Ndahet nga jeta gjuhëtari Bahri Beci, i ati i Benet Becit dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Lajmi i hidhur u bë i ditur nga djali i tij, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci. “Të dashur miq, Me dhembje e hidhërim ju njoftojmë që babai ynë, Bahri Beci, ndërroi jetë. Faleminderit babë për kujtimet e bukura e emrin e mirë që na le, për këshillat e urtësinë tënde, për konsistencën e racionalitetin tënd, për arsyetimin e shembullin me të cilin na udhëhoqe e na bëre krenarë.Ditën e martë, homazhet…
Author: tirana
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë në burg Fredi Belerin, duke mospranuar kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë. Beleri kishte kërkuar masë më të butë sigurie. Por trupa gjykuese nuk e pranoi këtë kërkesë dhe la sërish në qeli Fredi Belerin. Ai akuzohet për blerje votash në Himarë për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Avokati i çështjes thotë se gjykata është e pafuqishme para pushtetit dhe ky vendim është bërë me urdhër të qeverisë. Sipas tij, nuk ka pasur asnjëherë një përgjim. “Jemi të bindur që ai po mbahet politikisht në burg.…
Personi që shihni në foto është Redion Bello, 24-vjeçari i arrestuar nga AMP për shpërndarje droge në një lokal që e kishte marrë me qira në Sarandë. Redion Bello shpërndante kanabis me mikun e tij Sejdi Vocka. Efektivi i policisë, Redion Bello 24 vjeç u gjet në lokalin që përdornin për të shpërndarë kanabis ‘Beach Bar’në Sarandë së bashku me mikun e tij, ky i fundit i dyshuar për kultivim kanabisi, si dhe armëmbajtje pa leje. Pas arrestimit policia kreu edhe një sërë kontrollesh ku gjeti 100 doza kanabisi, një armë zjarri tip TT pa leje, dy aparate celularë, një automjet,…
Në Rinas, një 23-vjeçar i dehur është konfliktuar me pasagjerët në avion. Për rrjedhojë punonjësit e linjës së fluturimin kanë njoftuar Policinë, të cilët kanë shkuar që ta arrestojnë, por 23-vjeçari i ka kundërshtuar me dhunë. Aventura e tij ka zgjatur pak, pasi uniformat blu I kanë vënë prangat. “Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, për të mos e shoqëruar, pasi në gjendje të dehur, shqetësoi pasagjerët në avion dhe u konfliktua me ta, arrestohet 23-vjeçari. Është arrestuar në flagrancë shtetasi E. N., 23 vjeç, pasi në mesnatë, kanë njoftuar punonjësit e një linje fluturimi, në hyrje të vendit, se…
Ikona e muzikës, Celine Dion nuk do të këndojë më në publik. Sëmundja e saj po përkeqësohet dhe ajo nuk mund të dalë më as nga shtëpia. 55-vjeçarja tani është aq e dobësuar sa që urren të largohet nga shtëpia qoftë edhe për një kohë të shkurtër dhe nuk ka plane të rikthehet në turin, datat e të cilit i anuloi në maj. Këngëtarja kanadeze po vuan nga një sëmundje e rrallë e njohur si “sindroma e personit të ngurtë”. Ajo është një neuropati e rrallë që prek sistemin nervor qendror, por shkakton ngurtësi progresive të muskujve dhe spazma kryesisht…
Ish-ministri socilaist i Shëndetësisë Ilir Beqaj do të pyetet sërish nga SPAK-u, në lidhje me hetimin për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Beqaj do të pyetet në lidhje me udhëtimet që ka bërë drejt Italisë dhe Vienës së bashku me ish-zëvendësin e tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që fitoi koncesionin, të dy këta të fundit të arrestuar tashmë. Përveç tij, në SPAK do të pyeten edhe 4 ish-zyrtarë të tjerë. Marrja e tyre në pyetje ka qenë sugjerim i GJKKO në lidhje me hetimet. Të dielën, përmes një shkrimi të gjatë, ish-ministri deklaroi se sterilizimi ngriti në…
Çdo gur po lëvizet që Fredi Beleri të dalë nga qelia. Avokatët kanë depozituar në Gjykatën e Posaçme një kërkesë të re për lirimin e të zgjedhurit si kryebashkiak i Himarës. Shqyrtimi do të bëhet ditën e sotme ndërsa trupit gjykues i kërkohet ta zëvendësojë arrestin me burg me një masë tjetër në liri, duke i mundësuar Fredi Belerit betimin si kryebashkiak i zgjedhur nga qytetarët e Himarës. Sipas avokatëve, kjo e drejtë i mohohet Belerit nëse ai nuk lirohet deri në mesin e muajit shtator kur ai humb mandatin. Fredi Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij…
Gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti, 88 mijë e 521 euro, janë harxhuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me anëtarët e tjerë të kabinetit të saj. Këto para u shpenzuan në dreka dhe darka zyrtare, në telefoni fikse, akomodim gjatë udhëtimeve jashtë vendit, karburant për 7 vetura të Presidencës dhe aviobileta. Vetëm presidentja Vjosa Osmani ka harxhuar 17 mijë e 912 euro për akomodim dhe aviobielta. Për shpenzime të telefonisë fikse dhe karburant për vetura (7 vetura të Presidencës), gjatë gjashtë muajve u shpenzuan 9 mijë e 409 euro.
Një gazetar italian ka shpërthyer në komente raciste pas incidentit me turistët italianë në Berat, të cilët u larguan pa paguar nga një restorant. Gazetari Tommaso Cerno shkruan në rrjetin social Twitter se kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka bërë një gjest të mirë duke paguar faturën e tyre, por shton se nëse Shqipërisë do t’i duhej të paguante vjedhjet që kanë bërë shqiptarët në 20 vite, do të falimentonte si shtet. “Gjest i bukur nga Meloni për faturën e papaguar të një grupi hajdutësh italianë. Por nëse ambasada shqiptare do të dëmshpërblente Italinë për vjedhjet e kryera në 20 vitet…
Çështja e Fredi Belerit po kthehet në një betejë të Greqisë. Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Greqi, Adonis Georgiadis dha sot një mesazh të ashpër për Shqipërinë. Ai paralajmëroi vendin tonë me një gjuhë të ashpër nëse nuk bëhet betimi i Fredi Belerit si kryetar i Bashkisë së Himarës, Shqipëria do të ketë pasoja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “Ta harrojë paratë nga BE nëse pengon betimin e Beleri. Shqipëria do të harrojë paratë nga Europa nëse Fredi Beleri nuk betohet si kryebashkiaku i Himarës. Shqipëria do paguajë çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat…
Profesori dhe ambientalisti Sazan Guri jep herë pas here këshilla të vlefshme, për ndjekësit e tij në Facebook. Së fundmi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, Guri ka dhënë 6 arsye që nuk duhet të ulemi apo shtrihemi në shezlong gjatë pushimeve në plazh. Sipas tij, arsyet nuk janë vetëm monetare, por edhe shëndetësore. Shkrimi i Sazan Gurit: PSE NUK DUHET ULUR NË SHËZLLONA? Janë të shtrenjtë, shumë bilez, nga 10,000 në rërat tona në 20,000 në Sarandë deri në 40,000 në Ksamil; Shiten disa herë në ditë, tmerr, nuk ka një orar akshëm pazar psh turp… Është…
Nadir Gjata, pronar i një agjencie biletarie në zonën e njohur si “Kapelja” tek porti i Vlorës, është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm. Familjarët hedhin dyshime se ai është vrarë dhe mbështesin pretendimet e tyre tek fakti që Nadir Gjata “ka goditje në kokë dhe nuk iu gjet çanta që kishte me vete”. Nga porti Gjata ka ikur rreth ores 03:00-04:00 e mëngjesit. Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare por dyshimet e para janë se Nadir Gjata u përplas nga një makinë pasi la punën në agjencinë e tij