Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Si u grabit makina e çiftit teksa kryenin seks, mjeti u përdor dhe për vrasjen e Besnik Hidës

12:43 / August 20, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
c800ac16 e438 4cfd ad16 0b8e65c04d26
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Leart Haxhiu po zhvillon betejën e tij ligjore me drejtësinë Greke, duke shpresuar ti shpëtojë ekstradimit në Shqipëri, por prokuroria e Fierit vijon hetime për rastin e vrasjes së Besnik Hidës, ngjarje e ndodhur në 1 Tetor 2019 në qytetin e Lushnjës. Për këtë krim, është arrestuar Orges Bilbili, ndërsa janë shpallur në kërkim ndërkombëtar Laert Haxhiu dhe Ardian Ahmeti. Por gjatë veprimeve hetimore, prokuroria ka zbuluar se mjeti tip “Fiat Croma” që është përdorur në vrasje, është vjedhur në zonën e Mëzezit në Tiranë, në një formë krejt të veçantë.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga “Ora News”, brenda mjetit me targë AA913ML ndodheshin Endri.H dhe e dashura e tij Ermira.L. Dy të rinjtë kishin parkuar makinën në zonën pas “Casa Italia” dhe teksa kryenin marëdhënie seksuale, janë përballur me persona të panjohur dhe të armatosur me pistoleta me silenciatorë. Gjithçka ka ndodhur në 24 shtator 2019 kur rreth orës 19:40, para çiftit është shfaqur një person duke i thënë “…Policia mos lëviz…”.

Sips dëshmisë së Endri.H, dy personat që e kishin rrethuar kanë dalë nga një automjet “Mercedes-Benz”. Njëri prej tyre e ka goditur me shuplakë, ndërsa tjetri që mbante pistoletë i ka pohuar: ”…policia mos lëviz…dilni nga makina…”. Në këtë kohë personi tjetër, i cili ishte trup i shkurtër, me trup mesatar, i cili mbante një bluzë me zinxhir, me kapuç në kokë është afruar pranë tyre, ka dalë nga pjesa e pasme e mjetit dhe prej andej ai ka zbritur Ermirën, e cila ishte në sediljen e pasme të mjetit.

Në kohën që të dy këta persona po merreshin me ta, automjeti tip “Benz Mercedes C Clasik”, është ndezur ka dhënë gaz dhe me shpejtësi është larguar.“…personi që ishte trup vogël me kapuç në kokë, ka hipur në sediljen e drejtuesit të mjetit “Fiat Croma”. Personi me trup të gjatë që më mbante nën kërcënimim e pistoletës, ka hipur në sediljen e parë të pasagjerit dhe më pas ata janë larguar me shpejtësi në drejtim të rrugës së lagjes “Astir”. Sapo ata janë larguar unë kam njoftuar policinë…”-ka treguar në dëshminë e tij Endri.H. Sipas tij makina e vjedhur në Tiranë që më pas u përdor në vrasjen e Besnik Hidës në Lushnjë, i përkistet hallës së Endrit, shtetases K.S, por për shkak se halla ishte larguar në Itali, makinën e përdorte nipi.

Rreth kësaj ngjarje është marë në pyetje dhe Ermira.L, e dashura e Endrite cila ka treguar të njëjtat rrethana. Nga hetimet e policisë makina tip “Fiat Croma” pas vjedhjes, ka dalë në zonën e TEG-ut duke u drejtuar në Elbasan. Pavarësisht se në Elbasan, u ngrit një postobllok policie për kapjen e makinës, sërisht nuk u realizua ndalimi. Gjashtë ditë më pas, mjeti u përdor në 1 Tetor 2019 në vrasjen e Bensik Hidës në Lushnjë.

Besnik Hida
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sarandë/ Kishin zënë pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, 5 të arrestuar! Policia: Dyshohet se do të kryenin vrasje

12:25 / August 4, 2026

SPAK çon për gjykim grupin e akuzuar për trafikim emigrantësh, GJKKO jep dënimet për 29 të pandehur

16:24 / August 3, 2026

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Lejoi një 12-vjeçar të drejtonte Jet Ski në Dhërmi, gjobitet pronari dhe bllokohet mjeti

17:39 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.