Author: tirana

32-vjeçari nga Elbasani, Armando Sadiku ka shënuar golin e parë në Indi dhe i siguroi kualifikimin Mohun Baganit për në fazën e grupeve të Ligës së kampioneve aziatik. Skuadra e Sadikut eliminoi Abahani Limited në “play off”, në sfidën që përfundoi me rezultatin 3-1. Protagonist ishte dhe sulmuesi i kombëtares shqiptare ku që shënoi golin e tretë për Mohun Baganin dhe vulosi kualifikimin e klubit të njohur indian. Ky ishte goli i parë Sadikun i cili u transferua në futbollin indian vetëm pak javë më parë.

Read More

Për naftën e gjetur në Shpirag si ajo e Arabisë Saudite, kryeministri Edi Rama bëri me dije se impakti i gjithë kësaj zone të re të pashfrytëzuar të potencialit tonë ekonomik do jetë i jashtëzakonshëm. Rama theksoi se është një burim i ri masiv investimi dhe financimi në organizmin e ekonomisë shqiptare. Sipas tij, përfitimi ekonomik e financiar nga kjo pasuri, do të impaktojë pensionet, bilancin e pagesave, do impaktojë sistemin e arsimit, sistemin e shëndetësisë dhe mirëqenien e fëmijëve. “Ajo që është e rëndësishme sot të thuhet, se ndërkohë ne kemi filluar prej një viti punën për konceptimin për…

Read More

Këtë të mërkurë zv.kryeministrja, njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tregoi se çfarë do të përfitojnë shqiptarët nga zbulimi i naftës në zonën e Shpiragut. Ajo tha se fitimet mund të arrijnë deri në 1.5 mln dollarë. “Do të jetë 10% renta minerare, tatim fitimi në masën 50%, bonsui i prodhimit që është 250 mijë dollarë me prodhimin e fuçisë së parë, 750 mijë kur prodhimi arrin 15 mijë fuqi, 1.5 mln dollarë kur arrihet 30 mijë fuqi”, tha Balluku. Nisur nga këto të ardhura, zv/kryeministrja Balluku tha se këto para do të menaxhohen nga një Fond Sovran.…

Read More

Duket se lufta është “kthyer” në Rusi. Kryebashkiaku i kryeqytetit të Rusisë konfirmoi se një dron ukrainas goditi një ndërtesë në qendër të qytetit. Ministria e Mbrojtjes pretendoi se ka rrëzuar dhe 3 dronë të tjerë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sulmin në qytetin rus Belgorod në kufirin me Ukrainën. Zyrtarët atje konfirmuar 3 viktima ndër civilë, ndërsa akuzuan Kievin për dronët e lëshuar. Nga ana tjetër, edhe Ukraina ka raportuar për sulme të shumta nga ushtria e Vladimir Putinit.

Read More

Detaje të reja mësohen lidhur me aksidentin e ndodhur tek liqeni i Tiranës. Mësohet se në makinë BMW X6 me Eldi Allushi, ka qenë Jurgen Allushi dhe Emiljano Nina. Policia ka marrë në pyetje Jurgen Allushin ndërsa ka shpallur në kërkim Emiljano Nina, i cili rezulton me precedentë penalë. Nga informacionet paraprake mësohet se fakti që Allushi ka dhënë dëshmi kontradiktore, dyshohet se shofer ka qenë Emiljano Nina,

Read More

Këngëtari Ermal Meta ka zgjedhur që t’i japë lamtumirën e fundit Toto Cotugno-s, në një mënyrë të veçantë. Ai është me pushime në Shqipëri dhe në një prej lokaleve në vend, nën shoqërinë e një bande ka zgjedhur që të këndojë këngën hit të Toto Cotugno-s, “L’italiano” (l asciatemi cantare) “Mbrëmë në darkë me familjen dhe disa miq të mi ishim në një restorant tipik shqiptar në Tiranë. Ishte aty një bandë e vogël muzikore që luante. Më kërkuan që të këndoja dhe të gjithë bashkë i bëmë homazh një prej muzikantëve më të mëdhenj italianë që u nda nga…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka treguar më shumë pas kërkimeve për nxjerrjen e naftës në Shpirag. Rama thotë gjatë konferencës me gazetarët, tha se pas një punë 10-vjeçare shpimi ka arritur në 6002 metra në thellësi të tokës dhe se është prekur një rezervë e madhe naftë e cilësisë së lartë dhe sipas analizave krahasohet me naftën premuim të Arabisë Saudite. Investimi do të nisë me 3 mld euro dhe do të përfundojë me 7 mld euro. “Rezerva është aty, në 2002 km në thellësi të tokës. Është prekur rezerva pas një eksplorimi shumë të vështirë dhe një investimi masiv të…

Read More

Sali Berisha vijon që të hedhë akuza ndaj qeverisë “Rama 3”, duke thënë se është e lidhur ngushtë me krimin. Në tryezën e debatit të quajtur “Pushteti i Krimit”, Berisha tha se bandat kriminale janë tashmë në çdo hallkë të qeverisë, që nga ligjet në parlament, te fitimi i tenderave, apo eliminimin e kundërshtarëve. “Krimi është i aftë të kaloj në parlament çdo ligj, të marrë në qeveri çdo vendim, të përcaktojë çdo tender, të përcaktojë çdo emërim, të nxjerr çdo leje dhe licencë, të eleminojë çdo kundërshtarë. Sot shqiptarët, si kurrë në historinë e tyre, që kur është themeluar…

Read More

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka një ankesë për tregtarët në Tiranë, ku thotë po i dëmtojnë imazhin shalqirit të Divjakës. Ndërsa ka ndarë një video nga fushat e Divjakës me shalqinj, Braçe shkruan shumë njerëz i janë ankuar se kur blejnë shalqi në Tiranë shitësit i thonë që është marrë nga Divjaka. Braçe thotë se shalqiri i Divjakës ka mbaruar, ndërsa me atë të Cermës e Sulzotajt po furnizohen hotelet vijës bregdetare. Në fund ai e mbyll postimin me një apel për tregtarët që të mos cenojnë imazhin e shalqirit të Divajkës. “Ky është shalqini ynë, kjo madhësi e…

Read More

Armando Broja është gati të rikthehet në fushën e blertë. Kështu pretendojnë mediat angleze të cilat shkruajnë se sulmuesi shqiptar ka lënë pas dëmtimit dhe është gati ti bashkohet stërvitjes së Chelsea. 22-vjeçari prej afro një viti është në fazën e rikuperimit që prej dëmtimit të rëndë në gju që ai pësoi në muajin dhjetor çfarë i kërkoi dhe një ndërhyrje kirurgjikale. Lajmin e ka dhënë dhe një gazetar i njohur britanik, Simon Philips i cili me anë të një postimi në Tëitter ai bëri të ditur se lojtari është pranë rikthimit në formë dhe tashmë blutë e Chelsea por…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla paralajmëron se nuk do të kenë asnjë tolerancë “shkelësit arrogantë” të rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërsa ka postuar një video të efektivëve të rrugores, duke vendosur gjoba në makina luksoze dhe jo vetëm, Balla thekson se nuk është gjoba ajo që e gëzon, por zbatimi i rregullave të cilat kanë qëllim sigurinë e të gjithëve. “Mirëmëngjes! Do të vazhdoj ta them se si Ministër i Brendshëm nuk më gëzojnë “sukseset” e gjobave, por ndjesia e qytetarëve se duhen zbatuar rregullat, jo pse është polici pas kthesës apo semaforit, por sepse kështu mbrojmë jetët e të…

Read More

Deri tani ishin në spitalin e Burgut në Tiranë, por Fredi Beleri dhe Lefter Alla transferohen në Durrës. Në këtë burg ndodhen edhe Lefter Koka, Alqi Bllako, Arben Dervishi, Vangjush Dako dhe Safet Gjici. Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, ka lënë të martën spitalin e Burgut, dhe është transferuar në qelinë e paraburgimit të Durrësit. Paraburgimi i Durrësit ka mbledhur të akuzuar VIP, pasi në të njëjtin institucion ndodhen edhe ish-kryebashkiakë të tjerë, ish-ministra e deputetë. Atje mbahen të izoluar në pritje të verdiktit të drejtësisë, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti socialist Alqi Bllako, të…

Read More