Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, në një intervistë të gjatë për “Radio Serie A” ka prekur disa nga temat më të rëndësishme, duke nisur fillimisht me një bilanc të shkurtër të karrierës së tij: “Unë jetoj çdo ditë, pra nuk bëj bilance. Çdo ditë kam shumë gjëra për të menduar, jam shumë aktiv, nuk kam shumë kohë për të bërë bilance. A ka një datë kur do të them stop?Data është e fiksuar, 1 korrik. Pas asaj date(i referohet përfundimit të kontratës me Real Madrid) më duhet të vendos sërish. Nuk e kam vendosur ende vitin se kur do…
Author: tirana
Kabineti gjerman i ka miratuar më 23 gusht planet për ta lehtësuar rrugën drejt shtetësisë për emigrantët dhe për të lejuar më shumë njerëz të kenë nënshtetësi të dyfishtë. Sipas rregullave të reja të propozuara, të cilat ende duhet të miratohen nga parlamenti, natyralizimi në Gjermani do të ishte i mundur pas pesë vjetësh në vend të tetë vjetëve sa është tani. Ata që janë veçanërisht të integruar mirë dhe kanë aftësi shumë të mira të gjuhës gjermane do të mund ta marrin nënshtetësinë pas vetëm tre vjetësh. Qytetarët e rinj potencial do të duhet të tregojnë se nuk janë…
Ish kryeministri Sali Berisha bëri sërish thirrje për protesta kundër qeverisë, teksa tha se tashmë edhe të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë janë në dorë të mafies. Duke folur nga mbledhja e kryesisë, Berisha u shpreh se vetëm në Shqipëri ndodh që vota të prodhojë krimin dhe krimi të prodhojë votën. “Në revanshin e tij krimi i organizuar kapi zyrtarisht me mandat parlamentar drejtimin e ministrisë së presupozuar të anti-krimit. Detyra e opozitës është të bindë çdo anëtar të saj të ngrihemi në protesta të qëndrueshme dhe të mos ulim kokën. Ti shtrish qafën krimit do të thotë të të…
Emiljano Nina, 28-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia për aksidentin e pazakontë te diga e Liqenit Artificial nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai rezulton i skeduar dhe i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale. Por çfarë ndodhi pas aksidentit në orën 05:00 të mëngjesit te Diga dhe si i shpëtoi kapjes 28-vjeçari?Burime nga policia bëjnë me dije se Nina është larguar pas aksidentit me ndihmën e pronarit të mjetit Eldi Allushi, i cili u ndaluar vetëm orët e pasdites së të martës nga blutë. Dyshohet se Nina, i cili drejtonte “BMW X6” ka pësuar…
Qeveria e Kosovës ka vendosur më 23 gusht që ta shtyjë për dy muaj procesin e regjistrimit të popullsisë, që tani do të nisë më 1 nëntor të këtij viti. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke e dhënë arsyetimin e këtij vendimi gjatë një seance të Qeverisë së Kosovës, tha se një sërë vonesash në proces e kanë bërë të pamundur nisjen e regjistrimit të popullsisë më 1 shtator. Ai ka thënë se procesi është shtyrë shkaku i rezistencës nga Komisioni Qendror i Regjistrimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. “Edhe pse përgatitjet u bënë përkundër rezistencës së prodhuar edhe…
Një 34-vjeçar është proceduar penalisht nga policia në Cërrik pasi ka fyer në rrjetet sociale një grua. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në Cërrik, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka fyer një 31-vjeçare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Makina “BMW” që përfundoi te diga e liqenit mëngjesin e së martës, sipas Policisë së Shtetit, drejtues nuk ka qenë Eldi Allushi, 26-vjeçari që pushtoi mediat, por Emiljano Nina. Kjo u mësua pasi Allushi dha dëshmi të rremë për të mbrojtur shokun e tij. “Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Emiljano Nina, duke drejtuar automjetin “BMW”, në pronësi të shtetasi Eldi Allushi, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin, për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore, te Liqeni Artificial. Pasagjer në këtë automjet ka qenë shtetasi Jurgen Allushi, i cili pas…
4 kandidatë që do të garojnë në primaret e organizuara nga PD-ja e Sali Berishës për të qenë kandidati zyrtar për Bashkinë e Kukësit në zgjedhjet e parakohshme lokale që do të mbahen më 24 shtator. Arif Rexhmati, Uran Cengu, Gëzim Shehu dhe Emri Vata do të jenë kandidatët që do të diskutohen në mbledhjen e Kryesisë që pritet të mbahet ditën e sotme. Një emër që diskutohej si kandidat i mundshëm ka qenë edhe Admir Sinamati, i humbur në zgjedhjet e 14 majit përballë Safet Gjicit, por ky i fundit ka vendosur që të tërhiqet nga gara. Në një…
Gjatë konferencës ku foli për naftën në Shpirag, kryeministri Edi Rama ka komentuar kalimin online në e-Albania të shërbimeve të Kadastrës. I pyetur nga gazetarët për Kadastrën, Rama thotë se numri i shërbimeve të dhëna online është shumë më i lartë krahasuar me më parë. Kreu i qeverisë tha se noterët e shumë të tjerë që qëndronin rreth e rrotull kadastrës si ‘hiena’ janë të nervozuar pasi tashmë nuk ka më korrupsion. Pyetje: Kadastra e kthyer në online është një makth për qytetarët, për noterë, për real estate, nuk marrin dot shërbime dhe iu janë shtuar edhe kostot, ka qenë…
“Forumi shqiptar” do të jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar që do të formohet në Malin e Zi. Drejtuesi i koalicionit Nik Gjeloshaj, shpalos edhe objektivat që synon të arrijë “Forumi shqiptar” në qeveri. Ai zbuloi se “Forumi shqiptar” do të ketë në drejtim ministrinë e Administratës Publike dhe postin e zv/kryeministrit për Invenstime Kapitale. “Forumi shqiptar ka pranuar që të jetë pjesë e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi. Gjatë negociatave, Forumi shqiptar arriti të përmbushë programin e tij sipas të cilit do të kemi decentralizim, bastoret dhe kazinot do të vendosen në sistem krejtësisht ndryshe nga…
Raportet diplomatike Shqipëri-Greqi janë të acaruara për shkak të arrestimit dhe për rrjedhojë edhe mosbetimit të Fredi Belerit, si kryebashkiak i Himarës. Mes kërcënimeve nga ana e Athinës zyrtare se do të vërë veton për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama duket krejtësisht i pashqetësuar. Ai tha se nuk i druhet një skenari të tillë, sipas së cilit për të është shumë më e rëndësishme testi i SHELL në Shpirag. “Unë i druhem vetëm një gjëje që testi në Shpirag të mos dalë pa sukses, vetëm kësaj i druhem, asgjë tjetër”, tha Rama. Pak ditë më parë…
Pala greke ka kthyer mbrapsht zjarrfikëset dhe mjetet që po shkonin për të shuar flakët në shtetin fqinj, kjo pas katër orësh qëndrimi në doganën e Kakavijës. Nuk dihen ende arsyet pse Athina zyrtare e ka refuzuar ndihmën, por vetëm pak minuta më parë personelit i është komunikuar refuzimi i ndihmës së ofruar. “Pas thirrjes për ndihmë Shqipëria ka ofruar ndihmën e saj me trupa tokësore, ku drejt shtetit helen ishin nisur zjarrfikëse nga Korça, Maliqi, Gjirokastra dhe Tirana, të cilët për disa orë qëndruan në qytetin e Bilishtit dhe më pas në Pyllin e Cangonjit. Vetëm para pak minutash…