Author: tirana

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Delta Forcën iu ka ardhur në ndihmë 4 pushuesve, 2 prej të cilëve të mitur, të cilët kishin mbetur në mes të detit me një pedalon pranë Ksamilit. Era e fortë dhe dallgët e larta e bënë të pamundur daljen në breg dhe për këtë arsye, 4 personat që udhëtonin në pedalon kërkuan ndihmë. Si rezultat i mbërritjes së shpejtë në zonën e sinjalizuar, të 4 personat janë shpëtuar dhe u nxorën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Policia e Shtetit fton çdo qytetar që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale…

Read More

Në Portin e Durrësit, një i ri është arrestuar nga policia pasi tentoi të trafikonte në Francë një armë zjarri. I arrestuari është Valmir Ademi nga Kosova, i cili është rezident në Francë. Në makinën e tij Fiat 500 u gjet e fshehur pistoleta dhe 2 krehëra të saj. Policia kishte informacion se 21-vjeçari po tentonte të trafikonte pistoletën drejt Francës. Nga kontrollet në makinën, arma u gjet dhe u sekuestrua, ndërsa i riu akuzohet për trafikim të armëve dhe municionit.

Read More

Yuscil Taveras, drejtues e menaxher i IT, i identifikuar si punonjës i Donald Trump në 4 dokumente ligjore, ka ndryshuar dëshminë e tij. Tani ai akuzon ish-presidentin e SHBA-së dhe dy ndihmës të tij për përpjekje për të fshirë pamjet e kameras së sigurisë, thonë prokurorët e çështjes. Donald Trump akuzohet se pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ka marrë prej saj dhe ka fshehur në vilën në Florida, dokumente sekrete, sensitive dhe është përpjekur ta fshehë këtë krim, duke fshirë pamjet e kamerave të sigurisë, për të mos patur asnjë provë. Taveras në dëshminë përpara gjykatës këtë mars vazhdimisht…

Read More

Ditët e fundit, kryeministri Edi Rama ka vizituar Shpiragun, ku vijojnë kërkimet për nxjerrjen e naftës. Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se pas një punë 10-vjeçare gërmimet kanë arritur në 6002 metra në thellësi të tokës dhe tashmë sipas kreut të qeverisë është prekur një rezervë e madhe naftë e cilësisë së lartë. Po ashtu kreu i qeverisë shpjegon se po përgatitet testi vendimtar dhe thekson se nëse do ketë sukses do jetë një kapërcim historik për ekonominë e vendit. “MIRËMËNGJESI dhe nga vizita në kantierin e një shprese të madhe për Shqipërinë 2030, ku pas një pune…

Read More

“Bumi turistik që po përjeton Shqipëria është produkt i një pune të vazhdueshme dhe jo e marketingut”,-tha kryeministri Edi Rama për emisionin “In Onda” për televizionin italian, La7 ai falenderoi të gjithë ata që kanë bërë të mundur këtë ndryshim të imazhit. “Jemi përballur në shume vite me stigmën që e patëm në lëkurë. Ata që arritën të parët në Itali u cilësuan aliene, kemi vuajtur për shumë vite stigmën. Nuk na është dashur fare të bëjmë promocion, të paguajmë gazeta apo të bëjmë marketing pasi kjo erdhi në mënyrë të natyrshme. Madje mund të them që gazetat italiane e…

Read More

Është izoluar vatra e zjarrit që ka rënë pranë kishës së Shën Antonit në Laç, por ka ende një vatër aktive e cila po mbahet në monitorim nga Forcat e Armatosura. Deri më tani ende nuk është përcaktuar sipërfaqja e djegur nga zjarri, i cili falë ndërhyrjes nga ajri nuk preku objektin e kultit. Vatra aktive është në afërsi të fshatit Delbnisht, ku ndërhyrja nga toka është e pa mundur për shkak të terrenit, prandaj pritet ndërhyrja nga ajri. Në pjesën tjetër të teritorit të qarkut, situata paraqitet e qetë. Fatmirësisht nuk ka humbje jetë, ndërsa policia ka mundur të…

Read More

Reperi Fero ka befasuar me vendimin. Ai ka njoftuar largimin e tij nga muzika. Në një postim në rrjetet sociale, reperi ka bërë të ditur arsyen e tërheqjes së tij nga industria. Fero shprehet se nëpërmjet besimit në fenë islame ka arritur të kalojë disa sfida në jetën e tij. Pikërisht prej besimit, ai ka vendosur ta lërë muzikën dhe të kthehet në një praktikant të devotshëm të fesë. Mes të tjerash, Fero kërkon falje për këngët e tij dhe iu bën thirrje të gjithëve që të mos i dëgjojnë ose shkarkojnë. Shkrimi i plotë Përshëndetje miq, desha t’ju njoftoj…

Read More

700 emigrantë kanë mbërritur ditën e djeshme në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe, ku mes tyre ka pasur edhe shqiptarë. Media britanike, “Daily Mail” shkruan se të paktën 16 varka mbërritën në jug të Anglisë, ndërsa kontrabandistët në bregdetin francez u përpoqën të përfitonin nga kushtet e mira të motit. Janë publikuar edhe disa foto të emigrantëve që kanë mbërritur në Britani, ku një prej tyre shihet se bën shqiponjën, simbolin e flamurit shqiptar. Mediat britanike raportojnë se në një deklaratë të fundit, kryeministri Rishi Sunak tha se frenimi i kalimeve ilegale me gomone, mund të mos ketë…

Read More

Pas vdekjes së saj vitin e kaluar, familja mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar festoi marrëdhënien thellësisht personale të mbretëreshës së ndjerë me Forcat e Armatosura, duke e përshkruar atë si një nga lidhjet më të jashtëzakonshme me brezin e kohës së luftës. Mbretëresha ishte vajza, gruaja dhe nëna e oficerit të marinës, natyrisht. Edhe nipërit e saj kanë shërbyer në Forcat e Armatosura. E njëjta gjë vlen edhe për familjet e tjera mbretërore. Në fundjavë, pamë fotot e para të Princeshës Leonor, trashëgimtares së fronit spanjoll, me uniformë teksa ajo filloi stërvitjen ushtarake para se të trashëgojë fronin nga babai…

Read More

Banorët në Fyli të Greqisë po shpresojnë që të paktën të shpëtojnë kafshët shtëpiake. Diku mes tokave që po digjeshin, siç raportojnë mediat në vendin fqinj, janë shpëtuar në momentin e fundit qen dhe kuaj me ndihmën e zjarrfikësve. Pasi u larguan nga vatrat e zjarrit, kafshët janë transportuar në vende të sigurta.

Read More

Mundësinë e bashkimit e kishin në derë, por kjo nuk u shfrytëzua për bashkim nga demokratët në Kukës. Partia Demokratike e Sali Berishës mbledh këtë të mërkurë kryesinë për Primaret që do të përcaktojnë kandidatin për zgjedhjet e parakohshme lokale të 24 shtatorit. Kreu i PD-së zytare ose e vulës siç njihet, Lulzim Basha nga ana e tij po përgatit nxjerrjen e një kandidati që do të rivalizojë jo vetëm maxhorancën socialiste, por edhe kandidatin e primareve të Berishës për bashkinë. Kjo përçarje ndërmjet demokratëve është transferuar sërish në KQZ ku betejën e parë sa i përket numrit të komisionerëve…

Read More

Këtë të mërkurë, moti do jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Temperaturat minimale do të luhaten 17-28 gradë, temperaturat maksimale parashikohen të larta 35 -37°C e veri, 36-40°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8-12 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 ballë në det të hapur.

Read More