Eldi Allushi është kthyer në personazhin më popull në mediat këtë të martë. 26 vjeçari është i riu që po drejtonte mjetin luksoz që u përplas në digën e Liqenit Artificial në Tiranë.
Allushi është shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se në momentin që është përfshirë në aksident ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike ose alkoolit. Ai ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi në rrugën e ‘Kosovarëve’ dhe më pas ka ngjitur maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit dhe më pas është përplasur me digën.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar dënimin maksimal të shoferit të makinës luksoze që përfundoi ditën e sotme mbi digën e liqenit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Edhe deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm tek liqeni Artificial i Tiranës, ku një makinë BMW që drejtohej nga 26-vjeçari Eldi Alushi, përfundoi tek diga e Liqenit Artificial. Teksa ka dalë për vrap, ai ka ndarë video nga vendi i ngjarjes, duke thënë se ata që e kanë bërë një veprim të tillë janë idiotë të një kategorie të rrallë.
