Selamet Mehmetaj, i njohur si “djalli” shqiptar që furnizonte me drogë mbarë Britaninë e Madhe, është dënuar me katër vjet e gjysmë burg. Ai drejtonte një fabrike të kanabisit me staf të emigrantëve të paligjshëm që shpërndanin drogë me vlerë miliona paund në vit. I riu grumbullonte miliona nga biznesi i tij i shitjes me shumicë të drogës dhe në faqen e tij në Instagram të titulluar “Gjaku shqiptar”, Mehmetaj tregonte se fabrikat e tij të kanabisit dhe postonte video për të nxjerrë në pah llojet e disponueshme, duke inkurajuar klientët e rinj ta kontaktojnë. Bosi shqiptar i drogës, ishte…
Author: tirana
Vivek Ramaswamy iu bashkua garës republikane për t’u bërë president i SHBA-së në fillim të këtij viti dhe megjithëse ai qëndron pas Donald Trump, i riu ambicioz ka filluar të fitojë mbështetje në SHBA. Ai është kandidati më i ri republikan në histori. Axhenda e tij fokusohet në rikthimin e ëndrrës amerikane, në një vend të “humbur” nga “racizmi”, “klimatizmi”, “covidizmi” dhe “ideologjia gjinore”. Çfarë po planifikon ai? Kandidaturën për President e njoftoi në shkurt në Tucker Carlson Sonte. Edhe pse ai është vetë një mbështetës i zjarrtë i Trump, pasi është shfaqur jashtë gjykatës për dy nga tre rastet…
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe pushimet esaja në Vlorë me ftesë të Edi Ramës, padyshim janë lajmi më i bujshëm i ditëve të fundit. Media italiane “Corriere della Sera”, i ka kushtuar një artikull vizitës, ndërsa shkruan se mbetet mister një takim i mundshëm me ish-kryeministrin Britanik Tony Balir, i cili ishte në Vlorë në të njëjtën kohë me Melonin. Corriere shkruan se stafi i ish-kryeministrit Blair u ka konfirmuar se nuk ka pasur një darkë me Melonin, por nuk kanë përjashtuar një takim të mundshëm. Shkrimi i plotë i Corriere della Sera Pas udhëtimit në Shqipëri, Giorgia Meloni kthehet…
A ka menduar ndokush të hartojë një protokoll ndërhyrjeje në rast se përballeni me një kontakt me alienët? “Çdo protokoll i tillë është i parakohshëm, sepse së pari duhet të identifikojmë natyrën e objekteve aliene që hasim dhe të kuptojmë qëllimin e tyre. Pasi të dimë se çfarë informacioni po kërkojnë, ne mund të vendosim se si të përgjigjemi”,-tha për Focus.it astronomi Abraham (Avi) Loeb, drejtor i Institutit për Teori dhe Llogaritje të Universitetit të Harvardit në Kembrixh, (SHBA). Loeb konsiderohet si një nga ekspertët kryesorë në kërkimin e qytetërimeve jashtëtokësore: “Extraterrestrial”, Jashtëtokësori shquhet midis librave të tij të njohur…
Partizani bën një arritje historike duke shkuar në fazën Play-Off të Conference League, teksa mposhtën mbrëmë në “Elbasan Arena” me shifrat 1-0 Valmierën. Partizani shkon në Play-Off të Conference League, aty ku do të përballet me skuadrën nga Kazakstani, Astana. Presidenti i FSHF, Armand Duka ka qenë i pari që ka uruar skuadrën e Partizanit. “Urimet më të mira Partizanit për kualifikimin në fazën play-off të UEFA Conference League! Tani duhet edhe një sforco e fundit, dy finale të vërteta për të regjistruar një arritje historike, kalimin në fazën e grupeve të këtij kompeticioni. Një objektiv plotësisht i mundshëm, por…
Mediat më me rëndësi në Gjermani, i kanë kushtuar shkrime të thelluara situatës në Ballkanin Perëndimor, dhe strategjisë së dështuar të SHBA-së dhe BE-së për të vënë nën kontroll “dominimin serb”. “Blic” shkruan që ky dominin duhet thyer. “Frankfurter Allgemeine Zeitung” pretendon se “Rusia në Evropë mund të mbështetet në tre aleatë”. Në shtetin anëtar të BE-së Hungari, në Serbi, një vend kandidat dhe në gjysmën e Bosnjë-Hercegovinës nën kontrollin e serbëve të Bosnjës, sundimtarët janë besnik ndaj Putinit, megjithëse me shkallë të ndryshme, shkruan autori Michael Martens në artikull. “Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç nuk është aq haptazi pro-rus…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në qytetin e Elbasanit, ku një punonjës i ish-kombinatit metalurgjik ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë. Punëtori me origjinë nga India, O.P 45 vjeç, është dëmtuar në turp nga një pajisje gjatë procesit të punës në fabrikën e riciklimit të aluminit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mëngjesin e kësaj të premteje kryeministri Edi Rama, e ka nisur me pamje nga “Maldivet” e Divjakës. Teksa e cilëson si pamje mahnitëse, kreu i qeverisë fton pushuesit dhe turistët të vizitojnë parkun kombëtar të Divjakës. “MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje mahnitëse, që nuk është as nga plazhet e famshme të Maldiveve e as ato të Mauritius, po nga Divjaka jonë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama. Bashkia e Divjakës gjatë sezonit turistik ofron një guidë prej 5 km në Parkun e Divjakës, ku vizitorët njihen me gjallesat dhe bimësinë e parkut. Vrojtimi nga kulla panoramike kur qielli është…
Shumë kënga të vjetra janë përpunuar dhe risjellë me ritme më moderne dhe janë bërë hite. Këngëtarët Faton Isufi dhe Florion Thaqi dhe grupi muzikor ”Atalanta”, kanë bërë remake këngën e vjetër qytetare “Qefe qefe kjo dynja”, të këngëtarit ikonik të muzikës popullore, Myslym Lela. Projektit “Qefe qefe kjo dynja”, titullohet projekti që e kanë sjell dyshja, të cilën e kanë shoqëruar me videoklip dhe mund ta gjeni edhe në Youtube. Faton Isufi dhe Florion Thaqi, tani janë dyshja më e kërkuar në tregun kosovar për organizimet apo eventet familjare si dasma. Artisti i ri Florion Thaqi ka publikuar edhe…
Zyrtarët rusë kanë akuzuar Ukrainën se ka nisur një sulm me dron në një ndërtesë në Moskë, duke shkaktuar një shpërthim që u dëgjua në të gjithë zonën. Kryebashkiaku Sergei Sobyanin, tha se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar dronin dhe mbetjet e tij ranë në Qendrën Expo të qytetit. “Mbrëmë mbrojtja ajrore shkatërroi një dron që po përpiqej të shkonte drejt Moskës. Mbetjet e dronit ranë në zonën e Qendrës së Ekspozitave dhe nuk shkaktuan dëme të konsiderueshme në ndërtesë. Nuk ka viktima, sipas informacioneve paraprake”, shkroi kryebashkiaku i Moskës. Sulmi ndodhi rreth orës 04:00 me orën lokale (01:00 GMT), tha…
Këtë të premte moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Temperaturat minimale do të luhaten 14-22 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rritje 32 -34°C në veri, 33-38°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit. Era do jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4-5 ballë në det të hapur.
Dashi Fat i mirë për të gjithë të kësaj shenje që duan të bëjnë zgjedhje vendimtare në jetën e tyre, si në aspektin sentimental ashtu edhe në atë profesional. Historitë e lindura në ditët e fundit janë të rëndësishme dhe ata që kanë arritur një plane do të duan të gjejnë qetësi ose thjesht të argëtohen. Demi Ditët e fundit keni përjetuar një situatë disi të tensionuar dhe të veçantë në lidhje me familjen tuaj. Jupiteri është elementi i forcës që përfundimisht do t’ju kthejë në këmbët tuaja. Megjithatë, fakti i nevojës për të rishikuar të gjitha situatat e punës…