me babain, gjyshen dhe njerkën. Ai u shpreh se vajza kishte takuar këtë verë nënën, për herë të parë pas 5 vitesh dhe se kjo mund t’i ketë rënduar gjendjen psikologjike. “Në orën 2 më merr vëllai në telefon dhe më thotë kështu ajo mbesa është varur. Çfarë thua i thashë bre, se nk kishte ndonjë gjë të ankohej se ishim familje e mirë. Duheshin, i mbante mirë. Sot ndjemë lajmin e hidhur. E kishte gjetur e gjyshja bashkë me të…
Një 26-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Granit Ahmeti, është vrarë me armë zjarri pranë Carlsbad Springs në Kanada. Ahmeti punonte në një kompani karrotrecësh në Otava. Autoritet u thirrën në një adresë në Farmers Way rreth orës 3:45 të mëngjesit dhe gjetën të riun të vrarë me armë zjarri. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Athina zyrtare ka konfirmuar sërish se nuk e ka ndryshuar qëndrimin karshi pavarësisë së Kosovës. Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në Athinë. Takim dypalësh me liderin grek gjatë 22 gushtit ka zhvilluar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. “Miqtë tanë grekë edhe një herë konfirmuan se nuk do të ketë ndryshim të pozicionit zyrtar karshi mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës”, shkroi ai në Instagram. Greqia si dhe katër shtete të tjera të Bashkimit Evropian – Qipro, Spanja, Sllovakia dhe Rumania – nuk e njohin pavarësinë e…