Author: tirana

Taika Waititi festoi ditëlindjen e 48-të me Rita Orën me një festë të mrekullueshme në një vilë private në Ibiza. Regjisori u bashkua me një mori miqsh të famshëm, ata darkuan jashtë afreskeve përpara se të kërcenin gjithë natën me Diplon që ishte i ftuar si DJ i mbrëmjes.

Read More

Profesionet ndryshojnë dhe zhduken, si rezultat i zhvillimeve teknologjike dhe ndryshimeve shoqërore. Ndërhyrja e automatizimit dhe Inteligjencës Artificiale gjithashtu ka ndryshuar mënyrën se si bota e punës funksionon. Megjithatë, roli dhe aftësitë e njeriut mbeten të rëndësishme. Cilat profesione kanë ndryshuar e cilat rrezikojnë të ‘vdesin’? Nga Deada Hyka Njëzetepesë vjeçe, Sara ishte e angazhuar në fushën e marketingut dhe kishte ndërtuar një karrierë të suksesshme. Ajo punonte për një kompani marketingu e organizimi eventesh, kishte fituar përvojë të vlefshme dhe ishte vlerësuar për aftësitë e saj krijuese dhe strategjike. Por, rreth moshës 30 vjeçe, ajo u përball me një…

Read More

Qendra Kombëtare e Uraganeve ka paralajmëruar se Hilary do të godasë Kaliforninë Jugore të dielën si një stuhi e rrallë tropikale, duke shkaktuar përmbytje, erëra dhe rrebeshe të forta. Banorët kanë nisur të evakuohen, parqet dhe plazhet të mbyllen dhe forcat e emergjencës të vendosën në gatishmëri për shpëtimet e para të njerëzve. “Hilary” tani është një stuhi e Kategorisë 1, me erëra që shpejtësinë maksimale e kanë 144 km/orë, teksa po lëviz drejt San Diegos me 28 km/orë. Stuhia parashikohet të zbrazë 7.62 deri në 15 cm shi, ndërsa rrezikohet edhe ndërprerja e energjisë për shumë njerëz.

Read More

Nga Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë Prej disa ditësh opinioni publik e ka vëmendjen kryesore te e ashtuquajtura afere e “sterilizimit”. Duke qënë se çështja është ende në hetim e gjykim nuk e parë të udhës të shprehem publikisht. Aq më tepër që kam marrë vesh nga media që gjyqtari ka kërkuar që të hetohem edhe unë. Por për çfarë po i ofrohet publikut ndjej se duhet informoj për disa gjëra që në fakt janë përsëritje të atyre gjërave që kam thënë në publik në vite. Nuk është fjala për një koncesion. Nuk është një drejtë apo e mirë publike…

Read More

Kjo e dielë do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në një pjesë të mirë të territorit. Në orët në vijim vranësirat do të shfaqen gradualisht në të gjithë Shqipërinë, ku në ultësirën Perëndimore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në zonat malore vranësirat pritet të jenë më të dukshme, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 39°C.

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga Parku Arkeologjik i Apollonisë, ku thotë se falë restaurimit tërësor është kthyer në një atraksion të dëshiruar gjithnjë e më shumë nga turistët e vizitorët. MIRËMËNGJES dhe me Parkun Arkeologjik të Apollonisë, një nga xhevahirët e trashëgimisë sonë kulturore, i cili falë edhe restaurimit tërësor si dhe rrugës së re lidhëse me infrastrukturën kombëtare, është kthyer në një atraksion të dëshiruar gjithnjë e më shumë nga turistët e vizitorët, ju uroj një të dielë të bukur. Apolonia është një thesar i pasur i historisë dhe kulturës shqiptare. Ky qytet…

Read More

Shkak për konfliktin mes dy të rinjëve Gabriel Marku dhe Dorjan Gjini në Gjader të Lezhës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri njëri prej tyre, është bërë xhirimi i gomave të makinës. Autori dhe i plagosuri po bënin xhiro me makina në aerodromin e Gjadrit, ndërsa nuk njiheshin më njëri tjetrin. Në një moment kanë debatuar me njëri tjetrin duke i sharë dhe ofenduar e më pas kanë shkuar për ty sqaruar pranë një lokali 500 metra larg pistës së aviacionit. Gjatë takimit në lokal dy të rinjtë janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin dhe në ato momente Gabriel…

Read More

24 orët e fundit, në portin e Durrësit është regjistruar një fluks i lartë pasagjerësh dhe mjetesh në dalje. 15 ditëshi i dytë i muajit gusht përkon përherë me kthimin e emigrantëve në vendet e tyre të punës, por edhe kthimin në vendet e tyre të pushuesve dhe turistëve që zgjodhën vendin tonë për të kaluar disa ditë pushimesh. Duke nisur nga mbrëmja e së premtes deri pasditen e së shtunës janë larguar nga porti i Durrësit në drejtim të brigjeve italiane (Bari dhe Ankona) 5 tragete me 7962 pasagjerë dhe 2212 automjete. Kujtojmë se gjatë muajit korrik, referuar të…

Read More

Dashi Kjo e dielë është e bukur për ndjenja, nëse jeni të interesuar për një person. Nga ana tjetër, lajme të mira vijnë në punë. Demi Nëse thjesht po shikoni përreth, mund të keni një surprizë të këndshme. Bashkëpunimet e reja janë të preferuara. Do të jeni në gjendje të merrni kënaqësi të mëdha në çdo fushë. Binjakët Yjet favorizojnë ata që duan të bëjnë pushime sentimental. Në punë po i jepni vetes shumë për të bërë dhe kënaqësitë nuk do të mungojnë. Do të shihni që gjithçka është në rregull nëse ka pasur momente të vështira. Gaforrja Kjo e…

Read More

Zbulohet një shtëpi bari nē fshatin Pobrat në ish-komunën Kutalli në Dimal, Berat. Policia ka shoqëruar deri tani 5 persona, tē cilët po merren nē pyetje, ndërkohë që priten të tjera shoqërime. Personat e shoqëruar janë nga Fieri dhe Berati, njëri prej tyre dyshohet si pjesë e grupit kriminal që kutivoi hashash në një karburant në Lushnjë, tek “Pushimi i shoferit”. Personat e shoqëruar flinin në një hotel në afërsi të Kalasë në Berat, aty ku edhe u ndaluan nga policia.

Read More

A.T, (emri dhe inicialet e oficerit janë ndryshuar për efekt të ruajtjes së identitetit të tij), ishte nga ata oficerë të rinj, që mund të kishte patur të ardhme në Policinë e Shtetit. Pas një kohe të shkurtër si polic i Shqiponjave në Tiranë, oficeri, i frymëzuar për rendin dhe sigurinë e jetës së qytetarëve, konkurroi dhe u bë pjesë e repartit elitar RENEA, por karriera e tij nuk zgjati shumë. Dy operacione të njëpasnjëshme, ku ai pa një realitet të ndryshëm nga pasioni për ligjin, si dhe dyshimet se efektivët tradhtohen nga brenda radhëve, e çuan drejt dorëheqjes së…

Read More

Arsyet kryesore pse akullorja është e dobishme për shëndetin: Mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Nëse e shmangni akulloren sepse nuk doni të shtoni peshë, mund t’ju ndryshojmë mendjen. Një studim i publikuar në Journal of Clinical Nutrition në Amerikë zbuloi se gratë që konsumonin të paktën një produkt të përditshëm të qumështit me yndyrë të plotë, të tillë ai akullorja, shtonin më pak peshë se ato që bënin të kundërtën. Përmban ushqyes të rëndësishëm. Nuk e mohojmë që akullorja nuk është saktësisht një ushqim i shëndetshëm. Përbërësit kryesorë janë kremi, qumështi, sheqeri dhe aromatizuesit. Duke patur këtë parasysh akullorja…

Read More