Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Gjermanët në Shqipëri, trendi më i ri që sfidon Spanjën dhe Greqinë

12:25 / August 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shqiperi3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrjeti i mirënjohur informativ gjerman “Derwesten” vlerëson se Shqipëria po bëhet një alternativë reale për pushime ndaj Greqisë dhe Spanjës me diell, plazhe dhe det duke shpenzuar pak para. Ato kanë krahasuar tendencat e turistëve që po zgjedhin mes vendit tonë me ato të Spanjës e Greqisë.

Sipas kësaj medie për vite me radhë një javë pushime në Spanjë apo Greqi ka qenë një vendimmarrje klasike për shumë turistë gjermanë por dëshira e tyre për shumëllojshmëri destinacionesh po rritet pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit. Tashmë pushimet në Spanjë apo Greqi kanë ndeshur në një konkurrencë të re nga Shqipëria ku pushimet janë të lira.

Vendi buzë Jonit dhe Adriatikut po bëhet gjithnjë e më popullor. Ky destinacion është tashmë një trend i ri për turistët gjermanë. Shqipëria konsiderohet si destinacion udhëtimi në krye të preferencave në kategorinë “Vendet më të mira për të krijuar kontakte me vendasit”. Me rreth 360 kilometra vijë bregdetare, peizazhi malor i Shqipërisë të lë pa frymë, kështjellat e saj, kryeqyteti i zhurmshëm si dhe plazhet fantastike të magjepsin ndaj mund të konkurrojnë me ato të Mesdheut.

Shqipëria ka tre vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s: Butrintin, Beratin dhe Gjirokastrën. Në Shqipëri thekson media gjermane mund të kombinohet një udhëtim hiking me një pushim buzë detit. Peizazhi origjinal malor dhe plazhet e bukura e bëjnë Shqipërinë një vend të preferuar edhe për alpinistët që duan të ndërthurin udhëtimin e tyre me ngjitje në male dhe me pushime buzë detit.

gjermanët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.