Author: tirana

Grupi mercenar Wagner ka reaguar pas lajmeve për vdekjen e kreut të tyre Yevgeny Prigozhin në një aksident më avion në veri të Moskës. Nga disa llogari pranë Wagner në Telegram pretendohet se avioni i Prigozhin është goditur nga forcat ruse duke bërë që të përplaset. Ata fajësojnë zyrtarët e Kremlinit të udhëhequr nga Putini, ndërsa kërcënojnë me një marshim të dytë drejt Moskës nëse lajmi për vdekjen e Prigozhin është i vërtetë. Megjithatë asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet pranë Moskës.

Read More

Dhjetë persona kanë humbur jetën në një aksident ajror në veri të Moskës, ndërsa raportohet se në bordin e avionit ndodhej edhe shefi i Wagner, Prigozhin. Një parashikim i bërë për fatin e tij pak ditë më parë, rezultoi i vërtetë. “Brenda gjashtë muajve ose Prigozhin do të vdesë ose do të ketë një grusht shteti të dytë kundër Putinit”.  Ky ishte parashikimi që tërhoqi vëmendjen pasi u shqiptua nga Christo Grozev, kreu i hetimeve për Rusinë i Bellingcat, faqja ndërkombëtare e investigimeve gazetareske, si dhe autor i shumë lajmeve mbi komplotet dhe atentatet e organizuara nga Kremlini.

Read More

Publikohen pamjet e avionit të rrëzuar në veri të Moskës, në të cilin besohet se ndodhej edhe shefi i mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë persona të tjerë. Prigozhin dyshohet se është në mesin e 10 viktimave, raportohet në mediat ndërkombëtare. Avioni është rrëzuar në rajonin Tver në veriperëndim të Moskës, njoftoi Ministria e Emergjencave të Rusisë.

Read More

Dhjetë persona kanë vdekur pasi një aeroplan privat u rrëzua në rajonin Tver, në veri të Moskës. Bosi i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin besohet se ka qenë në bordin e fluturimit, kanë njoftuar autoritetet ruse. Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko ka shkuar në platformën X (ish-Twitter) se lideri i Wagnerit ishte në aeroplan. “Agjencia ruse e aviacionit: Prigozhin ishte në bordin e aeroplanit që u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë. Sipas informacioneve paraprake, 10 persona vdiqën – Ministria ruse e Emergjencave. Ka informacione se mbrojtja ajrore ishte duke punuar në rajonin…

Read More

Të paktën 22 punëtorë kanë vdekur të mërkurën kur ura hekurudhore, të cilën po e ndërtonin përmbi një luginë të thellë në verilindje të Indisë, u shemb. Incidenti ndodhi në Sairang, një qytet rreth 20 kilometra larg veriperëndimit të kryeqytetit të shtetit Miyoram, Aizawl. Shefi i Qeverisë në shtetin Mizoram, Zoramathanga tha: “Jam thellësisht i pikëlluar dhe prekur nga kjo tragjedi”. Zoramthanga, i cili e përdor vetëm një emër, shtoi se ndihet mirënjohës që njerëzit kishin dalë në numër të madh për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit. Dyzet punëtorë ishin duke punuar në urë kur ndodhi aksidenti, thanë autoriteteve…

Read More

Fero i befasoi të gjithë me deklaratën e tij të fundit, ku tregoi se tashmë ka filluar faljen e namazit, ndërsa shtoi se është penduar për çdo këngë. “Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë”, tha Fero në shkrimin e tij. Pas këtij lajmi, ka pasur reagime të shumta, sidomos nga besimtarët myslimanë. Përmes një postimi në facebook, hoxha Omer Bajrami ka shkruar se e gëzon ky rast. “Nuk e njoh, por më gëzon si rast.. Allahu…

Read More

Juristja Brizida Gjikondi vlerëson se drejtësia shqiptare duhet të dalë me një deklaratë drejtuar Greqisë se është e pavarur. Sipas saj, rasti për Fredi Belerin është një çështje që iu përket institucioneve të drejtësisë dhe nuk ka të bëjë me politikën. “Drejtësia shqiptare ka struktura shumë serioze KLP, Inspektoriatin e Lartë, të cilët duhet të bënin një deklaratë diplomatike ligjore kundrejt shtetit grek siç bënë edhe strukturat e drejtësisë greke. Kur patën të njëjtin problem grekët përpara një jave më Kroacinë, të cilët pretendonin se po mbaheshin tifozët e tyre kundrejt çdo shkelje ligji, trupa gjyqësore bënë një deklaratë të…

Read More

Një shtetas kinez i burgosur më parë për kritikimin e presidentit Xi Jinping është arratisur në Korenë e Jugut me një Jet Ski, duke tërhequr disa fuçi me karburant pas tij për t’u siguruar që të përfundonte udhëtimin e gjatë. Personi i identifikuar si Kwon Pyong, 35 vjeç, u arrestua të mërkurën mbrëma pasi ngeci në një zonë me baltë pranë Incheon. Roja bregdetare e Koresë së Jugut tha se Kwon kishte udhëtuar me jetski nga provinca Shandong, një distancë prej rreth 300 km. Ai tha se roja bregdetare e Incheon ishte kontaktuar nga ushtria për një “mjet të paidentifikuar”…

Read More

Olta Gixhari ka publikuar një video ku përmbledh në disa foto pushimet e saj në jug të Shqipërisë dhe shpejt video ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Mes komenteve të shumta, ka dalluar edhe Kevin Jacobs, fituesi i “Big Brother Kanada”, i përmendur shpesh nga Luizi brenda shtëpisë. Ai i ka komentuar Oltës një emoji, por aktorja nuk i ka kthyer asnjë replikë.

Read More

Disa orë pasi refuzoi ndihmën e Shqipërisë për ta ndihmuar në situatën me zjarret, Greqia është tërhequr dhe ka pranuar ndihmën e vendit tonë. Situata në Greqi vijon të mbetet shumë problematike me shpërthimin e zjarreve që janë bërë thuajse të pakontrollueshme. Ditën e djeshme u raportua për 18 viktima, të cilët u gjetën në zonat pyjore në veri të vendit. Sipas mediave të huaja, dyshohet se viktimat janë emigrantë. Rajoni i Evros në Greqinë verilindore, jo shumë larg kufirit turk, është shkatërruar nga zjarret. Ndërkohë një spital në qytetin e Aleksandoupolis u desh të evakuohej. Zonat pyjore në Aleksandropoli…

Read More

Rusia dhe Ukraina kryen sulme të ndërsjella me dronë të mërkurën, njoftuan autoritetet. Kievi duket se kishte sërish objektiv Moskën me sulmet e tij ndërsa trupat e Kremlinit kryer sulme të reja ndaj depove të grurit ukrainas, në atë që së fundmi është bërë taktika kryesore e rusëve në luftën pothuajse 18-mujore. Një sulm me dronë prej gati tre-orësh gjatë natës nga Rusia në rajonin jugor të Odesës të Ukrainës, shkaktoi zjarr në objektet e depozitimit të grurit, shkruante kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Odesës, Oleh Kiper në një postim në rrjetin Telegram. Sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase rrëzuan…

Read More