Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia ka publikuar ditën e djeshme bashkëpunimin e saj më të ri. Në hitin e saj të “Albanian” Enca ka bashkuar forcat me këngëtarin Muharrem Ahmetin për të sjellë një këngë shpërthyese dhe verore. Kënga është e zhanrit pop e kombinuar me tallava dhe vija melodike është realizuar nga vet Enca, ndërsa muzika nga Fatjon Myftari. Vargjet e tekstit janë shkruar nga vet Enca dhe Endrit Mumajesi i njohur si MUMA. Klipi i këngës njashtu si edhe kënga është realizuar me motive patriotike dhe një pjesë e tij është xhiruar në stadiumin e Arenës Kombëtare.…
Author: tirana
Një zjarr i madh ka përfshirë ishullin e Zakynthos në Greqi. Vatra është shfaqur në zonën e pyllëzuar të Tsilivit. Autoritetet greke kanë lëshuar alarmin dhe kanë bërë thirrje për evakuimin e banorëve në këtë zonë pasi rrezikohen banesat. Në vendngjarje kanë shkuar 23 zjarrfikës dhe 13 automjete për të shuar flakët. Zakynthos është një nga destinacionet më të populluara me turistë gjatë verës në Greqi.
Një 35 vjeçare ka humbur kontaktet me të afërmit e saj në qytetin e Lushnjes. Ka qenë nëna e saj H.Sh., 69 vjeçe e cila ka bërë denoncimin në Komisariatin e Policisë në Lushnjë. Sipas nënës vajza është larguar në shtëpia më datë 17.08.2023 dhe nuk është kthyer më. Policia po punon për gjetjen e 35 vjeçares. Njoftimi i Policisë: Në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ka bërë kallëzim shtetasja H. Sh., 69 vjeçe, se më datë 17.08.2023, është larguar nga banesa, vajza e saj 35 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 35-vjeçares.
Hakerë të paidentifikuar arritën të fitojnë akses në numrat e telefonit celular të 2800 policëve në kantonin e Bernës, Zvicër , thanë autoritetet. Përmes një defekti sigurie në një aplikacion të përdorur nga të gjithë oficerët e policisë në telefonat inteligjentë të tyre, hakerët fituan akses në këto të dhëna, tha zëdhënësja e policisë Florina Schenk të premten mbrëma. “Ka pasur rrjedhje të të dhënave, pra emrave dhe numrave të telefonit të punonjësve që kanë celular”, sqaroi ai në televizionin publik SRF. Tani për tani, duket se të dhënat e marra në këtë mënyrë nga hakerat nuk janë shpërndarë më…
Në përvjetorin e katërt të ikjes nga jeta të historianit, studiuesit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur Agim Musta, (24 Korrik 2019), ish – i burgosur politik, vajzat e tij Elizabeta dhe Suela, i dhanë të drejtën e ekskluzivitetin për botim, medias online Memorie.al, të një prej botimeve më të spikatura të autorit, siç është ‘Libri i zi i Komunizmit Shqiptar’. Kjo vepër, mban të dhëna, dëshmi, fakte, statistika dhe argumente të shumta e të panjohura për publikun e gjerë, mbi krimet dhe terrorin komunist në Shqipëri, veçanërisht ndaj intelektualëve, në periudhën 1945-1991. Botimi për herët të parë të pjesëve të…
Një variant i ri Covid po shkakton shqetësim tek shkencëtarët për shkak të numrit të madh të mutacioneve. Ky variant është zbuluar në disa vende të botës së fundmi edhe në Londër.Varianti, i quajtur BA.2.86, është zbuluar përmes sekuencës gjenetike, edhe pse vetëm një pjesë e vogël e sekuencave të tilla janë raportuar deri më tani. I pari u raportua në Izrael, me variantin Eris, që kur u zbulua në Danimarkë dhe SHBA. Ngjashmëria e sekuencave gjenetike në vende të ndryshme nënkupton një shfaqje relativisht të fundit dhe rritje të shpejtë, megjithëse kjo është ende një analizë në tentativë duke…
Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që do të transportonte kundrejt pagesës, shtetas të huaj, me qëllim që ata të kalonin ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Qafë Plloçë-Pogradec”, bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar. Shtetasi P. G., sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi me automjet, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Rexton”, u gjetën 15 emigrantë. Nga tërësia e veprimeve…
Situata e Kylian Mbappe me PSG-në është qetësuar. “Paqja” është rikthyer mes palëve, me sulmuesin që është integruar sërish tek ekipi kampion i Francës. 24-vjeçari ka edhe një vit kontratë, ndërkohë që Real Madrid mbetet pas derës. Gati për t’i realizuar ëndrrën e madhe për të luajtur në “Santiago Bernabeu”. Drejtuesit e PSG-së i vendosën ultimatum yllit francez. Duke ia bërë të ditur se duhet të rinovonte ose do të shitej. Për jo më pak se 250 mln euro. Shumë që Reali nuk ka ndërmend ta paguajë për momentin. Pasi në janar mund të firmosë parakontratë me të. Për ta…
Kriza në sektorin e pasurive të paluajtshme në Kinë rrëzon besimin tek Zhongrong me 2.9 trilion dollarë aktive, duke bërë të pashmangshme ndërhyrjen e bankës qendrore. Ekonomia kineze po mbinxehet, sipas analistëve të cilët theksojnë se ajo duket se po thith të njëjtin ajër si në gusht të tetë viteve më parë, kur spekulimet e bursës gjunjëzuan vendin dhe financat globale. Për të zbutur krizën e pronave të paluajtshme kombëtare, Country Gardner, dhe të bankës së falimentuar Zhongrong, kompania e besimit që ka investuar asetet e mëdha të klientëve të saj në pasuri të paluajtshme, Banka Qendrore ndërhyri më 16…
Në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet Tiranës dhe Athinës janë tensionuar për shkak të arrestimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në 21 gusht do të mirëpresë në një darkë informale liderët e rajonit, por nuk ka ftuar kryeministrin shqiptar Edi Rama. Kjo u interpretua si një hakmarrje e Athinës zyrtare ndaj kryeministrit Rama duke mos e ftuar. Në darkën informale, Greqia zgjodhi Presidentin, por Bajram Begaj e bojkotoi ftesën me argumentin e agjendës së përcaktuar më parë. Mediat greke shkruajnë sot se meazhi i Kyriakos Mitsotakis ishte i qartë për…
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë tjetër në mediat italiane sa i takon vizitës tri ditore të homologes së tij italiane Giorgia Meloni në Vlorë. Rama foli për televizionin italian Rai Uno, ku dha detaje të vizitës së Melonit, qasjeve të tyre të kundërta politike, kompeticionit në turizëm si dhe për incidentin me turistët italianë në Berat. Rama: Shkoi shumë mirë. Ajo u kënaq, edhe familja e saj u kënaq. Erdhi me target dhe pushoi në paqe për tre ditë. Më pas në shkëmbyem disa ide sepse ka shumë për të bërë mes Shqipërisë e Italisë. Gazetari: Keni një qasje…
Ndotja e rrugës në aksin Kardhiq-Delvinë ka sjellë një reagim nga Kryeministri Rama. Në një postim në rrjete sociale, ai ka ndarë pamje të rrugës së ndotur nga mbeturinat duke i tërhequr vëmendje qytetarëve. Ndërsa falenderon bashkinë e Gjirokastrës dhe ARRSH për pastrimin e saj, Rama bën me dije se individët që ndotin rrugët, do të ndëshkohen nga një paketë ligjore që do të hyjë në fuqi brenda afatit të fillimit të vitit të ardhshëm. “Rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vendhedhje plehrash. Faleminderit Bashkisë Gjirokastër dhe ARRSH që u angazhuan në pastrimin…