Aty në burg, nëse do të dënoheni, uroj që secili prej jush të përfundojë në qeli me 100 ujqër, që të kuptoni se çfarë është përdhunimi’. Ky është një nga postimet e fundit, 6 të tilla, të këngëtarit shqiptar Ermal Meta në rrjetet e tij sociale, në lidhje me historinë e përdhunimit në grup që ndodhi në Palermo, ku 7 persona perdhunan një 19-vjeçare. Këngëtari shqiptar i cili jeton në Itali, bëri thirrje që të merret një ‘dënim shembullor’ për 7 djemtë e akuzuar për dhunë seksuale ndaj një 19-vjeçareje, të kryer më 7 korrik. Ai sulmoi sistemin arsimor, që sipas…
Author: tirana
Një lokal në zonën e plazhit në Durrës është përfshirë nga flakët. Nga zjarri ka vetëm dëme materiale. Gjithashtu mësohet se zjarrëfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe efektivët kanë vënë nën kontroll flakët. Mësohet se shkak për rënien e zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Gjesti i kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila vendosi të paguajë faturën prej 80 euro të disa turistëve italianë që u larguan pa paguar nga një restorant në Berat, ka ngjallur jo pak polemika. Meloni është vlerësuar për gjestin, të komentuar si vendosje në vend e nderit të Italisë, por rivalët politikë e shohin ndryshe. Duke komentuar vizitën e Melonit në Shqipëri, ish-kryeministri Matteo Renzi është shprehur: “Shpresojmë që vitin tjetër Meloni të bëjë një fushatë po aq të suksesshme për turizmin italian, sa ç’e bëri për atë shqiptar”. I pyetur për pagesën e faturës, ai tha: “Qeveria po mundohet…
Jo vetëm kriza, por edhe rritja e kostove të të bërit biznes, duke nisur nga pagat më të larta dhe shtrenjtimi i taksave, shihen si faktorët që po stepin sipërmarrësit shqiptarë të investojnë. Rënia e numrit të bizneseve të reja me 40% në Tiranë për gjysmën e parë të vitit, sipas ekspertit të ekonomisë, Klodian Muço lidhet ndjeshëm edhe me nivelin e jetesës. “Një ndër arsyet se pse tendenca e hapjes së bizneseve të reja është rënëse, popullsia po frenohet, aspekti i dytë është kriza ekonomike në kompleks, Shqipëria në kompleks nuk është më atraktive, jo për arsye të brendshme…
Momenti i tmerrshëm kur një dem sulmon dhe godet me brirë një adoleshent gjatë një feste tradicionale nëpër rrugë, është kapur në kamera. Pamjet dramatike u regjistruan nga Alicante të Spanjës. Një 19-vjeçar nuk arriti t’i shpëtonte demit të tërbuar në rrugicat e ngushta të qytetit, i cili nuk ka asnjë mundësi që të shpëtojë. Njerëz të tjerë aty pranë përpiqen ta shpërqendrojnë demin por ai nuk largohet nga objektivi, të cilin e gozhdon në tokë. Ai arrin të shpëtojë vetëm duke u fshehur pas një dere. Incidenti raportohet të ketë ndodhur më 16 gusht, gjatë ditëve të festës së…
Ngërç alla korean Në një artikull të fundit të botuar në Foreign Affairs, historiani Carter Malkasian ka hequr disa paralelizma midis luftës në Ukrainë dhe luftës në Kore (1950 – 1953) për të apeluar një zgjidhje koreane të konfliktit të diskutuar midis trojeve të transDniepërit, e konsideruar nga autori si opsioni më i mirë i disponueshëm për të arritur në fundin e luftimeve dhe asaj që do të ishte një paqe pa fitoe për ukrainasit. Shkruan Malkasian, “Si gjatë luftës së Koresë, fuqitë e mëdha janë në qendër të skenës dhe armët bërthamore fshihen në sfond. Po si gjatë luftës…
Rritja e çmimeve në muajin korrik rezulton të jetë në nivelin 5%. Ky është përfundimi që nxjerr Eurostat, ndryshe nga Instat që e raporton 1% më të ulët. Rritja e çmimeve në muajin korrik ishte 5%, në vlerësimin që bën Instituti Europian i Statistikave. Në këtë nivel, duket se ka përplasje shifrash, pasi Instituti i Statistikave në vendin tonë nxjerr një rezultat më të ulët, me inflacion 4.2%. Me metodologjinë që përdor Eurostat, rritja më e madhe e cmimeve është parë tek argëtimi dhe kultura, e më pas tek ushqimet dhe grupet e tjera. Ndërkohë, inflacioni mesatar në Bashkimin Europian…
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit nisi sot punimet për ndërtimin e një Qendre të mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor. Këtu mjetet mund të kryejnë Kontrollin Fizik e Teknik si dhe do të ketë Linjë Kolaudimi, Linjë Tahografi për tërë shërbimet me mjetin dhe me drejtuesin e mjetit njësoj si në çdo drejtori rajonale, në shërbim të Bashkive Burrel dhe Klos, ku janë rreth 6,000 mjete rrugore dhe mbi 13 mijë drejtues mjeti! Investimi përfshin ndërtimin e objektit të ri me sipërfaqe 298 m2 (administrata, salla e shërbimeve dhe klasa e testimit), ndërtimi i kapanonit të QKT 321 m2, oborr funksional…
Ka mbërritur në Shqipëri makina e fundit që Mbreti Zog ka përdorur përpara vdekjes në Francë dhe në Egjipt. Pamje të makinës teksa futet në Shqipëri përmes portit të Durrësit janë bërë publike, ku duket një automjet i lashtë i llojit Rover. Ky prodhim është i limituar i vitit 1949 , që u përdor nga mbreti Zog deri në vdekjen e tij në Paris në vitin 1961. Kjo makinë erdhi në vendin ditë pak ditë më parë nën kujdesin e Ambasadës franceze, asaj shqiptare në Francë dhe koleksionistit pasionant, Renis Bodinaku dhe do të jetë pjesë e muzeut që Bodinaku…
Çdo informacion që del në dritë për këngëtarin Enrique Iglesias përbën lajm. Dhe këtë herë janë informacione që vijnë nga jeta e tij private dhe i referohen gjendjes së tij shëndetësore. Mediat e huaja shkruajnë se gjatë koncertit të fundit këngëtari spanjoll u largua nga skena para miliona fansave të mbledhur për të parë përformancën e tij për shkak të një problemi shëndetësor. Ai është diagnostikuar me sëmundjen Situs Inversus e cila përshkruan rastin ku në trupin e njeriut të gjitha organet ndodhen në anën e kundërt, për shembull shpretka ndodhet te ana e mëlçisë dhe mëlçia në anën e…
Nga 1 shtatori do të nisë shpërndarja e teksteve shkollore, e cila këtë vit vjen edhe me një risi. Krahas nxënësve të klasave të para, edhe ata të klasave të dyta e të treta do të përfitojnë libra të rinj, pa qenë nevoja t’i dorëzojnë në fund të vitit. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjete sociale, në të cilin shkruan se kjo risi vjen si një kërkesë e vazhdueshme e mësuesve dhe prindërve për të shmangur vështirësitë e nxënësve të kësaj moshe për të mirëmbajtur librin, por edhe për…
Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë të lirë tre ushtarakët e arrestuar pas zbulimit të një parcele kanabisi në bazën ushtarake të Zall-Herrit. Bëhet fjalë për Shefin e Seksionit të Sigurisë, Gramoz Mullai si dhe dy specialistët, të Zbulimit, Rustem Koçi dhe atë të Sigurisë, Gentian Zhurda të cilët janë lënë të lirë sot. Ushtarakët e kishin apeluar vendimin duke pretenduar se ishin ata të cilët e kishin zbuluar parcelën gjatë kontrollimit të zonës në korrik, një muaj më parë se policia, dhe e kishin raportuar. Në dëshminë e tyre, ushtarakët janë shprehur se kontrollimi i zonës ishte i…