Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje lidhur me situatën e zjarreve në vend. Ministri Niko Peleshi sqaron se është bërë e mundur shuarja e zjarrit në kurorën me pisha të Laçit ndërsa vijon puna nga terreni për të izoluar vatrën e zjarrit në fshatin Sinanaj të bashkisë Tepelenë dhe në fshatin Grazhdan në Finiq. “Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, gjatë ditës së sotme kanë bërë të mundur shuarjen përfundimtare të vatrave aktive të zjarrit në fshatin Delbnisht, në Njësinë Administrative Milot, bashkia Kurbin. Në kurorën e qytetit të Laçit, afër Kishës së Shën Antonit, aty…
Author: tirana
Një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja teksa ishte duke kullotur bagëtitë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në në bjeshkët e Gramës në Dibër. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Dibër/informacion paraprak Rreth orës 15:30, në bjeshkët e Gramës në Dibër, shtetasi R.K., rreth 70 vjeç, duke kullotur bagëtitë, dyshohet se është goditur nga shkarkesa elektrike (rrufe) dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mesjava ka rezultuar pozitive për valutat kryesore në vend. Euro është ngjitur të mërkurën në kuotën e 107.6 lekëve, duke u rritur me plot 1.6 pikë brenda ditës. Ky është niveli më i lartë i regjistruar që prej fundit të muajit qershor. Kjo javë ka pasur një trend të ndjeshëm forcues të monedhave të huaja kundrejt monedhës kombëtare. Faktorët që mendohet se kanë ndikuar janë rritja e kërkesës së bizneseve për valutë të huaj kryesisht euro, afrimi i fundit të sezonit turistik por edhe ndërhyrjet e Bankës Qendrore e cila deri më tani ka tërhequr nga tregu mbi 180 milion…
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të mërkurën do të arrijë për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur kabineti i presidentit maqedonas, Stevo Pendarivski. Sipas agjencisë së lajmeve MIA, e cila njoftoi për vizitën e Escoarit, diplomati amerikan do të takohet në Shkup edhe me kryeministrin e vendit, Dimitar Kovaçevski, dhe liderin e opozitës maqedonase, kryetarin e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Diplomati i lartë amerikan do të arrijë në Shkup një javë pasi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut filloi procedura për ndryshime kushtetuese. Me këto ndryshime, ndër të tjera,…
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha sot në Konferencën e 3-të të Platformës për Krimenë që po zhvillohet në Kiev se “Turqia nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia”. Platforma e Krimesë është një nismë diplomatike ukrainase që synon të tërheqë vëmendjen globale ndaj aneksimit të Krimesë. Rajoni u pushtua dhe u aneksua nga Rusia në vitin 2014 në një lëvizje që nuk njihet nga shumica e vendeve të tjera. Pas pushtimit rus të Ukrainës, i cili filloi në shkurt 2022, Rusia ka pushtuar pjesë të tjera të territorit ukrainas. “Turqia, e cila nuk e njeh aneksimin e…
“Primaret e PDSH-së për zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë Kukës do të mbahen më 27 gusht. Dega propozoi 10 kandidatura, 6 kanë plotësuar formularin”, u njoftua pas mbledhje se zhvilluar për organizimit të procesit zgjedhor. Gjithashtu bëhet me dije se Kryesia e Partisë Demokratike, vendosi që primaret të mbahen të dielën më 27 gusht. NJOFTIMI: Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e saj për organizimin e procesit zgjedhor për Primare për zgjedhjet e pjesshme të datës 24 shtator 2023 në Bashkinë Kukës, vendosi: 1. Primaret të mbahen ditën e Diel, 27 Gusht 2023; 2. Kandidatët e primareve do të…
India shkruan historinë duke u bërë vendi i parë që zbarkon pranë polit jugor të Hënës. India bëhet në këtë mënyre vendi i katërt që ulet në Hënë, pas misioneve të suksesshme në të kaluarën që patën SHBA-ja, ish-Bashkimi Sovjetik dhe Kina. India becomes first country to land on South pole of moon 🔥 Congratulations india 🇮🇳 Proud 😍#IndiaOnTheMoon #Chandrayaan3 pic.twitter.com/TYJCoMpRPO— 「 𝐑𝐀𝐇𝐔𝐋 」🖤🔥 (@TheHottestDevil) August 23, 2023
Aktiviteti i parë i rëndësishëm i fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara do të mbahet të mërkurën. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman kandidatët e Partisë Republikane do të përballen në një debat në qytetin Miluoki të shtetit Viskonsi në mbrëmje. Kur kandidatët republikanë të dalin në skenën e debatit në qendër të qytetit Miluoki të mërkurën në mbrëmje, mes tyre nuk do të jetë kandidati kryesor, ish-presidenti Donald Trump i cili ka thënë se nuk do të marrë pjesë. Vetëm një nga pjesëmarrësit e pritshëm, ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie,…
Kryeministri Edi Rama, ka falënderuar efektivët që u angazhuar në kapjen e autorit që i vuri flakët pyllit me pisha në Laç. Gjithashtu Rama bën thirrje që të raste të tilla të çohen pas hekurave dhe se përgjegjësit e këtyre krimeve duhet të ndëshkohen. REAGIMI: Një bravo e madhe për Policinë e Shtetit që këtë verë u është qepur këmba-këmbës zjarrvënësve, duke arritur t’i kapë dhe çojë prapa hekurave, si në rastin e kriminelëve që i vunë zjarrin pyllit në Laç, për të cilët përsëris, si për gjithë të arrestuarit e tjerë, apelin në adresë të gjykatësve në rrethe, që të…
Një shtetas shqiptar që jeton prej 33 vitesh në Greqi, në zonën e përfshirë nga flakët ditën e djeshme Aleksandropoli, ka publikuar një video të pazakontë në llogarinë e tij në “X”. Apostolos (Astrit) Tota më origjinë nga Kukësi, në videon e publikuar ka treguar një automjet të tipit trailer, në të cilin ka rrëmbyer 25 emigrantë të paligjshëm që jetojnë nëpër pyjet e Aleksandropolit, për të cilët thotë se janë përgjegjës për zjarret masive që kanë përfshirë vendin. Në videon e publikuar ai bën komente racistë duke bërë thirrje për një program mbi emigrantët e paligjshëm që ndodhen në…
Në Evropë, gratë fitojnë mesatarisht 13% më pak se burrat. Por si mund të trajtohet kjo pabarazi nëse punëtorët femra nuk e dinë se sa kolegët e tyre meshkuj mund të bëjnë të njëjtën punë?, shkruan gazeta ”Corriere della serra”. Pikërisht për këtë arsye direktiva e BE-së 2023/970 për barazinë e pagesa ndërmjet burrave dhe grave parashikon ndalimin e fshehtësisë së pagave. Prandaj, punëtorët do të mund të dinë pagat e kolegëve që kryejnë të njëjtat detyra si ata. Direktiva evropiane përcakton se punëtorët dhe përfaqësuesit e tyre kanë të drejtë të marrin informacion të qartë dhe gjithëpërfshirës mbi nivelet…
Ortis Banda, 43-vjeç është arrestuar pasi u kap në një apartament në Tiranë. 43-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Në bazë të vendimit të Gjykatës së Leçes në Itali, ishte dënuar me 5 vjet, 10 muaj e 16 ditë burgim, për “Trafikim droge”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal italian. Sakaq Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. NJOFTIMI: Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Apartamenti”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, për trafikim droge, kapet në një…