Author: tirana

Parqet natyrore konsiderohen si pika të forta të zhvillimit të qëndrueshëm turistik dhe ekonomik, ndaj parandalimi i gjuetisë dhe mbrojtja e jetës së egër mbeten prioritet. Kryeministri Edi Rama publikoi këtë të martë në rrjetet sociale kartolinën që vjen nga banorët e zonave të mbrojtura, si kaprojtë në Bredhin e Sotirës dhe ketrat në Shebenik, sipërfaqe të kthyera në habitate të qeta dhe atraksione ekoturistike në parqet kombëtare e natyrore. Moratoriumi i gjuetisë në pyje po jep rezultat, duke sjellë rigjenerim të faunës së egër. Gjithashtu edhe kujdesi i vazhdueshëm i stafeve të Zonave të Mbrojtura po dëshmon çdo ditë…

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u takuan mbrëmë në Athinë në darkën informale për Ballkanin dhe biseduan për deklaratën e ministrit serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, i cili tha se “Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi i kanë bërë keq Serbisë duke njohur pavarësinë e Kosovës”. “Kemi biseduar me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Athinë. Ai më siguroi se si përfaqësues i shtetit serb, popullin maqedonas dhe shtetin maqedonas i konsideron jashtëzakonisht miqësor dhe se nëse ndonjë qytetar maqedonas ofendohet nga ndonjë mesazh nga shteti serb, ai personalisht do të kërkojë falje”,…

Read More

Rebecca Gannon humbi jetën 11 muaj më parë në brigjet e Sarandës, teksa nisi të bënte Scuba Diving. Menjëherë pas humbjes të së bijës, babai i saj la Anglinë për t’u vendosur në Sarandë. E gjitha për të mësuar të vërtetën e asaj çfarë ndodhi. E pret dhe ka tentuar ta mësojë, nga organet e drejtësisë shqiptare, të cilat po hetojnë rastin dhe kanë ngritur një akuzë nën dyshimin e “shkeljes së rregullave në punë”, ndaj Saimir Kushovës, pronar i agjencisë së zhytjeve. Bitaniku George Gannon, është përballë një muri bllokues, në të mësuarin zyrtarisht se çfarë ndodhi me të…

Read More

Kafeja është një pije e konsumuar gjerësisht në mbarë botën, e çmuar për shijen dhe aftësinë e saj për të siguruar një marrje të përkohshme. Megjithatë, jo të gjithë njerëzit duhet ta konsumojnë këtë pije, pasi mund të ketë efekte negative tek individë të caktuar. Gratë shtatzëna-Edhe pse hulumtimi mbi konsumimin e kafeinës gjatë shtatzënisë është një temë në zhvillim, shumë autoritete shëndetësore rekomandojnë kufizimin e marrjes së kafeinës gjatë kësaj periudhe. Shumë kafeinë mund të rrisë rrezikun e komplikimeve gjatë shtatzënisë, si lindja e parakohshme dhe pesha e ulët e lindjes. Njerëzit me çrregullime ankthi-Kafeja përmban kafeinë, një stimulues…

Read More

Mbrëmë Milani i është bashkuar ekipeve pretendente këtë sezon për të fituar Serie A, duke marrë pikët e plota në ndeshjen e parë, po ashtu si Napoli, Interi e Juventusi. Kuqezinjtë fituan në transfertë me rezultatin e pastër 0-2 në Bologna, teksa ndeshjen e vendosën që në pjesën e parë. Giroud realizoi golin e parë me asist të Reijnders, ndërsa blerja e re, amerikani Pulisic e vulosi rezultatin në 0-2 me një gol spektakolar. Ndërkohë, pjesa e mbetur e ndeshjes u menaxhua si duhet nga ekipi i Pilotit duke mos pësuar gol. Pas javës së parë, në krye renditet Fiorentina,…

Read More

Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin është shfaqur për herë të parë me një mesazh përmes videos, që nga rebelimi i tij i dështuar në Rusi. Sipas gjasave, Prigozhin është në Afrikë. Videoja e postuar në kanalet Telegram të lidhura me grupin mercenar Wagner tregon Prigozhin në pajisje luftarake, duke thënë se grupi po e bën Afrikën “më të lirë”. Në video, Prigozhin thotë se Wagner po eksploron për minerale, si dhe po lufton militantët islamikë dhe kriminelët e tjerë. Ne jemi duke punuar. Temperatura është +50, çdo gjë siç na pëlqen. Wagner PMC kryen veprime zbulimi dhe kërkimi, e bën…

Read More

Mbrëmjen e së hënës, liderët e Ballkanit u mblodhën në Athinë në një darkë informale me ftesë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ata kanë dalë me një deklaratë të përbashkët me 8 pika, përmes së cilës theksojnë rëndësinë që Ballkanit Perëndimor të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Sipas deklaratës, lufta në Ukrainë zbuloi nevojën që Ballkani Perëndimor të bëhet urgjent pjesë e BE-së, si një gur themeli për paqen mes popujve. Po ashtu liderët e Ballkanit mbështesin Ukrainën dhe Moldavinë që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për t’u bërë pjesë e vendeve të unionit. Mungesa e madhe e këtij takimi…

Read More

Këtë të martë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Temperaturat minimale do të luhaten 16-28 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rritje 34 -37°C e veri, 36-40°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-12 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4-5 ballë në det të hapur.

Read More

Dashi Kjo javë përfaqëson një pauzë reflektimi për ju, gjë që megjithatë nuk do të thotë se duhet të uleni domosdoshmërisht. Jeni duke studiuar mënyrën më të mirë për të kapërcyer vështirësitë që kanë lindur ditëve të fundit dhe, pavarësisht disa pengesave, nuk do të mungojnë rikonfirmimet për vendin e punës! Demi Të martën për disa orë do të jeni ende pak i nënshtruar, diçka nuk shkon dhe jeni të kushtëzuar nga stresi. Ky fjalim ka të bëjë veçanërisht me ata që duhet të riorganizojnë financat për shkak të rënies së të ardhurave ose për shkak të shpenzimeve të shumta.…

Read More

Policia në Qipro i shpëtoi 18 emigrantë sirianë të hënën, pasi anija e tyre nisi të mbushej me ujë rreth 3.5 milje larg bregdetit juglindor të vendit ishullor të Mesdheut. Policia tha më 21 gusht se 11 burra, tre të mitur të pashoqëruar, një grua dhe tre fëmijët e saj kishin nisur lundrimin nga Tartus, Siri, dhe u sollën në breg nga një anije patrulluese e policisë. Agjencia shtetërore e lajmeve e Qipros raportoi se gruaja dhe fëmijët e saj u dërguan në spital, pasi njërit prej fëmijëve i kishte rënë të fikët. Raportohet se anija e emigrantëve u fundos.…

Read More

Inteligjenca artificiale mund të përdoret në ekzaminimet e kancerit të gjirit për të përmirësuar diagnozën dhe për të lehtësuar ngarkesën e punës së radiologëve, sipas rezultateve të një prove klinike në Suedi. Por studiuesit thonë se rezultatet paraprake të studimit, të përfunduar në gusht, tregojnë se kjo teknologji nuk është ende gati të zëvendësojë mbikëqyrjen nga radiologët. Në universitetin e Lundit në Suedi rreth një milionë gra në vit u nënshtrohen ekzaminimit mamografik, thonë drejtuesit e tij. Imazhet me rreze X të gjirit më pas analizohen zakonisht nga dy radiologë për të parë nëse ka shenja të kancerit, një metodë…

Read More

Alban Skënderaj ka komentuar largimin e katër turistëve italianë pa paguar faturën nga një restorant në Berat. Këngëtari u shpreh se në rastet kur ligji në Itali thyhet nga shqiptarët nuk përbën lajm, por në situatën konkrete ngjarja u transmetua deri te Kryeministrja. “Standardet e vendosura nga pala jonë në debatin e faturës së pa paguar nga turistët italianë praktikisht i bie të jenë vendosur mbi faktin e kryer se: ‘Ju italianët jemi superiorë dhe ne shqiptarët jemi inferiorë, ndaj ne e pranojmë se nuk është lajm, por disi më e zakontë kur ne thyejmë ligjin në Itali por nëse…

Read More