Një automjet luksoz është përfshirë në një aksident në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Liqenin Artificial të Tiranës. Mjeti tip “BMW X6” ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe ka përfunduar në digën e liqenit.
Eldi Allushi me origjinë nga Durrësi, 26 vjeç, është i riu që po drejtonte mjetin luksoz. Ai është shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se në momentin që është përfshirë në aksident ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike ose alkoolit.
I riu ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi në rrugën e “Kosovarëve” dhe më pas ka ngjitur maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit dhe më pas është përplasur me digën. Makina ka marrë para edhe një gardh që ndante kodrën me shëtitoren. Automjeti është ndalur falë bordurës së betonit pranë digës, pasi mund të kishte përfunduar edhe në liqen.



